I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

TIRANË- Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm Policie Hajrulla Xhivini ka treguar ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë teksa ka urinuar para Gjykatës së Lartë në formë protestë. Duke folur nga arratia për Dosja.al, Xhivini ka treguar se e gjithë historia ka nisur në datën 20 shtator të vitit 2020, ku ka pësuar një aksident me motor për shkak se i janë sulur qentë e rrugës në qytetin e Beratit.
Për këtë aksident që pësoi, Xhivini ka kërkuar dokumentet nga Policia e Beratit në mënyrë që të hidhte në gjyq bashkinë Berat. Por sipas ngjarjes së treguar për Dosja.al, Xhivini iu drejtua SHÇBA-së për tu zhgënjyer nga drejtori i atëhershëm Muhamet Rrumbullaku. Në këto kushte, Gjykata e Beratit ka shpallur moskompetencë për çështjen dhe ka tentuar që ta kaloj këtë në Gjykatë Administrative.
Po ashtu Xhivini ka deklaruar se vendimin e Gjykatës së Beratit e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, Gjykata e Lartë e ka sorollatur për një vit dhe ky është arsyeja e vendimit që ai mori për të protestuar kundër Gjykatës së Lartë, duke bërë gjestin e protestës me aktin e turpshëm te urinimit, para godinës dhe duke e hedhur videon në rrjetin social TikTok. Gjithashtu Xhivini ka bërë një akuzë të fortë ndaj autoriteteve në Shqipëri se kanë tentuar që ta helmojnë në Rinas.
"Unë pësova një aksident në datën 20 shtator 2020, mu turrën qentë e rrugës. Pasi nuk kishte shumë drita, rash nga motori dhe pësova një aksident të rëndë. Banorët thërritën ambulancën dhe pas 5 minutash vjen policia që me kthen dhe më ndihmon. Policia në ato momente më kërkon patentën dhe në atë kohë më thanë që po vjen ambulanca. Për 2-3 ditë isha në spital me qepje nga të gjitha anët, më pas u transferova në Milano. Këtu isha në urgjencë deri sa hoqa penjtë. Pasi erdha në Berat, kërkova dokumentat. Në atë kohë takova Nallbatin, edhe pse më tha se do të japim dokumentat, nuk mi dhanë sepse une e fitoja gjyqin kundër Bashkisë Berat.
Më pas u ankova në SHÇBA, u dërgova një email, pasi në telefon nuk më përgjigjeshin. Në Rinas më ka ardhur emaili nga SHÇBA, por pa asnjë përgjigje. Drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku më tha se kisha marrë një gjobë për shpejtësi, unë nuk kisha asnjë ide për gjobën. Gjobën që mora e kisha me firmë të falsifikuar. Në Berat bëra kallëzim, por nuk më dhanë kopje. Prokuroria kishte mbyllur çështjen dhe në atë kohë kishin shkruar në dokumenta që unë nuk kisha dhënë asnjë emër dhe asnjë detaj për ngjarjen.
Në gjykatën e Beratit kisha hapur një padi civile kundër Bashkisë për shkaktim dëmi. U bënë dy seanca, e para ishte pa praninë e Bashkisë Berat ndërsa e dyta ishte e pranishme dhe gjykata shpalli moskompetencë. Këtë vendim une e ankimova në Gjykatën e Lartë dhe më kanë sorollatur për një vit me vendime të ndërmjetme. Në atë kohë i kam shkruar Sokol Sadushit dhe më pas u vendos data e seancës gjyqsore. Kam ankimuar këtë te KLP dhe ILD dhe janë tallur. U detyra që të protestoja në Gjykatën e Lartë pas vendimit për mospranimin e kërkesës time. Kërkesën për protestën e kisha dërguar me email më përpara dhe më pas më kërkuan që të shkoja në drejtori ta firmos.
Në Gjykatën e Lartë para se të nisja protestën ka dalë Sokol Sadushi dhe unë kam bërtitur me megafon: Sokol Sadushi koka e krimit të organizuar. Rojet e Gjykatës së Lartë kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Në një tjetër protestë kam shkuar i pirë më dijeninë time në mënyrë që të mos më dënonin dhe të beja gjestin e ujit të hollë në Gjykatë. Videon e bëra vetë dhe e kam publikuar në TikTok. Teksa më lanë me arrest shtëpie dhe më pas me detyrim paraqitje, më kanë helmuar në Rinas. Tashmë nuk shkoj të paraqitem sepse po tentojnë që të më helmojnë," përfundon kandidati për drejtor Policie.
I pyetur nga Dosja.al, se përse e ka bërë aplikimin për Drejtor të Përgjithshëm Policie, Xhivini u shpreh se e ka dorëzuar online dhe me qëllim që të luftojë korrupsionin. Sipas tij, kjo ngjarje që i ndodhi atij të mos i ndodhë qytetarëve të tjerë në vend.
"Aplikimin e bëra sipas standarteve që janë, i padënuar më parë, me letër motivimi, me çertifikatë sigurie me programin luftë korrupsionit dhe me përmirësimin e teknologjisë informatike. Qëllimi im ka qenë që të luftojë korrupsionin sepse unë vetë e kam pësuar këtë të kurriz. Aplikimin e kam bërë online dhe dokumentat i kam dërguar në email si dhe në website," tha Xhivini.
foto ilustruese ELBASAN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Gjithashtu Ervis Mersini ishte dënuar nga Gjykata e...
TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon Goxhara, i c...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Durrë-Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshir&eu...
ZVICËR- Dy shqiptarë janë dënuar me burg dhe me dëbim të menjëhershëm nga Zvicra. Mësohet se të rin&eum...
TIRANË- AKEP hapi në fillim të këtij muaji garën për dhënien në përdorim të frekuencave të para që...
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht ...
DashiTë shtunën së shpejti mund të kuptoni se një person me të cilin jeni afër mund të ketë qenë shumë ...
Foto ilustruese GREQI- Një 10-vjeçare shqiptare është përjashtuar nga një shkollë në Greqi. Mësohet se ...
Foto ilustruese TIRANË- Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti në Shqipë...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë ...