AKTUALITET

Skema kombëtare në bujqësi për 2025, mbështeten financiarisht me 5 mijë lekë për krerë fermat me viça

b.z Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 14:35
Skema kombëtare në bujqësi për 2025, mbështeten
Foto ilustruese

TIRANË - Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për 2025 do të përfshijë për herë të parë mbështetjen me subvencione për fermat e viçave me jo më pak se 10 krerë në masën 5,000 lekë për krerë.

Risia e skemës kombëtare të bujqësisë u sqarua nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim informal me gazetarët. Qëllimi i takimit ishte diskutimi me gazetarët për tematikat e sektorëve të bujqësisë, përfshirë financimin nëpërmjet garancisë sovrane që pritet të nisë së shpejti dhe masat që po merren për mbajtjen në kontroll të situatës me gripin e shpendëve etj.

Më tej drejtoresha e AZHBR-së znj. Ardita Kuçi tha se masat mbështetëse për vitin 2025 janë pothuajse të njëjta, por do të ketë një risi në mbështetje për blegtorinë.

“Përveç mbështetjes së lopëve dhe të imtave me vlerë financimi 10 mijë lekë për krerë, sivjet është përfshirë edhe mbështetja financiare për viçat.

Masa financiare për viçat do të jetë 5 mijë lekë për krerë. Minimumi i krerëve për përfitimin e masës mbështetëse do të jetë 10. Numri i tyre mund të jetë i kombinuar, duke përfshirë lopë dhe mëshqerra”, pohoi ajo.

Miratohet skema kombëtare e bujqësisë 2025

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua skema kombëtare për bujqësinë 2025. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. Anila Denaj foli për risitë e skemës.

“Miratuam sot një vendim shumë të rëndësishëm për të gjithë fermerët dhe blegtorët, përcaktimin e kritereve bazë dhe masën e financimit për sektorët që do të mbështeten nga skema kombëtare e subvencioneve.

Skema kombëtare e subvencioneve. Fillon me një program marketingu se çfarë përfshin dhe afatin 2 mujor për aplikim. Skema konsiston më masat e financimit me një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri.

Kjo mundëson të bashkohen më shumë fermerë për aplikim në skemën kombëtare. Ne vjet vendosëm një risi me skemën kombëtare të bujqësisë, që mundësonte 100% financim për fermerët e bashkuar, në një kontratë marrëveshje për prodhim dhe siguri.

Masa tjetër e skemës do të jetë mbështetja me financim për lopët 10 mijë lekë për krerë. Për viçat do të jetë 5 mijë lekë për krerë jo më pak se 10 krerë. Kjo masë vazhdon të jetë si një kufi që mbështet ekonominë e shkallës dhe nxit bashkimin.

Për bagëtitë e imta vijon e njëjtë masë financimi. Për bletarinë 1,000 lekë për koshere. Për prodhimet e serrave, masa është 200 mijë lekë për ha, por jo më pak se 1 ha.

Në fokus do të vijojnë të jenë edhe bimët medicinale që do të mbështeten financiarisht 30 mijë lekë për ha, por jo më pak se 1 ha të kultivuar.

Skema e subvencionit të naftës do të jetë e njëjtë si vjet, por do të rrisin masat për monitorimin”, pohoi Denaj.

Me skemën kombëtare të 2024-s, për herë të parë u aplikua edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.

Gjithashtu vijuan të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan