Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim "baronin e drogës", Gëzim Çelën dhe bandën e tij. Të pandehurit, Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza të cilët akuzohen për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.
Në njoftimin e SPAK thuhet se grupi i strukturuar kriminal nën drejtimin e Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj trafikonin në sasi të medha lëndë narkotike, të paktën në dy raste, në 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
Më tej në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë sekuestruar pasuri me vlerë qindra mijëra euro ku përfshihen pasuri të paluajtshme, automjete, mjete lundruese, etj.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 185/2023, kundër të pandehurve Arlind Ismajlukaj, Gëzim Çelaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 333/4 dhe 334 të Kodit Penal.
Gjatë hetimit të këtij procedimi, është provuar se të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal, është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre në aktivitetin kriminal, por edhe ndarja e roleve, duke përfshirë organizatorët e veprimtarisë, kultivuesit e lëndës narkotike, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit, si dhe drejtuesit e mjeteve lundruese.
Paralelisht me procedimin penal, ndaj të pandehurve dhe personave të lidhur me ta, ka filluar procedimi pasuror bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të Tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, me qëllim evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale.
Në kuadër të procedimit pasuror, me dy vendime të mëparshme Nr. 27 datë 09.10.2023, dhe Nr. 13 datë 17.03.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., i themeluar më datë 26.10.2022, me administratore dhe ortake të vetme të 100% të kuotave, shtetasen TH., me objekt aktiviteti Bar Restorant, me adresë Lezhë, Laç;
Pasuria e paluajtshme nr. 1759, Zona kadastrale 1673, objekti ku ushtron aktivitetin shoqëria e lartpërmendur;
3 Pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400.000 Euro, në pronësi të shtetases M.TH.,
6 Automjete të markave të ndryshme;
Shuma monetare: 102.000 (njëqind e dy mijë) Euro, 500 (pesëqind) Paund Britanik, 50 (pesëdhjetë) Franga Zvicerane dhe afërsisht 7.000.000 (shtatë milion) Lekë, shtetasve A. I., G. Ç. dhe N. Ç.
Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm me 100% të kuotave, shtetasin G.G., si dhe të gjitha asetet e saj, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete të markave të ndryshme.
ismail kadare TIRANË- Mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të ma...
foto ilustruese GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhun...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona në Cërrik e Elbasan. Mësohet se A.T 44 vjeç dhe R.K 38 vjeç, kanë ush...
makina LEZHË- I është vënë flaka automjetit të një efektivi të "Shqiponjave" pranë Komisariatit të Lezh&e...
kadare dhe osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për humbjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Ka...
ismail kadare TIRANË- Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme në...
ismail kadare TIRANË- Një nga legjendat e letërsisë shqiptare i njohur botërisht, Ismail Kadare ka mbyllur sytë përgjith...
ismail kadare TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare. Autori i librave ...
zjarri KAMËZ- Një zjarr masiv ka shpërthyer në Kamëz në orët e para të ditës së sotme. Pesë dyqane ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Europën për nivelin e të ardhura...