Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
TIRANË- Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit ka bërë publik metodologjinë mbi të cilën do të llogariten masat administrative në rastet e shkeljeve, duke e çuar për konsultim te grupet e interesit.
Kujtojmë që ligji i ri u përafrua me direktivën e Bashkimit Europian konkretisht rregullorja 2016/679 e Parlamentit Europian dhe Këshillit (GDPR) që ndër të tjera parashikon sanksione deri në 2 miliardë lekë apo 20 milionë euro, gjoba që konsiderohen tepër të larta për madhësinë e bizneseve dhe ekonominë shqiptare, teksa vetëm rreth 210 biznese në vend kanë një qarkullim më të lartë sesa 2 miliardë lekë (20 mln euro), sipas renditjes së “Monitor 200”.
Por çfarë parashikon metodologjia në fjalë që aktualisht është në fazë konsultimi? Në përshkrimin e qëllimit të saj theksohet se masa përfundimtare e sanksionit varet nga të gjitha rrethanat e çështjes specifike, të cilat do të vlerësohen rast pas rasti.
“Prandaj, Zyra e Komisionerit synon një qasje harmonizuese sa i takon ekzistencës së një modeli të ndjekur për përllogaritjen e masës së sanksionit, në vend të harmonizimit të rezultatit të përllogaritjes “thuhet në metodologji.
Pasqyra e sintetizuar e metodologjisë
Në mënyrë të përmbledhur dokumenti i Komisionerit vlerëson pesë hapa që janë në bazë të përllogaritjes së një mase administrative. Kjo mban parasysh procesin apo veprimtarinë e përpunimit, xhiron e ndërmarrjes, rrethanat lehtësuese apo rënduese apo proporcionalitetin.
Identifikimi i proceseve/veprimtarisë së përpunimit sipas rastit konkret dhe vlerësimi i zbatimit të pikës 3 të nenit 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave (Kapitulli 3).
Përcaktimi i modelit për përllogaritjen e mëtejshme të sanksionit bazuar në një vlerësim të (Kapitulli 4): a) klasifikimit të shkeljes sipas pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 94, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave; b) seriozitetit të shkeljes sipas germave “a”, “b” dhe “e” të pikës 2, të neni 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave; c) xhiros së Ndërmarrjes, si një element i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë me synim vendosjen e një sanksioni efektiv, proporcional dhe me karakter parandalues, sipas pikës 1, të nenit 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.
Vlerësimi i rrethanave rënduese dhe lehtësuese që lidhen me sjelljen e mëparshme ose të tanishme të kontrolluesit/përpunuesit si dhe zmadhimi ose zvogëlimi i masës së sanksionit në përputhje me këto rrethana (Kapitulli 5).
Identifikimi i tavanit të përcaktuar ligjor, për masën e sanksionit lidhur me proceset/veprimtaritë e ndryshme të përpunimit. Zmadhimet e aplikuara në hapat e mëparshëm ose të ardhshëm nuk mund të tejkalojnë këtë tavan (Kapitulli 6).
Kryerja e analizës nëse shuma përfundimtare e sanksionit të përllogaritur plotëson kërkesat e efektivitetit, proporcionalitetit dhe karakterit parandalues, siç kërkohet nga dispozitat e pikës 1, të 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe duke zmadhuar ose zvogëluar masën e sanksionit në përputhje me rrethanat (Kapitulli 7)./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e nj&eum...
foto ilustruese TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kush...
SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin “Shkodër-Mes&rdqu...
TIRANË- Një banderolë kundër kryeministrit Edi Rama është filmuar ditën e sotme në qendër. Fotoja e vendosur...
Tre etapa të edicionit 108-të të “Giro d’Italia 2025” do të mbahen në Shqipëri, duke filluar nga Durrësi,...
ANGLI- Ministria e Brendshme apelon vendimin e gjyqtarëve “të butë” që ndaloi heqjen e nënshtetësisë britanike ...
FRANCË- Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar nga autoritet franceze me tre vite burg, pasi u kap duke punuar në nj&eu...
BRITANI- Kontrabandistët e dyshuar shqiptarë kanë përdorur një jaht për të fshehur emigrantët që ishin nisur...
TIRANA- Gjykata e Posaçme duket se nuk ka lëshuar asnjë masë sigurie për drejtuesin e Policisë Rrugore të Tiranë...
DIBËR- Tre persona janë arrestuar nga policia e Dibrës në Maqellarë. Sipas informacioneve të arrestruarit kanë ku...