AKTUALITET

Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, “Reporterët pa kufij”: Shqipëria në vendin e fundit në Europë

M.B. Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 09:49
Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, “Reporterët pa
Foto ilustruese

TIRANA- Drejtori i Seksionit Europa dhe Ballkani Perëndimor në organizatën “RSF”: Nacionalizëm në rritje, liri e shtypit në rënie. Gazetarët në Ballkanin Perëndimor po përballen me sulme, presion e dhunë fizike në punën e tyre. Në 3 Majin e çdo viti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizata që mbron lirinë dhe të drejtat e gazetarëve, “Reporterët pa kufij” (RSF) publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë. Në Europë Shqipëria renditet në vendin e fundit.

DW: Z. Szalai, 3 Maji është ditë e rëndësishme për lirinë e shtypit. Si e konsideroni situatën e medias në Ballkanin Perëndimor?

Pavol Szalai: Në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, liria e shtypit është përkeqësuar. Rënia më domethënëse është në Kosovë, me -8.19 pikë, duke rënë 19 vende në Indeks. Rënie më pak e ndjeshme shënohet në Maqedoninë e Veriut, me vetëm -0.57 pikë, i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që këtë vit lëviz me 2 pozicione më sipër në listë, krahasuar me vitin e kaluar. Arsyeja është sepse përkeqësimi në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është më i fortë. Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga "problematike” - e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla - në zonën "e vështirë”, që është kategoria e katërt. Këto dy vende renditen të fundit në listën e shteteve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian. Në të njëjtën kohë, liria e shtypit në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë ka rënë në nivelet më të ulëta, që nga krijimi i Indeksit të Lirisë së Shtypit në vitin 2002, kohë kur renditeshin gjithashtu në nivelet më të ulëta. Shqipëria renditet e fundit në listën e zonës Europë-Ballkan.

Më konkretisht, Indeksi për vitin 2024 tregon se Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 36-të, duke u rritur me dy pozicione, Mali i Zi në vendin e 40-të, duke rënë me 1 pozicion, Kosova në vendin e 75-të, duke rënë me 19 pozicione, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 81-të, duke humbur 17 pozicione, Serbia në vendin e 98-të, ka humbur 7 pozicione, dhe Shqipëria në vendin e 99-të, duke humbur 3 pozicione.

Rritja e nacionalizmit në rajon ka pasur një ndikim negativ në lirinë e shtypit, duke ndikuar të gjithë rajonin. Në Serbi, partia qeverisëse dhe mediat pro-qeveritare kanë përparuar në sulmet ndaj gazetarisë së pavarur. Në kontekstin e tensioneve me Serbinë, gazetarët në Kosovë janë përballur me sulme të shumta fizike. Qeveria në Prishtinë ka ushtruar presion të padrejtë ndaj medias publike, si dhe asaj private. Në Republikën Serbe në Bosnje Hercegovinë (Republika Srpska), presidenti nacionalist i së cilës sulmon vazhdimisht gazetarët, është rikthyer dënimi për shpifjen dhe po diskutohet ligji i "agjentëve të huaj”, duke vënë në shenjestër edhe median. Por edhe në dy shtetet që kanë rezultatet më të mira në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, liria e shtypit gjatë vitit 2023 u minua nga presionet e politikës dhe gjyqësorit ndaj medias.

Sanksionimi i krimeve ndaj gazetarëve dhe mbrojtja e tyre nga sistemi gjyqësor mbetet një sfidë madhore për të gjitha shtetet. Nga njëra anë, Jovo Martinovic në Malin e Zi u lirua përfundimisht nga akuzat e rreme dhe agresorët e Milan Jovanovic në Serbi u dënuan. Por nga ana tjetër, vendimi përfundimtar gjyqësor për vrasjen e gazetarit serb Slavko Curuvija është dështim.

Informacioni i besueshëm në Ballkanin Perëndimor kërcënohet gjithashtu nga propaganda ruse, teksa integrimi në Bashkimin Europian, i cili tashmë ka në fuqi European Media Freedom Act – mbetet një mundësi e mirë për zhvillime pozitive.

DW: Nga se rrezikohen gazetarët në Shqipëri?

Pavol Szalai: Liria e media në Shqipëri, vend kandidat i Bashkimit Europian, kërcënohet nga konflikti i interesit i pronarëve të medias, presioni politik, korniza ligjore e pamjaftueshme dhe sulmet ndaj gazetarëve. Të gjithë këto faktorë çojnë në një vetë-censurë të fortë. Përkeqësimi i të gjithë treguesve të Indeksit tregon që këto probleme janë thelluar dhe më tepër. Në veçanti, dobësimin e madh të treguesit të sigurisë e pasqyron vrasja e rojes së sigurisë së Top Channel, Pal Kola, në ngjarjen e sulmit me armë ndaj godinës së televizionit në mars të vitit 2023. Presioni i gjyqësorit u thellua më tepër nga përpjekjet e jetike dhe pjesërisht të paligjshme ndaj gazetarit Elton Qyno, të cilit iu kërkua të tregonte burimet e tij.

Sistemi i mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe së drejtës për informim ka nevojë për reforma të thelluara që duhen ndërmarrë pas konsultimeve në shkallë të gjerë. Në prill të këtij viti, RSF organizoi së bashku me Këshillin Shqiptar të Medias, me praninë e kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, një konferencë për të drejtën e informimit në Shqipëri, e cila shtroi terrenin për rekomandimet e ardhshme të politikave, adresuar autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Rekomandimet, të hartuara me Këshillin Kombëtar të Medias e gazetarët vendas dhe që do të publikohen në qershor të këtij viti, do të adresojnë çështjet e ngritura nga profesionistët e medias në Shqipëri, siç janë: aspekte të ndryshme të sigurisë së gazetarëve, nga sulmet fizike deri tek fushatat që përpiqen të njollosin dhe t'u mbyllin gojën punonjësve të medias (paditë SLAPP); zbatimi i paplotë i legjislacionit për marrjen e informacionit dhe ruajtjen e konfidencialitetit të burimeve të gazetarëve; mungesa e një sistemi të qëndrueshëm financiar, që përzihet me të drejtat e autorit dhe tregun e reklamave; përqëndrimi i mediave kryesore në duart e pronarëve të cilët e përdorin shtypin si mjet të ndikimit ekonomik dhe politik, shoqëruar kjo me mungesë transparence të fondeve; nivel i ulët i pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias dhe medias publike; shkeljen e etikës gazetareske dhe besimin e publikut ndaj medias.

DW: Pak javë më parë, Parlamenti shqiptar votoi pro ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, me pretendimin se do të luftojë ndërhyrjen e shteteve të huaja dhe dezinformimin. Ky Komision është parë me skepticizëm nga gazetarët dhe njohësit e medias në vend. Cili është opinionin juaj në lidhje me këtë komision?

Pavol Szalai: Ne jemi të shqetësuar nga krijimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformim, i cili ka për qëllim të adresojë gjithashtu përmbajtjen e prodhimeve mediatike. Gazetarët shqiptarë kanë pasur përvoja të këqija me ligjin kundër shpifjes, i cili synonte gjithashtu rregullimin e përmbajtjes, por kërcënoi lirinë e mediave. Edhe pse është e ligjshme të luftosh dezinformimin, kjo përpjekje nuk duhet të jetë një pretekst për të imponuar kontroll politik mbi median dhe nuk duhet të jetë në dëm të lirisë së mediave. Komisioni duhet të ftojë një spektër të gjerë të përfaqësuesve të gazetarëve dhe mediave për të dhënë mendimin e tyre. Masat duhet të ndërmerren pasi të jenë marrë edhe opinionet e profesionistëve të medias. Ata duhet të frymëzohen nga praktikat më të mira europiane./ DW

dita botërore e lirisë së shtypit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan