Kryeministri Rama, takim me banorët e Zvërnecit
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bër&eum...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në seancën plenare për Pr/Buxhetin 2026, e ka cilësuar një buxhet të projektuar vetëm për t’u vjedhur nga qeveria.
Blushi e ka krahasuar buxhetin me Tunelin e Bllogarasë, projekt për të cilin është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, për shkelje të barazisë në tendera.
“Nuk ka krahasim më të goditur për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026 se sa ai me Tunelin e Llogarasë. Ky buxhet nuk “ka dritë në fund të tunelit” në raport me interesin publik, është projektuar vetëm për t’u vjedhur”, është shprehur Blushi në Kuvend.
Më tej i shton se “premtimet e mëdha të Edi Ramës për mirëqenien e shqiptarëve ngjasojnë si dy pika uji me dy urat e premtuara të Tunelit të Llogarasë, që nuk u ndërtuan kurrë”.
“Pas 12 vitesh në pushtet, i detyruar nga skandalet dhe aferat korruptive të panumërta, e së fundmi nga Tuneli i Llogarasë, Edi Rama “ka kthyer sytë” nga pensionistët”, ka shkruan ai.
Ndër të tjera, deputeti pyet nëse vitin e ardhshëm jeta e një pensionisti do të jetë më e mirë dhe nëse do e ketë më të lehtë të përballojë çmimet që do të rriten, ushqimet, energjinë dhe ilaçet që 12 vite më parë iu premtua se do t’i merrte falas bashkë me kurimin.
Sipas tij, në buxhetin e ri fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.
Fjala e plotë
Të nderuar qytetarë shqiptarë!
Nuk ka krahasim më të goditur për Buxhetin e Shtetit për vitin 2026 se sa ai me Tunelin e Llogarasë.
Ky buxhet nuk “ka dritë në fund të tunelit” në raport me interesin publik, është projektuar vetëm për t’u vjedhur dhe premtimet e mëdha të Edi Ramës për mirëqenien e shqiptarëve ngjasojnë si dy pika uji me dy urat e premtuara të Tunelit të Llogarasë, që nuk u ndërtuan kurrë.
Ky është buxheti i thellimit të varfërisë, i pabarazisë, i zhvatjes dhe i mashtrimit. Nuk është buxheti i mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
Wshtë buxheti më anti-social, që i jep gjithçka atyre që kanë më shumë se mjaft dhe që u merr edhe atë pak atyre që nuk u ka mbetur më asgjë.
Wshtë buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës, që e zhyt më thellë shumicën e shqiptarëve në mjerim dhe në kufijtë e mbijetesës, ndërsa në anën tjetër super-pasuron një pakicë “strategjike”, me djersën, mundin, sakrificat dhe pronat e shqiptarëve.
A ndalon ky buxhet shpopullimin e Shqipërisë?
A garanton rritje reale, të ndjeshme dhe të prekshme të pensioneve?
A u ofron një jetesë normale mësuesve, pedagogëve apo mjekëve dhe infermierëve që paguhen disa herë më pak se kolegët e tyre në rajon?
A garanton ky buxhet shëndetësinë falas dhe a jep garancinë që njerëzit të mos humbin më jetën në spitale për mungesë barnash siç ndodh çdo ditë te Onkologjiku?
A u jep ky buxhet të rinjve mundësinë për të blerë një shtëpi, për të patur një vend pune të sigurtë dhe të mirëpaguar, për të krijuar familje, për të jetuar me dinjitet dhe për të ndërtuar një të ardhme në Atdheun e tyre?
A u jep ndihmë dhe mbështetje reale fermerëve dhe a u jep zgjidhje kërkesave të drejta të minatorëve dhe punëtorëve të ndershëm që shfrytëzohen si skllevër?
Ky Buxhet nuk u jep përgjigje këtyre pyetjeve sepse flet për gjithçka tjetër, për projekte, premtime dhe shifra, por jo për hallet dhe jetën në mizerabilitet të shumicës së shqiptarëve dhe as për 70% të fëmijëve që sipas Progres-Raportit jetojnë në kushte varfërie.
Sot na është paraqitur për miratim një buxhet që godet me më shumë agresivitet më të dobëtit dhe shpërblen me bujari të pakufijshme më të fortët duke vijuar t’u vjedhë paratë më të varfërve për t’ua falur ato më të pasurve.
Ndaj dhe vota ime do të jetë kundër.
Pas 12 vitesh në pushtet, i detyruar nga skandalet dhe aferat korruptive të panumërta, e së fundmi nga Tuneli i Llogarasë, Edi Rama “ka kthyer sytë” nga pensionistët.
Por a do jetë vitin e ardhshëm jeta e një pensionisti më e mirë?
A do e ketë më të lehtë të përballojë çmimet që do të rriten, ushqimet, energjinë dhe ilaçet që 12 vite më parë iu premtua se do t’i merrte falas bashkë me kurimin?
Në buxhetin e ri fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.
Edi Rama vërtetoi edhe njëherë se ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, nuk do të indeksojë as pensionet dhe as pagat me po atë vlerë duke lejuar uljen e mëtejshme të fuqisë blerëse dhe varfërimin e mëtejshëm.
Për realitetin e një pensioni që ka punuar një jetë, që ka sakrifikuar e ka dhënë më shumë sesa ka marrë, ky buxhet, pra më i madhi në historinë e Shqipërisë, ofron në këmbim vetëm 60 lekë në ditë apo një kafe në qytet dhe 20 lekë në fshat ose 1 simite thatë në ditë.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale, rreth 180 euro, do vijojë të jetë disa herë më e vogël krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.
Në Maqedoninë e Veriut pensioni do të jetë mesatarisht 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri (335 Euro), në Kosovë dy herë më e lartë (350 Euro) dhe në Malin e Zi 2.5 herë më e lartë (460 Euro).
Ndaj më parë se t’i mashtrojë me premtimin për rritje pensionesh, Edi Rama do duhej së pari t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë dhe që ua ka mohuar për 12 vite: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.
Këto janë paratë që ua ka borxh për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.
Në vend që këto para të shkonin te pensionistët, janë derdhur për t’u vjedhur në projekte e afera korrupsioni.
Ky do të vijojë të jetë realiteti tragjik edhe për vitin e ardhshëm.
Kriza që ka goditur bujqësinë është më e thella dhe më dramatikja që vendi ka njohur ndonjëherë.
Fermerët, 40% e fuqisë aktuale punëtore të Shqipërisë, do vijojnë të përballen me pasoja të rënda, mungesë ndihme reale nga shteti, bllokim fondesh nga BE, me toka të humbura pjellore që do jepen për sheshe ndërtimi, me tregje të deformuara, produkte që sërish do detyrohen t’i hedhin në kanal për shkak të konkurrencës së pandershme dhe favorizimit të importit.
Prej dy vitesh, programi IPARD është bllokuar, sepse fondet që duhej të shkonin te fermerët, përfunduan te inceneratorët, duke iu mohuar për të dytin vit radhazi 112 milionë euro.
Çfarë masash ka parashikuar ky buxhet për mbështetjen e Bujqësisë dhe nxjerrjene saj nga koma në krahasim me vitin që po lemë pas?
Thuajse asgjë, sepse në përqindje të PBB buxheti për bujqësinë mbetet thuajse i njëjtë me një rritje prej vetëm 0.03%.
Qeveria do vijojë të mbajë skemën e diferencimit të TVSH-së, të provuar si armike të prodhimit vendas dhe favorizuese për importin.
Propozimi i Qeverisë për kompensim 10% të TVSH-së është tallje dhe jo zgjidhje.
Për më tepër që skema funksionon vetëm për shitjet ndaj blerësve me TVSH, grumbullues, përpunues, apo agroturizëm të certifikuar, duke lënë jashtë shumicën dërrmuese të transaksioneve të fermerëve, sidomos ato lokale.
Zgjidhjet e qarta dhe të zbatueshme janë propozimet konkrete të Partisë së Lirisë për mbështetjen konkrete me 30 miliardë lekë subvencione në vit, me rritje progresive; pagesa direkte për çdo kokë lopë, dele, dhi dhe për çdo hektar të mbjellë; për katërfishimin e prodhimit blegtoral; grant i menjëhershëm 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar; dhe përjashtim nga tatimet për pesë vite për këto biznese.
Kriza në sektorin e bujqësisë reflektohet edhe te eksportet, që në 10-mujorin e vitit 2025, krahasuar me një vit më parë shënuan rënie me minus 7%.
Ekonomia vazhdon të mbetet më pak konkurruese në rajon.
Eksportet shqiptare të mallrave janë në nivelin më të ulët krahasuar me vendet e rajonit, 8,1% të PPB ose rreth 6 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje me 51% të PBB.
Ky buxhet nuk e zgjidh as plagën e rëndë të papunësisë, që në vitin 2025 u rrit në 8.6% duke thelluar rekordin negative, veçanërisht për moshat 15-29 vjeç, niveli i papunësisë së të cilave është 15%, afërsisht dy herë më i lartë se mesatarja e vendit.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social sipas te dhënave të EUROSTAT.
Për një person të rritur me një fëmijë në ngarkim niveli i varfërisë vlerësohet në 48%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 38%.
Për një person të rritur pa fëmijë në ngarkim niveli i varfërisë dhe përjashtimit social arrin në 42%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 30%.
Ndërsa për një pensionist, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet 79% më i lartë se në vendet e rajonit.
A e zgjidh ky buxhet uljen e çmimeve e rrjedhimisht të kostos së jetesës?
Asnjë masë të parashikuar. Përkundrazi, rritja e lartë, e pandalshme dhe abuzive e çmimeve, kryesisht të atyre ushqimorë, do rrisë vitin e ardhshëm më tej varfërinë e grupeve më të prekura të shoqërisë, duke thelluar më tej përjashtimin e tyre social.
Si zgjidhet kjo situatë? Pranoni dhe miratoni sot projektligjin e propozuar nga Partia e Lirisë për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.
Por ju nuk e keni prioritet interesin publik.
Ndaj nuk e keni ulur as Borxhin Publik, përkundrazi e keni rritur në rekorde të paimagjinuara, më shumë se dy herë nga sa e gjetët kur erdhët në pushtet, nga 6.3 miliard Euro në vitin 2013 në 14.5 miliard Euro në tremujorin e tretë të vitit 2025.
Niveli i borxhit është më i lartë po të konsiderojmë detyrimet që rrjedhin nga vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg në rritje ne 18 milion euro, vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit në 180.4 milion euro, si dhe detyrimet e prapambetura në rreth 112 milion Euro, që konfirmojnë edhe sukseset e Ramaformës që e kapët për t’i garantuar imunitet e paprekshmëri vetëm Edi Ramës, për ta përdorur si kamzhik ndaj opozitës dhe çekiç arbitrar ndaj qytetarëve të thjeshtë.
Falë Edi Ramës sot ne jemi kthyer në të vetmin vend në kontinent që hyn në borxh për t’u përkeqësuar, dhe jo për t’u përmirësuar.
Ndryshe nuk shpjegohet që borxhi ka arritur majat ndërsa prosperiteti dhe mirëqenia e shqiptarëve ka rënë përtokë.
Po nëse ky buxhet nuk mbështet pensionistit, fermerin, mësuesin, mjekun, infermierin, minatorin dhe shqiptarin në ndihmë ekonomikë, kë mbështet?
Vetëm aferat, koncensionet dhe PPP-të që sot janë të gjitha në hetim por që vazhdojnë të gllabërojnë barbarisht financat publike:
2 miliard lekë për shërbimet spitalore që nuk ekzistojnë
1.5 miliard lekë për skanimin në dogana që nuk kryhet
1 miliard lekë për portin e jahteve dhe luksin tuaj
1 miliard lekë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston
0,8 miliard lekë për dializën që nuk funksion
0,7 miliard lekë për check-upin që nxjerr burrat shtatzënë
Dhe miiliarda e miliarda lekë për mijëra tendera sekretë, për shërbime që nuk kryhen dhe as do hetohen por që do vijojnë të rrjepin pa mëshirë taksat e popullit më të varfër në continent, për llogari të pronari të vetëm de facto të tyre, Edi Ramës, i cili po përpiqet t’i ushqejë qytetarët me propagandën e “lugës bosh”, vetëm që xhepat e tij të mbushen edhe më tej.
Zhvatja barbare e popullit për të ushqyer privilegjet e Kryeministrit dhe të pakicës në majën e piramidës së korrupsionit nuk është qeverisje, por tirani.
Dhe fundi i këtij regjimi, që nuk do të jetë i largët do të jetë ai që meriton kushdo që abuzon me pushtetin.
Asnjë regjim i ndërtuar mbi gënjeshtra, arrogancë dhe korrupsion nuk i ka shpëtuar kurrë gjykimit dhe ndëshkimit të merituar të popullit.
Dhe Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë këtij ndëshkimi sado që të përpëlitet.
Nga Elton Qyno Një aksion policor, është duke u kryer në qytetin e Durrësit, duke çuar në arrestimin e rreth mbi 1...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qarkun e Gjirokastrës.Sheper, rruga që lidh Zagorin&eum...
Policia ka arrestuar në Fier një 43-vjeçar me qëllim ekstradimin në Itali. Burime për Piranjat.al bëjnë me dije se ...
Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Megjithëse numri i mjeteve de...
Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rr...
Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, du...
Kuvendi ka miratuar në parim pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 16 orë, projektbuxhetin 8.8 miliardë euro për viti...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do të shitet me 84.4 lekë...
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur...
Shqipëria ka boshllëqe të mëdha në politikat e inteligjencës artificiale (IA) për shëndetësinë, tregon nj&eu...