AKTUALITET

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe pesë të tjerë

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 12:37

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe pesë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lexuar këtë të enjte (4 qershor 2026), konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Durim Bamin, Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, dhe Oltion Zefi.

Prokurori Alfred Shehu ka kërkuar dënimin me 98 vite e 6 muaj burg për 7 të pandehurit, konkretisht:

Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.

Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Edson Jozwik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.

Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.

Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë pak ditë më parë, SPAK lexoi konkluzionet për një tjetër fraksion të dosjes me 5 të pandehur, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit socialist, Armando Ndreca.

Sipas pretencës së SPAK, për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, Eduard Ndreca, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite.

Për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit socialist, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, dënim që zbret në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për ish-efektivin e forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10.6 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6 vite.

Ndërsa për Deivis Bajramajn është kërkuar dënimi me 12 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.

Ndërkohë, për Albert Zajën, i cili është hetuar në kuadër të këtij grupi, dosja është veçuar dhe po trajtohet më vete.

Akuzat respektive për pesë të pandehurit:

Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në grup kriminal, kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Sipas organit të akuzës, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është provuar se:

-Më 04.11.2020, në Urën e Tapizës, Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

-Gjatë periudhës maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.

-Gjatë periudhës korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.

-Në tetor 2020, Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.

-Gjatë viteve 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e planifikimit të vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputet, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

7 grupet kriminale të shkatërruara:

Ervis Martinaj       Fushë-Kuqe

Arben Ndoka         Lezhë

Astrit Avdulaj        Durrës

Durim Bami          Fushë-Krujë

Duka-Hyseni         Tiranë dhe Vlorë

Edison Reçi           Rrëshen

Në kuadër të këtij operacioni të ndërmarrë në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

Lista e plotë me urdher arreste:

1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 4 Qershor12:15

Shpërthim me tritol në Kurbin

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?