Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit. Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme.
Ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.
“Sa më korrekt të jesh me shtetin, aq më shumë goditesh prej tij. Kjo është taksa e të ndershmëve”, shprehet Tabaku, duke akuzuar administratën tatimore, doganat dhe inspektoratet për presion të shtuar ndaj bizneseve transparente, ndërkohë që sipas saj, ekonomia është përqendruar në pak duar përmes tenderave, koncesioneve dhe favoreve të njëanshme. Në fokus të reagimit të saj është edhe raporti i investitorëve të huaj në Shqipëri, i cili – sipas Tabakut – ka ulur vlerësimin për klimën e biznesit nga 100 në 45 pikë, duke evidentuar problematikat që lidhen me pasigurinë ligjore dhe selektivitetin në ekonomi.
Deputetja demokrate paralajmëron se çdo investitor i huaj që vendos të mos vijë në Shqipëri apo të largohet prej saj, përkthehet në më pak vende pune, më shumë korrupsion dhe produkte me cilësi më të dobët për qytetarët. “Një investitor që largohet, shkon në rajon. Shqipëria humbet punësim, humbet konkurrencë, humbet zhvillim,” thekson ajo.
Tabaku bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të qasjes ndaj ekonomisë, duke theksuar nevojën për ndërtimin e “një ekonomie për shumicën e shqiptarëve dhe jo për pak interesa”. Sipas saj, rikthimi i besimit të investitorëve të huaj dhe vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një ekonomi tregu funksionale. Në përfundim, ajo e cilëson situatën aktuale si një ekonomi të kapur, që shërben vetëm për pakicën, ndërsa kërkon angazhim të përditshëm për të rikthyer konkurrencën, transparencën dhe drejtësinë në klimën e biznesit në Shqipëri.
Një 19-vjeçar nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është arrestua në Shqipëri. Policia e Sht...
Plot shtatë dekada më parë, në nëntorin e vitit 1956, shpërtheu një konflikt i armatosur në Lindjen e Mesme, pasi Izra...
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News, për të denoncuar problemin me mbetjet në zonën e Kombina...
Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Skelës. Ngjarja ka ndodh...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 460 miliardë lekë ose rreth 4.75 miliardë euro n&e...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, e nxitur nga një valë e pandalshme emigracioni që po z...
Sot, 2 Mars 2026, dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro blihet me 96 lekë dhe shitet 96.6 lekë. Franga zvic...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me ...
Ka vdekur në moshën 79 vjeçare aktori vlonjat i njohur i humorit, Mane Lumani. I njohur si një nga katër parodistët legjendar...
Qendra e të moshuarve në lagjen e Re të Bulqizës po përballet me vështirësi të shumta që po e bëjnë t&e...