I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Sistemi i prokurorisë në vend po përballet me mungesë të burimeve njerëzore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka publikuar vendet vakante në institucionet e prokurorisë në mbarë vendin, ku rezulton se në çdo 3 prokurorë në detyrë mungon 1 në sistemin e drejtësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, organika parashikon 341 prokurorë në të gjithë vendin, përfshirë prokuroritë pranë gjykatave së shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm në rrethe , Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, SPAK-un, Prokurorinë e Përgjithshme etj. Megjithatë, vetëm 271 janë të emëruar, ndërsa në detyrë aktualisht janë vetëm 221 prokurorë, çka lë një boshllëk real prej 120 prokurorësh, ose rreth 35% të vendeve të parashikuara. Pra 1 në 3 prokurorë rezulton se mungon në sistemin e drejtësisë.
Nga këto, 70 vende rezultojnë vakante në mënyrë të përhershme apo 20.5% të totalit të organikës, ndërsa 50 të tjera janë vakanca të përkohshme që përbëjnë 14.7% të organikës, dhe lidhen kryesisht me mungesa për shkak të lejeve, trajnimeve, pezullimeve apo pozicioneve të përkohshme të pambuluara.
Mungesat më të mëdha në organikë konstatohen Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Elbasanit dhe Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan organika parashikon emërimin e 20 prokurorëve. Sipas të dhënave të publikuara nga KLP, rezulton se kjo prokurori ka gjendje faktike apo në detyrë 10 prokurorë, duke lenë bosh 50% të vendeve të parashikuara në organikë.
Po ashtu në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm organika parashikon emërimin e 20 prokurorëve, por gjendja faktike e tyre arrin në 10 prokurorë. Duke lënë bosh edhe në këtë gjykatë 50% të emërimeve të parashikuara në organikë.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës gjendja faktike rezulton me 17 prokurorë nga 33 prokurorë që parashikon organika apo 48% e vendeve janë bosh.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës rezulton se 37,5% e organikës për emërim prokurorësh nuk është plotësiar. Pranë kësaj prokurorie organika parashikon emërimin e 8 prokurorëve, por vetëm 5 prokurorë janë në detyrë.
Edhe Prokuroria e Përgjithshme rezulton me vende vakante. Nga 18 prokurorë që parashikon organika vetëm 12 prej tyre janë në detyrë apo një mungesë prej 33% të organikës.
Vetëm Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) rezulton me plotësim 100% të organikës. Në organikën e SPAK janë të emëruar 20 prokurorë.
Ky boshllëk ndodh në një kohë kur harta e re gjyqësore, në fuqi që nga 1 shkurti 2023, ka sjellë ndryshime në organizimin territorial të gjykatave dhe prokurorive, duke reduktuar numrin e tyre dhe duke synuar rishpërndarjen e ngarkesës së punës.
Ndryshimet në hartën gjyqësore sollën reduktimin e gjykatave të shkallës së parë, ku nga 22 që ishin më parë në rang vend u shtrinë në 12 Gjykata të shkallës së parë.
Gjykatat e të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm janë, si: Berat, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit), Durrës (bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës), Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës), Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit), Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës), Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit) ,Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit) dhe Shkodër(bashkuar me Gjykatën e Pukës).
Reforma solli edhe shkrirjen e 6 gjykatave të Apelit, në një Gjykate Kombëtare Apeli në Tiranë.
Harta e re gjyqësore solli mbajtjen e vetëm dy Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë për të ruajtur aksesin e duhur në drejtësi, një në Lushnje, që të mbulojë të gjithë zonën jugore dhe jugperëndimore të Shqipërisë, dhe një në Tiranë, që do të mbulojë të gjithë zonën veriore dhe juglindore, përkatësisht Korçën, e cila nuk ka akses të lehtë në Lushnjë.
KLGJ argumentoi se me hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave synohet të ekuilibrohet ngarkesën e punës dhe shpërndarjes së gjyqtarëve ndërmjet gjykatave.
Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në krijimin e këtij boshllëku në sistemin e prokurorisë është edhe procesi i vetingut, i cili ka çuar në shkarkimin e një numri të konsiderueshëm prokurorësh./ Monitor
artan lame TIRANË- Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Sipas raportimeve, Lame ka ndërrua...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar operacionin e fundit të SPAK të zhvilluar...
BRUKSEL- Rasti “Black Eagle” po vijon të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Brukselit ndërsa mbrojtja e të dysh...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar në Savona të Italisë. Shqiptari akuzohet për...
VORË- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit G&eum...
ermir dedja DURRËS- Ermir Dedja u ekzekutua me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës, ndërsa janë zbardhur det...
lugina e vjoses TIRANË- Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Hum...
foto ilustruese HAGË- Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhën&eu...
TIRANË- Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për t&e...
foto ilustruese TIRANË- Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomis...