BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

TIRANË- Të paktën 62 për qind e ankimimeve të paraqitura në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë vitit të shkuar kishte të bënte me fazën e vlerësimit të ofertave. Të dhënat zyrtare nga ky Komision tregojnë se numri total i ankesave të paraqitura pranë tij ishte 1151.
“Rreth 437 prej tyre ose rreth 38 %, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 714 ankesa ose rreth 62 % e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave” thuhet në raport. I njëjti nënvizon se në vitin 2024, Komisioni i Prokurimit Publik shqyrtoi 1135 ankesa, nga të cilat për 327 ankesa i ka kërkuar autoritetit kontraktor të bëjë modifikimet e specifikuara në vendim.
“Gjatë vitit 2024, pas tejkalimit të afatit ligjor, KPP iu ka dërguar 99 kërkesa drejtuar autoriteteve kontraktore për zbatim – vendimi, në krahasim me 78 kërkesat në vitin 2023. Shpejtësia mesatare e zbatimit të vendimit nga autoriteti kontraktor është 6.1 ditë nga data e dërgimit të kërkesës për zbatim vendimi” thuhet në raport.
Por pavarësisht akimimeve që mund të bëjnë operatorët ekonomikë për një procedurë jo në të gjithë rastet ajo mund të pranohet nga ana e Komisionit. Referuar shifrave numri më i lartë i ankesave ka të bëjë me kategorinë e mallrave, ku u regjistruan 728 ose 63.2 % ankesa, vijon me kategorinë shërbime me një numër prej 310 ose 27 % ankesash, punë publike 112 ose 9.7% ankesa dhe leje minerare 1 ose 0.1 % ankesa.
“Në këto kategori, Komisioni ka pranuar plotësisht 49.9 % të ankesave, ka refuzuar 32 % të ankesave, ka mbyllur çështjen ose pranuar nga ana e autoritetit kontraktor në 14.7 % të rasteve, ndërsa ka pasur tërheqje nga ankesat në 3.1 % të rasteve dhe nuk ka marrë në shqyrtim 0.3 % të ankesave. Ky informacion mund të shërbejë si bazë për të identifikuar fushat problematike dhe për të ndërmarrë masa përmirësuese në proceset e prokurimit publik në të ardhmen” vlerëson KPP.
Gjatë periudhës 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024, janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, 1151 ankesa në total, prej të cilave 1144 (99.4 %) ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 5 (0.4 %) ankesa për procedurat e ankandit publik, 1 (0.1 %) ankesë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe 1 (0.1 %) ankesa për leje minerare./ Monitor
ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ndoka u ekstradua ditën e sotme nga Italia në vendin ...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës gjatë dy dekadave t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Më 5 prill 2025 hyri në fuqi tarifa bazë prej 10% mbi të gjitha importet në SHBA, duke përfshir...
HAS- Banorë të Hasit kanë dalë në protestë ditën e sotme, për shkak të rrugës së keqe. Mësohe...
TIRANË- Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, bashkë me disa drejtorë janë pas hekurave nëpër procese gjyq&...
HAS- Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Raportohet se i riu kishte dalë për të gjuajtu...
aku TIRANË- Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi...
Nga dhjetori deri më tani skandali zë skandalin sa i përket sigurisë ushqimore. Pas mandarinave të kthyera nga Kroacia, salmonelë...
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Pos...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në stadiumin "Arena Kombëtare" do të zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Në lidhje me k&eu...