Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka hapur garën për kreun e ri Byrosë Kombëtare te Hetimit pas përjashtimit të Aida Hajnajt nga rikandidimi për postin drejtues të kësaj strukture. Sipas njoftimit të SPAK, procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.
Në njoftim thuhet se kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin deri më 6 qershor. Po ashtu SPAK thotë se dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjithashtu në njoftim thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha rubrikat e Formularit të Aplikimit. Sipas SPAK, nëse një fushë apo informacion nuk është mbushur, nuk është i lexueshëm, ose është i pakuptueshëm, aplikimi do të refuzohet. SPAK shton se nëse formulari i dorëzuar nuk tregon se aplikanti përmbush minimumin e kritereve të përcaktuara në ligjin 95/2016, aplikimi do të refuzohet.
Njoftimi:
Bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenin 6, nenin 33, pikat 2 dhe 3, nenin 34, nenin 37, nenin 38, pikat 2 dhe 3, Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit” të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vendimin nr.5 datë 22.05.2025 të Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, shpall thirrjen e hapur për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Procedura e përzgjedhjes kryhet në fazat si vijon:
a) Ekzaminimi paraprak i aplikimit;
b) Vizitë mjekësore dhe test për aftësitë fizike;
c) Provim i zgjeruar me shkrim (Ese) dhe test për arsyetimin logjik;
d) Testi i poligrafit dhe intervistë në panel;
e) Verifikim figure, deklarim i pasurisë;
f) Identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
Për fazën e shqyrtimit të Aplikimit:
Kandidati duhet të plotësojë aplikimin on line (linku http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Formulari-aplikim-Drejtor-BKH.docx ) duke dorëzuar në formë elektronike të firmosur dhe skanuar, në adresën e-mail: [email protected], si dhe fizikisht në protokollin e Prokurorisë së Posaçme:
Formularin e aplikimit on line.
Dokumentacionin dhe vërtetimet për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH-së të përcaktuara në nenin 34, pika 2 të Ligjit nr. 95/2016, si më poshtë:
a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;
d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjidhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;
dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;
e) ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;
ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;
f) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
g) në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
gj) të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 06.06.2025. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha rubrikat e Formularit të Aplikimit. Nëse një fushë apo informacion nuk është mbushur, nuk është i lexueshëm, ose është i pakuptueshëm, aplikimi do të refuzohet. Gjithashtu, nëse formulari i dorëzuar nuk tregon se aplikanti përmbush minimumin e kritereve të përcaktuara në ligjin 95/2016, aplikimi do të refuzohet.
GREQI- Takimi që pati 41-vjeçari shqiptar të martën në mbrëmje, i cili u gjet i vdekur sot në mesditë pran...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, ka folur për pronat e personave të dyshuar si të përfshirë në narkotrafik, në grupin e god...
TIRANA- Gazetari, Flamur Vezaj ka ndarë detaje lidhur me operacionin "Ura" që goditi një grup kriminal të fokusuar në trafikun n...
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka ndarë detaje lidhur me operacionin "Ura" që goditi një grup kriminal të fokusuar në trafikun nd&...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar ka folur për operacionin mes SPAK dhe antimafias italiane, që goditi një grup të narko...
TIRANA- Babai i Luis Meçes, i plagosur më 18 nëntor 2024, ka folur pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria...
SHBA- Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në b...
GREQIA- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës dyshohet të jetë ë...
GREQI- Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Altin Arapaj, që u ekzekutua ditën e sotme në zonën...
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohenpër veprat penale”Kontrabanda me mallra për t&e...