AKTUALITET

Të mësuarit si dikur, provimet me shkrim dore dhe me gojë po rikthehen

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 08:34

Të mësuarit si dikur, provimet me shkrim dore dhe me gojë po

IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane, shkruan The Economist

Rreth 150 vjet përpara se Apple të shiste iPad-e për shkollat, në vitin 1857, një profesor i Harvardit me origjinë greke, Evangelinus Apostolides Sophocles, protestoi duke djegur publikisht “blue books”, broshura të reja provimesh me laps e letër, që po zëvendësonin provimet me gojë. Ai nuk ia doli t’i ndalonte.

Këto broshura u bënë makthi i brezave të studentëve amerikanë, derisa testet kaluan në kompjuter.

Tani, megjithatë, “blue book” po rikthehet: shitjet e tyre janë më shumë se dyfishuar nga 2022 në 2024, sipas kompanisë së të dhënave Circana. Edhe provimet me gojë duket se janë në prag rikthimi.

Nga shkolla e mesme deri në universitet, mësuesit po përpiqen të mbrohen nga teknologjia në klasë, e cila mundëson kopjimin dhe ushqen shpërqendrimin. Laura Lomas, profesore letërsie në Universitetin Rutgers, tani u kërkon studentëve të shkojnë të shohin një shfaqje teatri, fundi i së cilës ndryshon çdo natë, në mënyrë që ajo të kuptojë nëse kanë qenë realisht aty.

Ajo jep detyra me prezantime me gojë, në vend të PowerPoint-eve më të “prekshme” nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA), dhe nuk lejon pushime në tualet gjatë provimeve me “blue book”, që studentët të mos kenë mundësi të hedhin një sy te telefonat.

Sara Brock, mësuese anglishteje në një shkollë të mesme në Port Uashington, Nju Jork, u kërkon nxënësve të shkruajnë ushtrimet me dorë në klasë. Justin Reich, drejtor i MIT Teaching Systems Lab, thotë se shkolla e mesme e së bijës ka “hequr dorë thuajse krejtësisht nga detyrat e shtëpisë, përveç matematikës”. Nxënësve u thuhet thjesht të lexojnë.

Të mësuarit si dikur, provimet me shkrim dore dhe me gojë po

Ky fenomen pritet të përhapet më tej. Në një sondazh të vitit 2023 nga Intelligent, një organizatë kërkimore, 66% e mësuesve të shkollave të mesme dhe kolegjeve thanë se po ndryshonin detyrat për shkak të ChatGPT; nga ata që po ndryshonin, 76% kërkonin ose planifikonin të kërkonin detyra të shkruara me dorë. Dhe 87% thanë se kërkonin ose planifikonin të shtonin një komponent prezantimi me gojë.

Një sondazh tjetër po atë vit nga EdWeek Research Centre gjeti se 43% e mësuesve mendojnë se nxënësit duhet të zgjidhin problemet e matematikës në klasë duke përdorur laps dhe letër, për të treguar se nuk po përdorin IA.

Dhe në një program pilot të Universitetit të Stanfordit, persona mbikëqyrës patrullojnë sallat e provimeve për të monitoruar testet.

Lufta pro dhe kundër teknologjisë në klasat amerikane po zhvillohet edhe në vende të tjera të pasura, vëren Isabel Dans Álvarez de Sotomayor, studiuese e arsimit në Universitetin e Santiago de Compostela në Spanjë.

Ndërsa vendet më të varfra nxitojnë të digjitalizohen, vendet më të pasura po kufizojnë përdorimin e teknologjisë në klasë, edhe teksa investojnë në infrastrukturë gjithnjë e më të avancuar digjitale.

Pasi fillimisht e përqafuan plotësisht teknologjinë, në vitin 2023 Suedia ndaloi përdorimin e mjeteve digjitale për fëmijët e vegjël dhe tani u jep përparësi teksteve fizike, shkrimit me dorë dhe leximit. Shkollat në Danimarkë dhe Finlandë janë në të njëjtën linjë.

Arsyeja nuk është vetëm ChatGPT dhe mundësia masive për kopje që ajo krijon. Mësuesit janë të shqetësuar edhe për shpërqendrimin masiv.

Në vitin 2025, 56% e mësuesve thanë se laptopët, tabletët ose kompjuterët janë një burim i madh i humbjes së vëmendjes, sipas një sondazhi tjetër të EdWeek Research Centre.

Në Bowdoin College, një kolegj privat i arteve liberale në Maine, dekania thotë se “shumë pedagogë e kishin shpallur klasën e tyre një hapësirë pa pajisje” edhe përpara “përhapjes së fundit të IA”.

Kopja nuk është gjë e re, në një studim para dhjetë vitesh, 87% e nxënësve të shkollave të mesme pranuan se kishin kopjuar të paktën një herë muajin e mëparshëm, dhe studiuesit zbuluan se kjo përqindje në fakt ka rënë që atëherë, por “shkalla e kopjimit është ndryshe, dukshëm më e madhe” që kur u shfaq IA e avancuar, thotë Reich i MIT.

“Kemi një mori intervistash me fëmijë që thonë gjëra si: ‘Në vitin e fundit të shkollës së mesme nuk bëra asnjë detyrë shtëpie. Çdo detyrë e bëra me IA.’” Universitetet nuk janë më mirë, thotë Lomas. “Një student madje citoi një punim timin që IA e kishte sajuar nga hiçi.”

Studime rigoroze kanë treguar se teknologjia në klasë mund t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë algjebër, por provat për përmirësim të rezultateve në fusha të tjera janë të pakta.

Në të kundërt, përfitimet që ofron shkrimi me dorë për proceset njohëse po merr sërish vëmendje dhe respekt, edhe përtej shkencave humane.

Një mësues i shkencave kompjuterike në Hunter College High School në Nju Jork, së fundmi, riktheu shkrimin me dorë për detyrat e programimit, sepse ndihmon si në mbajtjen mend të informacionit, ashtu edhe në zhvillimin e mendimit kritik.

Por jo të gjithë që duan të rikthehen te metodat e vjetra, mund ta bëjnë këtë. Prindërit shpesh nuk mund të heqin dorë lehtësisht nga platformat e teknologjisë arsimore.

Dhe Derek Vaillant, profesor historie në Universitetin e Miçiganit, thotë se edhe pse ekziston një konsensus se mësuesit duhet të “kthehen te bazat” duke i dhënë përparësi provimeve me laps e letër, universitetet publike të mëdha nuk po ofrojnë burime të mjaftueshme për këtë sfidë, duke mos punësuar mjaftueshëm asistentë mësimorë. Administratorët, thotë ai, “po flasin me dy gjuhë.”

Mes prindërve, janë më të pasurit dhe më të arsimuarit ata që duan më pak teknologji në klasë, thotë Anne Maheux nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, e cila studion përdorimin e teknologjisë nga adoleshentët.

Një raport i Pew Research Centre në dhjetor 2024 gjeti se 58% e adoleshentëve hispanikë dhe 53% e adoleshentëve me ngjyrë raportuan se ishin pothuajse gjatë gjithë kohës në internet, krahasuar me 37% të adoleshentëve të bardhë. Hendeku digjital, vëren ajo, është përmbysur.

Këto ndryshime kërkojnë të rimendohet qëllimi i kohës së kaluar në klasë. Në Hunter, një mësues i anglishtes për klasën e 11-të caktoi pesë detyra letrare për t’u shkruar me dorë, secila duke zënë të gjithë orën.

Në të kaluarën, kjo nuk do të konsiderohej përdorim i mirë i kohës dhe përpjekjes së mësuesit, thotë Reich.

Por sot, “ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëjmë në klasë është t’u japim të rinjve dhuratën e kohës së qetë, pa shpërqendrime”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan