I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË - Banka e Shqipërisë miratoi në muajin janar një program të mbështetjes për bizneset e vogla dhe të mesme (SME). Ky është i pari program me anë të të cilit Banka e Shqipërisë tenton mbështetjen direkte të një segmenti të veçantë të biznesit në treg, duke ofruar financim me kushte të lehtësuara.
Shifrat tregojnë se financimi i SME-ve në Shqipëri është në nivelet më të ulëta në rajon dhe ky program tenton ta bëjë kredinë më të aksesueshme për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat do të ketë një normë vjetore interesi prej 0.5%. Kostoja e rifinancimit do të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se dhe për sa kohë kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.
Sektori bankar mund të japë kredi për SME-të në kuadër të këtij programi me një normë vjetore interesi jo më të madhe se 3.5% në vit.
Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi iu ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit.
Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.
Në rast se këto kredi do të garantohen me garanci shtetërore, norma tavan e interesit do të jetë edhe më e ulët. Në rastin kur garancia mbulon 15 – 35% të rrezikut të kredisë, interesi nuk mund të jetë më i lartë se 3%.
Në rast se garancia sovrane mbulon 35 – 55% të rrezikut të kredisë, interesi maksimal do të jetë 2.5%. Në rast se garancia sovrane mbulon 55 – 75% të rrezikut të kreditit, norma tavan e interesit do të jetë 2%.
Norma e interesit të kredisë së kontraktuar dhe disbursuar do t’i referohet Normës Efektive të Interesit, sipas specifikimeve të rregullores së Bankës së Shqipërisë “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”.
Sipas kushteve të programit të miratuar, afati maksimal për disbursimin e kredive dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2025.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo periudhë u jep kohë të mjaftueshme bankave për të identifikuar klientët potencialë dhe plan-bizneset e vlefshme në përmbushje të objektivave të SME-ve, duke mbajtur fokusin në projektet investuese.
Kreditë në kuadër të skemës duhet të kenë një afat nga tre deri në pesë vjet. Kreditë e lëvruara në kuadër të këtij programi do të mund të financohen nëpërmjet tij për aq kohë sa ato respektojnë kërkesat e programit dhe qëndrojnë në bilancet e bankave tregtare.
Kufiri total i programit të financimit të SME-ve do të jetë 25 miliardë lekë, shumë kjo e përafërt me 1% të PBB-së së Shqipërisë për vitin 2024.
Vlera maksimale e një kredie ose vlera kumulative e disa kredive të disbursuara nga një bankë individuale, për një biznes specifik të identifikuar përmes NIPT-it, do të jetë 25 milionë lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shumë është e përafërt me vlerën mesatare të një kredie me destinacion investimi të disbursuar nga një bankë individuale për një SME.
Kredia për SME-të, në rritje të ngadaltë
Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2024, portofoli i kredisë për bizneset e vogla dhe të mesme kishte vlerën totale të 216.4 miliardë lekëve.
Rritja vjetore e këtij portofoli ishte vetëm 4.6%, nga afërsisht 14% që ishte rritja mesatare e portofolit të kredisë për ekonominë në të njëjtën periudhë.
Portofoli i kredisë për SME-të përbënte 26.7% të totalit të kredisë për ekonominë, nga 29% që përbënte një vit më parë.
Po ta analizojmë portofolin të detajuar sipas segmenteve, duket se në veçanti mikrobizneset kanë një akses të kufizuar në financimin e sektorit bankar.
Kredia për mikrobizneset përbën vetëm 3.2% të kredisë totale për ekonominë, kredia për biznesin e vogël përbën 7.4% të saj, ndërsa kredia për biznesin e mesëm arrin në 16.1%.
Në një këndvështrim krahasues, kreditimi i biznesit të mesëm dhe të vogël në Shqipëri është në nivelet më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023, kredia për këtë segment të biznesit në Shqipëri përbënte më pak se 8.4% të PBB-së.
Vendi me nivelin më të lartë të kreditimit të SME-ve në rajon, Kosova, e ka këtë raport pothuajse katër herë më të lartë, në 30.7% të PBB-së.
E ndjekin Bosnjë-Hercegovina, me 20%, Maqedonia e Veriut, me 14.4%, dhe Serbia 11.9% (statistikat e FMN-së nuk janë të disponueshme për Malin e Zi.
Edhe në total, Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese të FMN-së tregojnë se në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 30.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie nga niveli prej 32.4% i vitit 2022.
Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë. Për këtë arsye, raporti i PBB-së ka pësuar rënie për të dytin vit radhazi në 2023.
Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 50.7%, Bosnjë-Hercegovina, me 45.3%, Mali i Zi, me 43.8% dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së.
SME-të përbëjnë 99.8% të bizneseve
Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme përbëjnë shumicën dërrmuese të njësive ekonomike në vend.
Statistikat më të fundit të disponueshme, që i takojnë vitit 2022, treguan se në vend ishin aktive 113,279 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme, që përbënin 99.8% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve.
Kriteri bazë i përdorur nga INSTAT për klasifikimin është numri i punonjësve, ku si SME klasifikohen njësitë me më pak se 250 të punësuar.
Peshën dërrmuese në strukturën tërësore të bizneseve në vend e zënë mikrondërmarrjet (1-9 të punësuar), që përbëjnë 93.5% të totalit, të ndjekura nga ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar), që përbëjnë 5.1% të numrit total dhe ndërmarrjet e mesme (50-249 të punësuar), që përbëjnë 1.2% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve.
SME-të janë dominuese në strukturën e ekonomisë shqiptare, edhe sipas treguesve kryesorë në nivel makroekonomik.
Ato kontribuojnë me 82.1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ekonominë shqiptare, ku mikrondërmarrjet zënë 37.7%, ndërmarrjet e vogla 21% dhe ndërmarrjet e mesme 23.4% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve.
Në strukturën e përgjithshme të shitjeve në ekonomi, SME-të kontribuojnë me 80.1% të vlerës totale, nga të cilat mikrondërmarrjet me 22.3%, ndërmarrjet e vogla me 30.3% dhe ndërmarrjet e mesme, me 27.5%.
Për sa i përket vlerës së shtuar, 78.4% e kontributit total në ekonominë shqiptare vjen nga Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, nga të cilat 25.6% mikrondërmarrjet, 25.7% ndërmarrjet e vogla dhe 27.1% ndërmarrjet e mesme.
SME-të kanë një pjesë dominuese edhe në totalin e investimeve të kryera, me 75.6% të totalit, nga të cilat 16.4% u takojnë mikrondërmarrjeve, 34.6% ndërmarrjeve të vogla dhe 24.6% atyre të mesme.
Në përgjithësi, shifrat tregojnë se pesha e SME-ve në ekonomi ka ardhur madje në rritje për të gjithë treguesit, për shtatë vitet e fundit deri në 2022.
Në periudhën 2016-2022, kontributi i tyre në punësim është rritur nga 81 në 82.1%, kontributi në shitjet neto nga 77.8% në 80.1%, kontributi në vlerën e shtuar nga 66.9% në 78.4%, ndërsa kontributi në investime është rritur nga 66.9% në 75.6%.
Problemet në menaxhimin e SME-ve
Bizneset në shumicën e rasteve e nisin rrugëtimin e tyre nga baza familjare. Megjithatë, me rritjen e tyre shtrohet nevoja për të ndërtuar standarde dhe praktika të mira menaxhimi për të ulur kostot, për të rritur shitjet apo për të menaxhuar më mirë burimet njerëzore.
Në shumë raste, janë çështjet që e kanë origjinën në cilësinë e menaxhimit, që e bëjnë të vështirë për SME-të të përfitojnë kredi nga sektori bankar dhe financiar në vend.
Anila Bregasi, konsulente biznesi, mendon se këto praktika janë të domosdoshme për të ruajtur dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve.
Sipas saj, një biznes familjar, pa një strukturë organizative të qartë, bart në vetvete disa problematika.
“Ekziston risku i marrëdhënieve informale, është risku i ndarjes së gabuar të punës dhe i mbivendosjes së proceseve.
Mikromenaxhimi i proceseve të vogla operacionale për një drejtues biznesi përkthehet në humbje kohe dhe si rrjedhojë, në humbje mundësish. Pra, nevojiten sisteme të matjes së performancës, të gjurmimit të punës dhe të proceseve.
Nisur nga eksperienca ime, 80-90% e bizneseve SME në Shqipëri nuk kanë një strukturë të mirëfilltë organizative dhe një ndarje të qartë të punëve. Pothuajse të gjitha vendimet për mbarëvajtjen e biznesit, duke përfshirë edhe çështje të vogla, bien mbi pronarin apo ortakun kryesor”, – shprehet ajo.
Sipas saj, delegimi i përgjegjësisë është pika kyçe dhe Thembra e Akilit. Nëse ndarja e përgjegjësive bëhet sipas praktikave të menaxhimit, risku mund të minimizohet.
“Në momentin që vendosen disa sisteme të matjes së performancës, edhe përgjegjësitë mund të delegohen më lehtë, sepse kjo shton transparencën.
Në këtë mënyrë, delegimi i kompetencave nuk bazohet thjesht te mirëbesimi dhe ndjesitë që mund të ketë drejtuesi, por ndërtimin e një marrëdhënieje që bazohet te disa parametra të mirëpërcaktuar.
Në momentin që marrëdhënia është më e formalizuar, edhe frika për të deleguar pakësohet.
Fuqia e vendimmarrjes është shumë e rëndësishme në psikologjinë e biznesmenit shqiptar, ndaj një sistem i tillë e mbron atë edhe nga ideja se pushteti për të marrë vendime i ka ikur nga kontrolli”, – thotë znj. Bregasi.
Sipas saj, në përgjithësi SME-të kërkojnë konsulencë të specializuar në rastet kur ekziston nevoja për të përgatitur një material për palët e treta.
Për shembull, për marrjen një e licence, për përfitimin e një granti apo marrjen e një kredie bankare. Megjithatë, sipas saj, konsulenca duhet kuptuar më gjerë, në analizimin e biznesit dhe në evidentimin e problematikave që mund të ketë ai.
“Bizneset përpiqen ta shfrytëzojnë konsulencën në rastet kur kanë interes ta paraqesin sa më të mirë dhe të shëndetshëm biznesin e tyre. Kjo sigurisht që nuk duhet paragjykuar.
Por, shpeshherë biznesi ka nevojë për atë konsulencë, që i tregon biznesit se cilat janë problemet që ka brenda dhe si mund ta përmirësojë gjendjen e biznesit të tij. Kjo mund përkthehet në ulje të kostove, përmirësim të proceseve dhe rritje të produktivitetit”, thotë ajo.
Klasifikimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme zakonisht mbështetet në disa pragje të vendosura në lidhje me numrin e të punësuarve dhe me qarkullimin vjetor të biznesit.
Në rastin e Shqipërisë, klasifikimi mbështetet në përcaktimet e ligjit “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, të vitit 2022.
Të tilla klasifikohen ndërmarrjet në të cilat punësohen më pak se 250 persona dhe realizojnë një shifër afarizmi vjetor (xhiro) jo më të madh se 250 milionë lekë.
Në mënyrë më të detajuar, ndërmarrje e vogël konsiderohet një ndërmarrje me më pak se 50 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose bilanc total vjetor jo më të madh se 50 milionë lekë.
Mikrondërmarrje konsiderohet një ndërmarrje me më pak se 10 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose bilanc total vjetor jo më të madh se 10 milionë lekë.
Ndërmarrje e mesme konsiderohet një ndërmarrje me 50 persona të punësuar deri në 249 persona të punësuar, e cila ka një shifër afarizmi ose një bilanc total vjetor nga 50 milionë lekë deri në 250 milionë lekë.
Nëse një ndërmarrje nuk përmbush njëkohësisht kriteret e vendosura për kategoritë përkatëse, kategorizimi bëhet mbi bazën e numrit të personelit.
Pra, për qëllime statistikore, ndërmarrjet klasifikohen në mikrondërmarrje kur punësojnë deri në 9 persona, në ndërmarrje të vogla kur punësojnë 10 deri në 49 persona dhe ndërmarrje të mesme kur punësojnë 50 deri në 249 persona./Monitor
Foto ilustruese TIRANË - Divorci mes një çifti, është një e drejtë shoqërore, por edhe juridike e pamohueshme p&e...
Foto ilustruese SHKOZË - 67-vjeçari nga Korça Feim Çollaku, prej vitit 2018 sorollatet dyerve të institucioneve, pas projektit t&e...
Foto ilustruese BORSH - Një aksident tragjik do të ndryshonte rrënjësisht jetën e dy të rinjve, ku të gjitha ëndrra...
Albert Skura TIRANË - Albert Skura, 55-vjeçari nga Kruja denoncoi në emisionin Piranjat ish-gruan e tij, Elën, duke pretenduar se kjo...
Foto ilustruese VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe ...
TIRANË - Coca Cola është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga viti 1994, ajo ësht&e...
Foto ilustruese KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë sh&...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...
ITALI- Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të fsh...
Ambasada amerikane TIRANË - Ambasada amerikanë në vendin tonë ka postuar një mesazh teksa bëhet një muaj nga Administrat...