AKTUALITET

Tedi Blushi: Produktet bujqësore me pesticide po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 14:39

Tedi Blushi: Produktet bujqësore me pesticide po rrezikojnë

Partia e Lirisë ka depozituar pr/ligjin ‘Për Sigurinë Ushqimore’. Sekretari i Përgjithshëm kësaj force politike Tedi  Blushi tha se, “mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara është prioritet kombëtar”.

"Fuqizojmë eksportet duke mbrojtur markën "Made in Albania"”Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë”, tha Tedi Blushi gjatë një konference shtypi.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Prof. Edmond Panaritin, Sekretar për Çështjet e Bujqësisë, si dhe me Kryetaren e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Znj. Silvana Bajrami, për të prezantuar projektligjin për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për agjentët ushqimorë, që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, një prioritet kombëtar jo vetëm për Partinë e Lirisë, por për të gjithë shqiptarët.

Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë.

Ndërkohë që këto produkte, në vendet e Bashkimit Europian ndalohen menjëherë, siç kanë raportuar gjerësisht mediat edhe në javët e fundit, në Shqipëri fatkeqësisht shiten lirshëm, duke përfunduar në tryezat e çdo familjeje shqiptare dhe duke helmuar shqiptarët.

Për ne, kjo situatë është tërësisht e papranueshme, sepse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare.

Pasojat janë të shumëfishta, sepse përveç dëmit shëndetësor, këto produkte të kontaminuara po godasin rëndë edhe eksportet shqiptare, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit, por  edhe duke penalizuar fermerët e ndershëm që punojnë me standarde të sigurta, por që produktet e të cilëve nuk mund të gjejnë dot tregjet ndërkombëtare.

Në kushtet kur tregjet, sidomos europiane, po mbyllen për produktet shqiptare pikërisht për shkak të mungesës së kontrollit dhe të abuzimeve me kimikate, duke kompromentuar rëndë të ardhmen ekonomike të bujqësisë shqiptare, e cila po goditet jo vetëm për shkak të nënfinancimit, por edhe për shkak se për të dytin vit rradhazi, Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet IPARD, 112 milion euro, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit të këtij skandali nga drejtësia shqiptare.

Partia e Lirisë prezanton sot këtë projektligj, duke mbajtur njëherazi edhe fjalën e dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale, ku premtuam se me nisjen e sesionit të ri Parlamentar, do të depozitonim një projektligj në Kuvend për Sigurinë Ushqimore, sepse ne besojmë se siguria ushqimore nuk është luks, por një e drejtë themelore e çdo qytetari dhe sidomos një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.

Në kushtet kur çdo ditë vonohen masat efektive dhe kur cdo ditë që kalon, është një ditë ku shëndeti i qytetarëve, sidomos i fëmijëve, dëmtohet nga produktet e kontaminuara, ne vijmë sot me këtë projektligj që ka si qëllim parësor mbrojtjen e shëndetit publik.

Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë