Kolapsi i dytë i Eriksen në fushë e lojës, mjeku i Danimarkës tregon detajet: Pajisja në zemër funksionoi siç duhet
Kristian Eriksen ka kthyer sot në mendje skenat e tmerrshme të Euro 2020, kur ai pësoi kolpas gjatë aktivitetit. Këtë radhë...
Kristian Eriksen ka kthyer sot në mendje skenat e tmerrshme të Euro 2020, kur ai pësoi kolpas gjatë aktivitetit. Këtë radhë...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj p&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Elbasan, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj tij dhe socialistë...
Me flamuj kuq e zi, me pankarta të ndryshme e thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë marshuar në rrug&eum...
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, me mediat sportive që raportojnë se marr&...
Lamin Jamal ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi në “YouTube” se kishte mbetur shumë i zhg...
Nëntë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Kansas City, Missouri, vetëm pak minuta larg bazës ku q...
Valës së protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe politikave të qeverisë shqiptare i janë bashkua...
Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Pre...
Ka përfunduar protesta e tetë radhazi e zhvilluar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit ndaj dy shtetasve M. L., (alias G.,) dhe E. L, në kuadër të procedimit nr.55 të vitit 2024, për veprat penale:
“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”;
“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata me vendimin e saj nr. 28, datë 14.5.2026 vendosi caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin M. L., (alias G.), si dhe masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuara nga nenet 234 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin E. L.
Hetimet lidhur me këtë procedim penal u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë daneze dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Autoritetet daneze, në muajin gusht të vitit 2023 kanë regjistruar procedimin penal nr. 0100-71282-00102-23 – “Operacioni Bacchus”. Në hetim ishte një grup shtetasish shqiptarë dhe të huaj, të cilët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal kanë zhvilluar aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në Mbretërinë e Danimarkës.
Kjo veprimtari është shtrirë nga 1 tetor 2023 deri më 23 janar 2024, në 7 episode, gjatë të cilëve, anëtarët e grupit kriminal kanë importuar në Mbretërinë e Danimarkës heroinë përmes shtetit kufitar të Suedisë. Lënda narkotike e trafikuar, përgatitej për shitje në tregun danez, e përzierë me lëndë të tjera si paracetamol dhe kafeinë, me qëllim maksimizimin e fitimeve.
Nga hetimet paralele të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, deri në këto momente është bërë e mundur identifikimi, procedimi në Danimarkë i 3 personave (dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj), ndërsa në Shqipëri është mundësuar identifikimi i 2 (dy) shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Më 14.5.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të mundur ekzekutimin e masave të sigurimit personal për të dy shtetasit në hetim.
Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për administrimin e provave lidhur me implikimin e personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.
Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë daneze si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbështetjen e treguar.
Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka ...
Këngëtari Alis, që përfaqëson Shqipërinë në skenën e Eurovizion 2026 me hitin “Nân”, do të n...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në qytetin e Sarandë, si dhe në Ksamil e zonat e tjera përreth. Sipas info...
Nga data 10 qershor 2026 hyn në fuqi fshirja e borxheve tatimore dhe doganore. Tatimpaguesit mund të përfitojnë falje 25% të detyrimeve...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka...
Një skandal është zbuluar ditën e sotme pasi mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës nuk kanë pranuar të realizojn&eu...
Një dosje e SPAK-ut që hedh dritë mbi përplasjet e rënda në Shkodër. Një lokal në zonën e Dobraçit n&eu...
Një informacion i mbërritur në Policinë e Durrësit, se personi në kërkim për tentativë vrasje, Fabjan Brahja, q&eum...
Lajmi është bërë me dije nga Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ...
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe d&e...