AKTUALITET

Terapia hormonale/ Dom Mark Pashkja: Medikamentet, të njëjtat që përdoren për kastrimin e pedofilëve në SHBA

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 11:25

Terapia hormonale/ Dom Mark Pashkja: Medikamentet, të njëjtat që

Për zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, udhëzuesi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për terapi hormonale falas në QSUNT,tregon se si taksat e shqiptarëve përdoren për kastrimin kimik të adoleshentëve.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dom Mark Pashkja tha se medikamentet e përfshira në këtë terapi janë të njëjtat me ato që përdoren për kastrimin kimik të pedofilëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, mbetet ende e paqartë se si një shtet me burime të kufizuara, ku të sëmurët me patologji jetësore përballen çdo ditë me mungesa medikamentesh, gjen hapësirë financiare për të mbuluar kosto të larta të terapive të tilla.

Dom Mark Pashkja, theksoi se dhe specialistë pranë institucioneve mjekësore kanë ngritur alarmin se ky proces u heq përgjithmonë të rinjve të shëndetshëm mundësinë për të pasur fëmijë dhe për të krijuar familje.

Adoleshentëve u lihet vetëm një dritare kohore prej një deri në gjashtë muaj për të marrë një vendim madhor, i cili i kthen ata në pacientë të përhershëm të sistemit shëndetësor.

Fjala e plotë:

Nuk po i besoja syve për udhëzuesin, po ashtu nuk i besova syve as për atë dokumentin mbështetës mbi të cilin është krijuar urdhri, pra udhëzuesi. Gjëja e parë do të thotë është diçka, parimisht nuk jam jurist, por diçka nga kultura juridike e kuptoj. Do të thotë, një ligj lind kur ekziston nevoja për të rregulluar diçka ose një aspekt të shoqërisë. Pyetja ime e parë dhe bazike është: pse kemi nevojë për këtë? A ka nevojë vërtet Shqipëria, a ka një emergjencë për këtë gjë? Unë besoj që jo, për faktin sepse do të thotë një fenomen për të cilin ne do të duhet të përballemi si shoqëri, si shtet, është çështja e shpopullimit. Do të thotë ne duhet të bëjmë çmos që në një farë mënyrë të stimulojmë kulturën e jetës, të stimulojmë familjet e reja, të stimulojmë një kulturë e cila ngre në një farë mënyrë atë gjallërinë që është duke braktisur pjesën periferike, pjesën e qyteteve. Unë shpeshherë iu them edhe këtyre miqve në Tiranë: shikoni se nuk është Shqipëria Tirana. Do të thotë qytetet edhe fshatrat janë duke shkuar drejt boshatisjes, drejt shpopullimit. Ky aspekt besoj që kjo është arsyeja e parë. Pra, nuk kemi nevojë.

 Pastaj, nga vetë se si niset pjesa e ligjit. Thotë, terapi. Terapia nga pikëpamja, nga koncepti i pikëpamjes mjekësore, vjen si tentativë për të kuruar diçka që nuk funksionon. Çfarë nuk funksionon këtu? Por kemi të bëjmë me organizma që janë totalisht të shëndetshëm dhe që mirëfunksionojnë. Dhe këto do të duhet të futen në terapi, do të thotë elementet, dhe duke diskutuar me atë grupin e ekspertëve pranë Kishës Katolike, mjekë të famshëm, po mbanin me kuptu një diçka të tmerrshme. Elementet që përdoren brenda terapisë hormonale, janë elementë të cilët përdoren për kastrimin e pedofilëve. Do të thotë, në vendet që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo disa vende që kanë këtë metodë janë të gjithë elementet që këtu parashikohen në udhëzues, që përdoren për kastrimin e pedofilëve. Tani, a kemi të bëjmë me një terapi hormonale apo me kastrimin e individëve të tillë? Pastaj gjëja e tretë që është shumë e rëndësishme, kemi të bëjmë thotë nga mosha 14 deri në moshën 16 vjeçare.

Sepse këtu ka dhe një paradoks. Përpara nëntorit, nëse s'gaboj, kaloi ligji për barazinë gjinore. Është një ligj që ne e kemi... të gjitha komunitetet fetare por edhe ne, do të thotë si komunitet, e kemi kundërshtuar masivisht. E kemi pranu edhe vetë personalisht që e kam kundërshtu. Kemi pranu të shara, sulme nga komuniteti LGBT, gjithçka, sepse jemi kundër barazisë gjinore, sepse ne nuk e kuptojmë. Edhe ironia cila është? Që ligji në fjalë, udhëzuesi në fjalë, është bërë në shtator të vitit 2023, ligji ka kaluar në nëntor. Do të thotë, këtu ka qenë një plan i mirëfilltë i qartë që të përgatitet në një mënyrë sintonike si ligji, si udhëzuesi për të arritur te ky produkt që të arrijmë te ky produkt që kemi. Pastaj aty thotë që nga një deri në gjashtë muaj, është koha e pritjes. Një pyetje do të thotë... në fund do ta mbyll dhe me një apel. Një pyetje, për gjashtë muaj... cili adoleshent e kupton nëse është duke bërë hapin e duhur në të jetës apo jo?

Gjëja e dytë. Në gjashtë muaj ti vendos pasoja fatale për një person, që nuk mund të jetë më nënë ose babë. Që nuk mund të krijojë më familje. Po ne po themi për funksionet vitale. Pastaj kjo është një praktikë që ka dhënë, nëse iu referohemi disa rasteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realitet që e njoh pjesërisht, janë miliona miliona dollarë që shteti amerikan tashmë po iu paguan viktimave për faktin sepse ato thonë: në momentin që ne kemi vendos për të bërë operacione të tilla, për të bërë terapi të tilla, nuk kemi qenë të vetëdijshëm. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm për hapin dhe praktikisht ju, do të thotë sistemi shëndetësor, na keni shkatërruar jetën tonë. Një tjetër element që duhet shtuar, është fakti që... është edhe shumë ironike, aty në urdhër ju jepet thotë në fund që duhet të hyjë në fuqi menjëherë dhe ngarkohet gjithë personeli i Qendrës Sanitare Universitare Nënë Tereza që të aplikojnë këtë urdhër. Tani, ironia më e madhe cila është? Kjo do të jetë një shërbim shëndetësor që do të jepet falas, pra do të thotë nga buxheti i shtetit, nga taksat tona.

Është një terapi që për individët, duhet ta themi, nuk përfundon asnjëherë. Të gjithë ato që i nënshtrohen terapive hormonale iu nënshtrohen për gjithë jetën. Tani, në një sistem si i yni ku nevojat edhe emergjencat nuk janë të pakta, që nga të sëmurët me kancer e nga shumë e shumë aspekte. Tani ne duhet të angazhohemi nga taksat tona që të paguajmë për disa individë, të cilët dëshirojnë të futen në një terapi për çrregullimet e tyre që nuk janë fiziologjike, duhet ta themi. Janë psikologjike, shpirtërore dhe identitare, nëse mund të themi kështu. Që në fakt nuk kërkojnë një trajtim kirurgjik nëse flasim, apo hormonal. Ato kanë nevojë për një trajtim neuropsikiatrik, edhe të gjithë e dimë.

Edhe ndoshta e di që do të më sulmojnë e do të më thonë për këtë gjë, por e vërteta është më e shenjtë se asnjë gjë tjetër dhe kjo është e vërteta. Dhe do të thotë që neve jemi duke paguar nga lekët tona një instrument që do të jetë shkatërrues për veten tonë. Do të thotë është një farë vetëhedhje në erë nëse mund të shprehemi kështu. Për të përfunduar dhe pjesën e fundit, kam dëshirë, duhet vërtet një reflektim. Unë personalisht kam një lutje kështu shumë personale. Jam i bindur që të gjithë ata që e kanë formuluar ligjin, që janë suportuesit kryesorë të ligjit, nuk do të donin asnjëherë që një fëmijë i tyre të shkojë te një mjek, të shkojë te një komision që nuk e njeh, dhe t'i nënshtrohet një procesi që do të ketë pasoja jetësore për të.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?