Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim të planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve publike për investime.
Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se investimet kapitale arritën rreth 14 miliardë lekë, vlera më e ulët që nga viti 2010. Fondet e realizuara në krahasim me planin ishin 33% më të ulëta dhe në raport me faktin e vitit të kaluar ishin 11% më të ulëta.
Fondet e investimeve po “teprojnë” për arsye se një pjesë e investime të mëdha në infrastrukturën rrugore po jepen me koncesione PPP, ndërsa ndërtimi i Portit të Ri në Porto – Romano nuk po ecën sipas parashikimeve për arsye të mospasjes ende të një fituesi nga gara.
Që nga 2017-a, mbi 60 % e investimeve kapitale mbulohen nga të ardhurat e brendshme, teksa stoku i kredive të huaja të nënshkruara dhe të patërhequra kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të 2025.
Projektet me financim të huaj janë gjithnjë e më të pakta. Nga 34 miliardë lekë që ishin financimet e huaja në vitin 2012, gjatë 2023-2025 janë vetëm 4-5 miliardë lekë. Të vetmet projekte të reja që po financohen nga fondet e huaja janë hekurudha Durrës-Rrogozhinë (BERZH-BE) dhe ajo Tiranë -Durrës-Rinas.
Ulja e madhe e investimeve kapitale me fonde buxhetore lidhet me tenderat e anuluar dhe kontestimet gjyqësore në dy vitet e fundit. Në të njëjtat praktika, por edhe më të vështira kalojnë edhe fondet e BE-së.
Të dhënat tregojnë se politika publike e investimeve vazhdon të jetë ciklike, e varur nga ngjarjet ekstreme të tilla si tërmeti dhe pandemia më shumë se sa nga një plan vizionar afatgjatë zhvillimi.
Vitet e fundit, investimet buxhetore po vuajnë një ekzekutim kronik të dobët. Deri në tetor 2024 ishin realizuar vetëm 30% e shpenzimeve kapitale të planifikuara për vitin, një nënperformancë që po përsëritet çdo vit. Më shumë se gjysma e fondeve u paguan në nëntor-dhjetor vitet e kaluara.
Ministritë planifikojnë më shumë projekte se sa mund të nisin, teksa buxheti rishikohet disa herë me akte normative, duke e komplikuar edhe më shumë realizimin final të fondeve. Shumica e projekteve të rëndësishme nuk janë të mbështetura me studime fisibiliteti.
Kapacitetet administrative mbeten të kufizuara. 48 vende të lira pune janë në agjencitë e prokurimit. Mosrealizimi i investimeve publike krijon efekte negative në rritjen ekonomike të vendit me pasoja të shumëfishta.
Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, mosrealizimi i investimeve publike në vendin tonë nuk vjen nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e projekteve dhe procedurave efikase./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomis...
TIRANA- Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, u zbulua si pasojë e mega-operacionit policor të koduar 'Ura'. Poja ishte kreu i një organizate t&e...
ITALI- Një 42-vjeçar marioken i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke varur veten në burgun e T...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme, i cili është kohëz...
TIRANA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të...
TIRANË- EUROJUST ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Sipas njoftimi...
TIRANË- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”. Operacioni rezultoi me 52 masa sigur...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dhe Ita...
TIRANË- Dosja.al ka siguruar pjesë nga dosja italiane e goditjes së grupit kriminal të trafikut të drogës. Organizata me sh...
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura" që po zhvillohet në Shqipëri dh...