Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
TIRANË- Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Europën për nivelin e të ardhurave, por është duke bërë hapa të shpejtë për ta kapur atë në nivelin e çmimeve.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 89.8% e mesatares së BE-së, nga 83.7% që ishte ky tregues më 2022.
Nga viti 2014 në vitin 2023, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri i është afruar mesatares së BE me 23 pikë për qind, pasi në vitin 2014 çmimet e ushqimeve në vendin tonë ishin sa 66.8% e mesatares së BE-së.
Nga ana tjetër, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vendin tonë ishte në vitin 2022 sa 34% e mesatares se BE, duke u përmirësuar shumë pak që nga viti 2014, kur PBB për frymë ishte sa 30% e mesatares së BE-së.
Kur vjen puna te niveli i lartë i çmimeve të ushqimeve, Shqipëria lë pas 7 vende europiane, por për të ardhurat për frymë renditemi të fundit në Europë. Vendit ia ka kaluar dhe Bosnjë-Hercegovina, që sipas të dhënave të mëparshme ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë.
Të ardhurat e Bosnjës ishin sa 35% e mesatares europiane, të Maqedonisë së Veriut sa 42% e BE-së. Serbia e kishte këtë tregues 44%, ndërsa nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50%. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.
Bosnja kishte çmimet e ushqimeve sa 83.9% të mesatares së BE-së, Bullgaria i kishte 86.5%, Mali i Zi 85.5%, Polonia 75.8%, Rumania 72.7%, Maqedonia e Veriut 67.9% dhe Turqia 63% e mesatares se BE-së.
Në grupin e ushqimeve, Shqipëria ka nivele më të larta se në BE për produktet e bulmetit. Eurostat e renditi Shqipërinë ne vendin e tetë në Europë për nivelin e lartë të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij në mesin e 38 vendeve. Çmimet e bulmetit në Shqipëri ishin 20.7% më të larta se në BE me 2023.
Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër, kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, të kombinuara me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimatike kanë krijuar kushtet për normalitet të ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale.
Ekspertët analizojnë se rritja e çmimeve po vjen nga një mori faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm, që të kombinuar së bashku po e bëjnë këtë dukuri të qëndrueshme dhe të pakthyeshme./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, duke zbritur në 2.4 milionë bano...
foto ilustruese TIRANË- Këtë javë, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qën...
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Nikç në Malësinë...
foto ilustruese KAVAJË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Luz i Vogël në Kavajë. Sipas ...
vendngjarja BAZEL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes, ku një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia ...
bujar cozminca BRITANI- Një anëtar i një grupi të krimit të organizuar shqiptar është burgosur për herë të...
edmond borici BRITANI- Një tregtar droge që zotëronte një bar në Nuneaton të Britanisë, është burgosur pas nj&...
DURRËS- Punëtorë nga vendet e Lindjes kanë rifilluar të punojnë këtë verë edhe në sektorin e turizmit n...
foto ilustruese VELIPOJË- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënoi me armë zjar...
banesa e djegur BERAT- Një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat është përfshirë nga flak&...