Në protestën e zhvilluar dit në Tiranë në mbështetje të përdorimit dhe mbrojtjes së gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, një prej studentëve pjesëmarrës mbajti një fjalim ku theksoi se çështja e gjuhës po shndërrohet në një problem me karakter kombëtar.
Studenti nga Maqedonia e Veriut u shpreh se shqiptarët nuk po kërkojnë privilegje, por barazi dhe respekt për gjuhën e tyre amtare.
“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim. Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim,” u shpreh ai.
Ai theksoi se gjuha shqipe përbën identitet dhe trashëgimi të brezave, duke shtuar se ajo ka qenë faktor bashkimi dhe qëndrese në kohë të ndryshme historike.
“Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë,” tha studenti.
Duke iu referuar situatës aktuale, ai kritikoi praktikat që, sipas tij, kufizojnë përdorimin e gjuhës shqipe.
“Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur? Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur, ne kemi vetëm gjuhën tonë,” u shpreh ai.
Studenti theksoi gjithashtu se ajo që fillimisht ishte një shqetësim në fushën e drejtësisë, sipas tij, tashmë po merr dimension kombëtar, duke kërkuar unitet dhe qëndresë.
“Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë,” përfundoi ai.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Maj18:43
Sarandë, në 4 vite rreth 55 zyrtarë u përballën me drejtësinë
Rreth 55 zyrtarë publikë në Sarandë u përballën me drejtësinë në 4 vitet e fundit, duke shënuar kështu nj...
AKTUALITET
26 Maj18:16
Dosja “Buka” Sh.a/ Dëshmitari zbërthen rolin e Arben Ahmetaj për ankandin e pronës që u kthye në kompleks pallatesh
Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vit...
AKTUALITET
26 Maj18:18
“Jemi në hall”/ Banorët denoncojnë privatizimin e hyrjes së pallatit në Has
Banorë të një pallati në Bashkinë Has kanë denoncuar një problem që sipas tyre zgjat prej 16 vitesh dhe ende nuk ka ma...
AKTUALITET
26 Maj18:09
Korreshi nuk kursehet: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo hale? Përgjigjen le ta japin patronazhistët
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen problematike në spitalin e Lushnjes.
Pas denoncimit publik në parlament p&eu...
AKTUALITET
26 Maj18:04
5000 euro poshtë dyshekut dhe 70 doza kokaine në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, i akuzuar për trafik droge.
21-vjeçari shqiptar u kap në Ro...
AKTUALITET
26 Maj17:57
"Provimi i Jurisprudencës në RMV të jepet në shqip"/ Protestës i bashkohen edhe studentë nga Kosova
Protestës për gjuhën shqipe, që po mbahet në Tiranë, i janë bashkuar edhe studentë nga Kosova. Fillimisht marshimi nisi ...
AKTUALITET
26 Maj17:34
Protesta në Tiranë, studenti nga Maqedonia e Veriut: Gjuha është amaneti ynë! S’kemi karrige për të ruajtur, kërkojmë vetëm barazi e respekt
Një student nga Maqedonia e Veriut ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit në Tiranë në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke thek...
AKTUALITET
26 Maj17:23
“Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”/ Nis në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV
Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e pro...
AKTUALITET
26 Maj17:16
Emrat/ Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Tiranë, viktimë një 21-vjeçar
Policia ka reaguar lidhur me aksidentin fatal që ndodhi pasditën e sotme në zonën e njohur si “Gryka e Kaçanikut” në...
AKTUALITET
26 Maj17:04
Aksidenti tragjik në Elbasan, shkolla ku mësonte vogëlushi mesazh prekës: Zemrat tona janë të thyera
7-vjecari i cili mbeti viktimë e një aksidenti tragjik ditën e djeshme në fshatin Megël, në Elbasan i është dhën&eu...