Portieri i PSG-së rrëzohet gjatë nxehjes/ Merr ndihmën e stafit mjekësor, më pas luan ndaj Lilës
Momente shqetësuese u regjistruan pak para nisjes së ndeshjes mes PSG-së dhe Lilës, ku portieri Matvei Safonov u rrëzua në fush&...
Momente shqetësuese u regjistruan pak para nisjes së ndeshjes mes PSG-së dhe Lilës, ku portieri Matvei Safonov u rrëzua në fush&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sul...
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Kavajë. Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ësht...
Një banor i qytetit të Beratit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për problemin e mbeturinave që pr...
Shqipërisë do t’i duhet të ngrejë ndjeshëm standardin teknik të një pjese të rrjetit hekurudhor për ta p&eu...
Ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpatarakut mësohet se i është hequr leja e armës dhe se gjithashtu i është marrë ...
Dhjetëra banorë të Patosit janë ngritur sërish në protestë kundër projektit të reformës së re administr...
Revolta qytetare kundër keqqeverisjes vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e 91-të të protestave kundër qeverisë dhe kry...
Ergys Agasi do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me...
Vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë. Flakët kanë përfsh...

Shqipërisë do t’i duhet të ngrejë ndjeshëm standardin teknik të një pjese të rrjetit hekurudhor për ta përshtatur me kërkesat e reja TEN-T: infrastruktura në seksionet kryesore të pasagjerëve duhet të projektohet për shpejtësi të paktën 160 kilometra në orë, ndërsa linjat e mallrave duhet të përballojnë trena me gjatësi të paktën 740 metra.
Kërkesat janë pjesë e rregullores së re për zhvillimin e rrjetit trans-evropian të transportit, të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të botuar më 27 gusht në Fletoren Zyrtare.
Standardi prej 160 km/orë nuk zbatohet automatikisht për çdo kilometër hekurudhë në vend. Rregullorja kërkon që, për seksionet hekurudhore që lidhin nyjet multimodale të pasagjerëve të dy nyjeve urbane, ose një nyje urbane me një pikë kalimi kufitar, mbi 75% e gjatësisë së çdo seksioni të jetë e projektuar për një shpejtësi prej të paktën 160 km/orë për trenat e pasagjerëve.
Për rrjetin kryesor të zgjeruar, afati për këtë standard është 31 dhjetor 2040. Rregullorja kërkon gjithashtu që deri në të njëjtin afat infrastruktura e rrjetit kryesor të pasagjerëve të plotësojë kërkesën e shpejtësisë për seksionet përkatëse.
Pragu është më i lartë se parametrat e disa prej projekteve hekurudhore që Shqipëria po zhvillon aktualisht. Linja Tiranë–Rinas–Durrës është projektuar për shpejtësi rreth 100–120 km/orë, ndërsa projekti i rehabilitimit të linjës Vorë–Hani i Hotit synon gjithashtu shpejtësi 100–120 km/orë.
Kjo nuk do të thotë automatikisht se këto linja duhet të rindërtohen përsëri për 160 km/orë. Detyrimi varet nga klasifikimi konkret i seksionit në rrjetin kryesor ose kryesor të zgjeruar dhe nga fakti nëse ai hyn në kategorinë e lidhjeve të përcaktuara nga rregullorja. Megjithatë, standardi i ri tregon nivelin drejt të cilit duhet të projektohen korridoret prioritare të pasagjerëve në afatin e gjatë.
Kërkesat janë po aq të rëndësishme për transportin e mallrave. Për seksionet që lidhin terminalet multimodale të mallrave të dy nyjeve urbane, ose një terminal të një nyje urbane me një pikë kalimi kufitar, mbi 75% e gjatësisë së seksionit duhet të projektohet për një shpejtësi prej të paktën 100 km/orë për trenat e mallrave në rrjetin kryesor të zgjeruar.
Infrastruktura duhet të lejojë gjithashtu, pa leje të posaçme, funksionimin e trenave të mallrave me gjatësi të paktën 740 metra, përfshirë lokomotivën. Për rrjetin kryesor të mallrave, kërkesa të tilla duhet të plotësohen deri më 31 dhjetor 2030, ndërsa për rrjetin kryesor të zgjeruar afati është 31 dhjetor 2040.
Rregullorja përcakton edhe kapacitet minimal për trenat 740 metra. Në linjat me dy binarë të rrjetit kryesor të zgjeruar duhet të jetë e mundur të caktohet të paktën një itinerar treni çdo dy orë dhe për çdo drejtim, me jo më pak se 24 kalime në ditë, ndërsa në linjat me një binar të paktën një itinerar çdo tre orë dhe drejtim, me jo më pak se 12 kalime në ditë, kur kjo kërkohet nga një sipërmarrje hekurudhore.
Standardi përfshin të gjithë rrjetin në plan afatgjatë. Deri më 31 dhjetor 2050, infrastruktura hekurudhore e rrjetit gjithëpërfshirës duhet të jetë plotësisht e elektrifikuar në linjat kryesore dhe, kur është e nevojshme për operimin e trenave elektrikë, edhe në linjat anësore. Ajo duhet të mundësojë gjithashtu një ngarkesë aksi prej të paktën 22.5 tonësh dhe, në linjat ku zbatohet kërkesa, qarkullimin e trenave të mallrave me gjatësi 740 metra. /Ekofin.al
Ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpatarakut mësohet se i është hequr leja e armës dhe se gjithashtu i është marrë ...
Uljan Shpatarakut, ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, i është hequr leja e armës, ndërsa gjatë ko...
Ergys Agasi do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me...
Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Gjirokastrës, në zonat e Dragotit, Labovës dhe ...
Vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë. Flakët kanë përfsh...
RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndonte mbi plazhin e Durrësit, dhjetra punonjës policie po finalizonin nj&eu...
Ish-zyrtari i lartë i policisë, Uljan Shpataraku, do të dalë sot në orën 11:00 para GJKKO-së për masë sigurie. S...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me 80.5 lekë. Nd&eu...
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka ndaluar hyrjen në radën e portit të një tankeri të listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes...