Mediat holandeze: Kapet ‘mbreti shqiptar i kokainës’, solli 7.5 ton kokainë në Roterdam, iu sekuestruan 232 pasuri
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
Pas nisjes së protestave masive në Tiranë dhe në diasporë për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, e...
Një grua në Britani, e cila paraqitej si punonjëse seksi, u jepte fshehurazi burrave doza vdekjeprurëse qetësuesish, në mënyr...
Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajt...

Me urdhër të SPAK, në një kompleks luksoz në jug të vendit, konkretisht në Palasë, është ushtruar kontroll nga BKH, ku në shënjestër ishin pronat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy biznesmenë të shpallur në kërkim për skandalin e AKSHI-t.
Bëhet fjalë për kontrolle në kuadër të një hetimi penal që SPAK po bën për një grup kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24, një ditë pasi raportoi lajmin ekskluziv, tregoi detaje nga aksioni në fjalë. Lala raportoi se krahas hetimit penal që lidhet me paracaktimin e tenderave apo dhe marrjen peng të biznesmenëve, SPAK po bën dhe një hetim pasuror, për këta persona dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Mes të tjerash gazetarja, duke iu referuar burimeve sqaron se janë zbuluar dy apartamente dhe një vilë në Qerret që dyshohet se i përkasin Karçajnat dhe një tjetër që dyshohet se i përket Delibashit. Sakaq, në një dalje publike, kryeministri Edi Rama pohoi se Karçanaj jetonte me qira.
“Dje News24 ekskluzivisht raportoi se kontrollet u ushtruan në dy vila luksoze, që janë në pronësi të biznesmenit Agasi. Kontrollet kanë zgjatur 8 orë, ku janë marrë materiale, që pritet të verifikohen nga SPAK. Një tjetër vilë që ishte në përdorim nga Ermal Beqiri, i është nënshtruar kontrollit, vila është regjistruar në emër të një personi të paidentifikuar, që përdorej nga prindërit e Mirlinda Karçanajt, të cilët thuhet se ia kishin dhënë me qira Ermal Beqirit. Mund të jetë një pasuri e fshehur dhe mund të jetë një konflikt interesi. Janë marrë të dhëna dhe materiale nga ky ambient. Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe vila, që mund të jenë pasuri të fshehura të personave të dyshuar. Emrat e personave që kanë vilat, mbahen në top-secret, që mos të identifikohen personat e tretë. Nën masë sigurie u vendos Mirlinda Karçanaj, dhe ish-zëvendësja e saj, Hava Delibashi, e cila është liruar nga masat, pasi është shtatzënë. Masat mbeten në fuqi për disa biznesmen dhe zyrtarë të policisë. Hetimet për AKSHI-n po vijojnë me dy drejtime, pasi po hetohet dhe pengmarrja e Daniel Shimës dhe Geron Meçes, por nuk përjashtohen dhe raste të tjera.
Janë duke u hetuar dhe po kalojnë në filtër shumë kompani dhe pasuritë e zyrtarëve që përfshihen në këtë aferë. Prokuroria po heton dhe zyrtarë policie që mund të jenë përfshirë në këtë aferë.”, pohoi Lala.
MASAT
Prokurorinë e Posaçme lëshoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Karçanaj. Mbi të ka dyshime për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.
SPAK po heton 12 procedura tenderuese që dyshohet se janë paracaktuar, me vlera të larta që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Hetimet kanë zbuluar se kriteret e tenderave dyshohet të jenë diktuar nga kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar terren për fitime të garantuara me miliona euro.
Në hetim është edhe biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”. Ndaj tij SPAK ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Sipas SPAK, dyshohet se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara. Masa e arrestit në burg është dhënë nga SPAK dhe GJKKO edhe për biznesmenin tjetër, Ergys Agasi i cili gjithashtu ndodhet në arrati.
Dëshmia e Daniel Shimës, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), ka çuar mëng...
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Spitalin Rajonal të Durrësit (2015–2018), i publikuar në vitin ...
Një aksident është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një grua te...
Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ...
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt edhe në rritjen e çmimit të biletës së transportit publik në t&eu...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Art&eum...
Pas publikimit të denoncimit në Piranja News, për kabinën elektrike që qëndronte e hapur në lagjen “Gurra” n&eu...
Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës s&eu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, teksa e dhunuar ka mbetur një grua që ka përjetuar momente tmerri nga sulmi i papri...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një tjetër vilë në zonën e Palasës në pronësi të Mirlinda Karçanajt. ...