Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

DIBËR- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Pilafes të Dibrës për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash, në të cilën u raportua dhe për të shtëna me armë. Mësohet se kandidatët Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi bllokuan një makinë të një kandidati të PS-së, së bashku me disa simpantizantë demokrat. Policia ka zbardhur ngjarjen ditën e sotme dhe bën me dije se nuk ka pasur të shtëna me armë. Më tej mësohet se janë referuar materialet në SPAK për tre persona; Xhemal Gjuknshi, Esat Gjura dhe 35-vjeçarin I.SH.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), telefonoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kishte ndaluar shtetasin E.C., që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave, ju informojmë se;
Menjëherë me marrjen e telefonatës, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe drejtuesit e DVP dhe të Komisariatit Dibër. Nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm, Prokurorit të Rrethit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kanë vijuar veprimet për menaxhimin, ndjekjen dhe hetimin e plotë të situatës. Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar të bllokuara nga kandidati për deputet shtetasi Xh.Gj., shtetasi E.Gj., dhe persona të tjerë, automjetet e shtetasve I.C., dhe R.D.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorëve, ka bërë këqyrjen e këtyre automjeteve ku nuk është konstatuar asgjë me interes për hetimin. Në vijim të dyshimeve për automjete që shpërndanin vlera monetare, shtetasi E.M., dhe A.H(Gj), i janë vënë në ndjekje një automjeti tjetër që drejtohej nga shtetasi I.Sh., nga ku është dëmtuar automjeti i shtetasit E.M.
Gjithashtu, shtetasi Xh.Gj., ka shprehur pretendimin se ka qenë dhe punonjësi i policisë, shtetasi E.Gj (i ati i kandidatit për deputet të subjektit politik Partia Socialiste shtetasi D.Gj) që po përpiqej të shpërndante para në shkëmbim të votës dhe pasi janë vënë në ndjekje simpatizantët e subjektit politik të Partisë Demokratike, ai është larguar dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në lidhje me këtë pretendim, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorëve, ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nuk janë gjetur gëzhoja apo indicje të tjera se ky punonjës ka përdorur armën.
Në lidhje me rastin, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit punonjësi i policisë shtetasi E.GJ, ku nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i është sekuestruar arma shërbimit dhe janë kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore.
Sa më sipër, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër për kompetencë dhe për vlerësim, kanë referuar materialet pranë SPAK, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Xh.Gj., 62 vjeç, dhe E.Gj., 33 vjeç, si dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit I.Sh., 35 vjeç
GRAMSH- Dy të rinjë të moshës 22 dhe 32-vjeç humbën jetën jetë tragjikisht një ditë më parë &nbs...
VLORË- Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvi...
TIRANË- Për disa nga ekspertët, propozimi i nismës për faljen e borxheve tatimore mbi 10 vjet synon pastrimin e regjistrave dhe leht&...
TIRANA- Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar k...
SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 maji...
FIER- Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fieri...
DIVJAKË- Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor ‘pushimi i shoferit’, Divjakë...
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 4 persona, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fusha...
GRAMSH- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasi dy të rinj humbën jetën në fshatin Holtë të...
TIRANA- Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës 'Team Jayco–AlUla' u rrëzua pranë stadiumit "Arena Kombëtare". Mëso...