Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se i ka kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. Ai shtoi se më pas këtë e siguroi nga Kuvendi. Beqaj tha se bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për të është vendim pafajësie.
Ai iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që i kujton gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.
Nga ana tjetër SPAK deklaroi se në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Sipas SPAK, gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. SPAK shprehet se pranuan të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial.
Pjesë nga diskutimi në seancë:
Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar në materialet e komisionit hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve.
Mbrojta ime ka marrë një përgjigje nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda ndërsa tani SPAK. E kam bërë disa herë këtë kërkesë. SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi kërkoj vendim që shkoi tek kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëj me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkoj si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajësinë një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.
Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për çfarë do të mbrohem.
Beqaj: Unë jam përgaditur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Siç më ka arsyetuar për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë. Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.
SPAK: Në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. Ne pranuam të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. I pandehuri është njohur me dispozitivin edhe me vendimin e arsyetuar dhe përfundimisht i pandehuri Ilir Beqaj është duke u gjykuar për Vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
TEPELENË- Tre të rinjë janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një makinë n&...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të plagosur. Bëhet e ...
Gent Sejko TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për t...
Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh n...
TIRANA- Në Apelin e GJKKO-së vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukj...
SHËNGJIN- Një kontigjent emigrantësh ka mbërritur sot në Shëngjin teksa mësohet se anija "Spica" e Marinës Ushtar...
BELGJIKA- 44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durr&eum...
GREQIA- Tre të pandehurit e akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë të enjten e kaluar u lan&...
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kastriot, Fier nga ku mësohet se një bombul gazi ka marrë flakë k&...
TIRANA- Në datën 7 qershor 2025 në orën 20:45, në Tiranë Kombëtarja e futbollit do të përballet me Serbin&eu...