
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër disa ndryshime të reja, propozon gjithashtu që ndërtuesit që do të aplikojnë për leje ndërtimi për objekte banimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katror do të paguajnë vetëm në vlerë monetare taksën 3% për strehimin.
Detyrimin për taksën e strehimit, ndërtuesit do të mund ta paguajnë edhe me këste.
Ligji aktual “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, në nenin 19 të tij, fillimisht parashikonte se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2 mijë metër katror, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes funksionale të banimit për fondin e banesave sociale. Por prej vitit 2019 u përcaktuar si e drejtë që zhvilluesve të lejeve të ndërtimit, përveç dhënies së apartamenteve, t’u njihej si pagesë takse edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare, e llogaritur sipas çmimeve të shitjes.
Në ndryshimet e reja që i bëhen ligjit për strehimin, pas draftit të publikuar në konsultimet publike në muajin qershor 2026, qeveria riformulon mekanizmin e kontributit të sektorit privat për financimin e politikave të strehimit përmes pagesës së taksës 3%.
Në draftin e ri, konkretisht në nenin 10, propozohet që subjektet private që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime banimi me sipërfaqe funksionale mbi 2 mijë metra katror do të kontribuojnë në Fondit Publik të Banesave Sociale (FSKS ) me vlerën monetare të barasvlershme me shitjen e 3 për qind të sipërfaqes funksionale, sipas çmimit të tregut.
Projektligji gjithashtu përcakton edhe mënyrën e formalizimit të marrëdhënies ndërmjet subjektit privat dhe AKTSS-së, afatet dhe mënyrat e pagesës, përfshirë mundësinë e pagesës me këste, si dhe pasojat në rast të mospërmbushjes së detyrimit.
“Ky mekanizëm synon të krijojë një burim të qëndrueshëm shtesë për financimin e politikave të strehimit dhe lidh zhvillimin e sektorit privat me krijimin e kapaciteteve publike për strehim”, thuhet në relacion.
Prej vitesh pjesa dërrmuese e ndërtuesve ka zgjedhur ta paguajë taksën 3% të strehimit në vlerë monetare.
Më herët, Bashkia e Tiranës parashikonte të shpenzonte rreth 2,7 mld lekë apo 27 mln euro për ndërtimin e banesave sociale për vitet 2024-2026.
Me planin 5 vjeçar të strehimit për vitet 2022-2027 synohej të përmirësohet çështja e strehimit për 4 mijë familje në Tiranë. Me qëllim zbatimin e këtij programi social Bashkia e Tiranës parashikon të përdorë fondin me vlerë 3 mld lekë i krijuar në vitet 2020-2024 nga kontributi i sektorit privat nëpërmjet taksës 3% të strehimit social.
Mësohet se aktualisht qeveria synon që të ardhurat e krijuara nga taksa 3% e strehimit t’i përdorë për blerjen e 2 mijë apartamenteve në tregun e lirë në Tiranë me çmim deri në 60 mijë euro.
Për blerjen e tyre është zhvilluar edhe një takim 2 javë më parë me ndërtuesit, ku mësohet se është rekomanduar shfrytëzimi i pronave shtetërore me qëllim ndërtimin e këtyre banesave me kosto të ulët prej tyre.
Sakaq ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për strehim të përballueshëm, të propozuara me ndryshimet në ligj, do të jenë pagesat për qiratë me të drejtë blerje për apartamente te banesat sociale dhe dhënia e kredive me 0% interes.
Neni 19 Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik (shtuar pika 3 me ligjin nr. 48/2023, datë 22.6.2023)
Në nenin 19 të ligjit, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
“1. Çdo subjekt privat që, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, aplikon për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2 000 metra katrorë, derdh kontribute në Fondin për Strehim dhe Kohezion Social, në vlerë monetare të barasvlefshme me shitjen e 3% të metrave katrorë të sipërfaqes funksionale, sipas çmimit të tregut në momentin e marrjes së lejes së zhvillimit dhe ndërtimit. Shuma totale e cila do të derdhet në fond përcaktohet në marrëveshjen ndërmjet AKTSS-së dhe subjektit privat, e cila mund të parashikojë pagesë me këste të këtij kontributi, të cilat duhet të paguhen më së largu deri në momentin e aplikimit për certifikatën e përdorimit.”
“2. Çdo subjekt privat i cili ka aplikuar për leje, sipas pikës 1, të këtij neni, pas marrjes së konfirmimit për plotësimin e kushteve dhe kritereve për pajisje me leje ndërtimi, brenda 30 ditëve nga konfirmimi lidh marrëveshjen me AKTSS-në për mënyrën e pagesës të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni. Vetëm pas lidhjes së kësaj marrëveshje, ose nëse pagesa është kryer e plotë nga subjekti privat, organi përgjegjës për dhënien e lejes e pajis subjektin me lejen e ndërtimit. Në rast se subjekti privat refuzon të lidhë marrëveshjen me AKTSS-në/të paguajë pagesën nga pika 1, e këtij neni, konsiderohet se ka hequr dorë nga aplikimi për leje ndërtimi.”
“3. Marrëveshja ndërmjet subjektit privat dhe AKTSS-së duhet të përmbajë edhe këto të dhëna:
Kontrata regjistrohet në regjistrin e AKTSS-së dhe në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, subjekti nuk pajiset me lejen e përdorimit.”/Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor07:37
Ministria e Financave, kundër Garancive Sovrane për kreditë e strehimit social
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e strehimit social.
Një nga instrumentet kryesore të projektligjit të mëparsh&e...
AKTUALITET
13 Tetor07:15
Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa v...
AKTUALITET
13 Tetor07:08
Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizo...
AKTUALITET
12 Tetor23:41
I riu shqiptar arrestohet me kokainë dhe 19 mijë euro
Policia në Ravenna të Italisë ka arrestuar një shtetas shqiptar, të dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike dhe pa...
AKTUALITET
12 Tetor22:36
Tentoi të përplasë me makinë dy policët pas sherrit me gruan, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Trento të Italisë, pasi tentoi të përplasë dy karabinie...
AKTUALITET
12 Tetor22:13
Pasqyra e vërtetë e çmimeve: Më lirë në Londër se në Tiranë!
Nga Lutfi Dervishi
Pas Pasqyre Albania, sot qeveria prezantoi me solemnitet një tjetër arritje historike: Pasqyrën e Çmimeve!Tani kushdo ...
AKTUALITET
12 Tetor21:36
Qëndroi vetëm tre orë në krye të Kadastrës në Elbasan, ja detyra e re që merr Everest Kazheli
Anton Martini është larguar nga posti i drejtorit të Hetimit Tatimor, një tjetër lëvizje e rëndësishme në rang drej...
AKTUALITET
12 Tetor21:26
Bllokohet turisti në zonën e Karaburunit, pëson dëmtime në kokë
Një turist amerikan ka humbur orientimin në zonën e Karaburunit, ku ka mbetur i bllokuar pasi ka pësuar dëmtime në këmbë...
AKTUALITET
12 Tetor21:17
EMRAT/ Bllokuan hyrjen e Kryeministrisë, policia shoqëron disa aktivistë
Pas protestës së sotme në një nga portat hyrëse të kryeministrisë, policia ka shoqëruar disa aktivistë. Me arsyetim...
AKTUALITET
12 Tetor20:59
“Grupet kriminale po blejnë prona në sektorin e turizmit”, Karamuço: SPAK ka sekuestruar asete me vlerë 500 mln euro
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur shqetësimin për përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në aktivitetet ...