AKTUALITET

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

n.f Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 14:22

Tendenca, ushqime të gatshme në punë

TIRANË- Një jetesë më dinamike po orienton shqiptarët drejt zgjidhjeve praktike dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as vaktet ushqimore, ku një pjesë e mirë po preferojnë gjithmonë e shumë ato të gatshme, sidomos kur janë në punë.

Nisur nga të dhënat e rrjetit të supermarketeve “Big Market”, sipas Elona Koshit, rezultoi se në muajt janar-shkurt rritjet më të larta të shitjes ishin për produktet e gatshme të paketuara. Tendenca rritëse mund të lidhet me trendet e shtimit të konsumit në ambientet e punës.

Zonja Koshi gjithashtu thekson se pavarësisht se në këtë periudhë viti, vihet re se në zonat afër qendrës nuk ka fluks të lartë turistësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, situata nuk ka ndikuar te kërkesa për produkte ushqimore.

“Pavarësisht një fluksi më të ulët turistësh në zonat qendrore të Tiranës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të dhënat tona tregojnë rritje të xhiros dhe të numrit të artikujve të shitur në supermarketet e këtyre zonave.

Në janar 2025, vlera e kategorisë ushqimore u rrit me 5.2% për supermarketet në qendër, ndërsa numri i produkteve të shitura u rrit me 10.8%, duke sugjeruar një konsum më të lartë nga klientët rezidentë ose një ndryshim në sjelljen e konsumit.

Rritja e ndjeshme prej 20.7% në kategorinë “mural” (produkte që përfshijnë pije, ushqime të paketuara etj.) tregon interes më të madh për këtë segment, ndoshta si rezultat i ofertave ose rritjes së konsumit të brendshëm.

Në 15-ditëshin e parë të shkurtit, tendenca e rritjes vazhdoi me një rritje prej 8.3% të vlerës në kategorinë ushqimore dhe një rritje të ndjeshme në segmentin e banakut me 21.7%, çka mund të lidhet me rritjen e konsumit të produkteve të gatshme, ose trendin e rritjes së konsumit në ambientet e punës.

Çfarë kemi konstatuar nga shitjet në pikat qendrore?

1.Konsumi i brendshëm mbetet i fortë – Pavarësisht rënies së numrit të turistëve, rritja e xhiros dhe numrit të artikujve të shitur tregon që konsumatorët vendas po kompensojnë këtë mungesë.

2.Ndikimi i ofertave dhe strategjive të çmimeve – Një rritje e ndjeshme e kategorisë “mural” sugjeron që ofertat ose ndryshimet në sjelljen e konsumit mund të kenë ndikuar në këtë performancë pozitive.

3.Ndryshimi i përparësive të konsumatorëve – Rritja e banakut në shkurt (+21.7%) sugjeron që njerëzit po preferojnë më shumë konsum të menjëhershëm, si produktet e gatshme dhe pijet.

Në përfundim, edhe pse fluksi i turistëve është më i ulët, supermarketet në zonat qendrore nuk e kanë ndier ndikimin negativ; përkundrazi, shitjet janë rritur, duke reflektuar një konsum më të lartë nga klientët vendas dhe një adaptim të mirë të ofertave ndaj nevojave të tregut”, nënvizon zonja Koshi.

Konsumi në bare dhe restorante, në rënie me 20% nga pakësimi i turistëve

Rënia e numrit të vizitorëve të huaj ka ndikuar edhe te pakësimi i konsumit në bare dhe restorantet e kryeqytetit. Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, tha për “Monitor” se krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar, konsumi për këto struktura ka rënë 20%.

Z.Jahja pohon se faktor kryesor i pakësimit të konsumit është ulja e numrit të turistëve dhe rënia e fuqisë blerëse prej vendasve.

“Vjet në muajin janar në bare dhe restorantet në Tiranë pati një numër të lartë frekuentimi nga turistë të huaj. Fluksi i turistëve të huaj që vizituan Tiranën në 2024 ishte i pazakontë për muajin janar. Për muajin janar 2025 vihet re që ka rënie të ndjeshme të turistëve të huaj.

Kjo ka ndikuar te rënia e konsumit të kafesë, pijeve alkoolike dhe ushqimit në restorante. Faktorë të tjerë që po ndikojnë te konsumi vijojnë të jenë rritja e çmimeve dhe rënia e vazhdueshme e konsumit nga vendasit. Për vendasit, rritja e çmimeve dhe emigracioni janë faktorët kryesorë që ndikojnë te tendenca rënëse e konsumit.”

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve parashikon përmirësim të konsumit prej muajit mars, kryesisht në zonat bregdetare, ndërsa në Tiranë dhe qytete të tjera, tendenca e konsumit do të mbetet me luhatje.

Gjatë 2025-s, ecuria pritet të jetë e mirë, por do të ketë shumë luhatje, pasi ka filluar të ndiejë edhe sezonalitetin e turizmit. Në disa qytete si: Lezhë, Vlorë, Sarandë etj., ka pasur mbyllje të bizneseve përkohësisht, për t’u rihapur sërish me afrimin e sezonit së verës. Kjo për arsye se nuk kemi në nivele të kënaqshme konsumim dhe se kostot e mirëmbajtës së stafit janë dyfishuar”, pohoi ai më herët.

Z.Jahja nënvizon se në Shqipëri konstatohet ende fragmentim shumë i fortë, i sektorit. Por sipas tij, ka nisur një rishpërndarje apo vetërregullim në HoReCa që pritet të vijojë deri sa tregu të normalizohet. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit. Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe vështirësia për gjetjen e punonjësve, por edhe informaliteti për pagat e tyre. Në 2023, në këtë sektor nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve llogaritej një mungesë prej 15 mijë punonjësish. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se parashikohet të vijohet me politikën e rritjes së pagave dhe kostoja shtesë do të reflektohet te çmimet për konsumatorin final./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë