Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Në Tiranë, fillimi i vitit të ri për më të vegjlit nuk është gjithmonë festë. Mijëra prindër përballen me radhë të gjata, refuzime dhe kosto të papërballueshme, pasi çerdhet dhe kopshtet publike janë shumë më pak se nevojat reale. Me vetëm pak institucione funksionale përballë një qyteti që rritet çdo ditë, qindra fëmijë mbeten jashtë sistemit. Pasojat prekin familjet, ekonominë dhe vetë fëmijët.
Me nisjen e shtatorit, fëmijët nisin përgatitjen për vitin e ri arsimor, e me po kaq entuziazëm edhe të vegjlit i drejtohen çerdheve dhe kopshteve për herë të parë!
Që nga nisja e muajit, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin ndaj institucioneve vendore se çerdhet dhe kopshtet publike në Tiranë po bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme.
Ai sjell konkretisht njësinë 5 që përfaqëson, se janë vetëm 4 çerdhe dhe 6 kopshte për më shumë se 100 mijë banorë që ka kjo zonë.
“Sot, ankthi i disa javëve me prindër që më telefonojnë e thonë se nuk po regjistrojnë dot fëmijët. Sinqerisht, është mundësia” shprehet ai.
Mungesa e çerdheve dhe kopshteve sjell një sërë pasojash zinxhir, që nga kosto ekonomike për prindërit, për kopshte private, tek pagesat e dadove apo tek orari i punës së prindërve.
E siç lexohet qartë në shqetësimin e deputetit Braçe Tirana nuk vuan nga mungesa e tokës apo e ndërtesave, por nga mungesa e planeve konkrete për t’i kthyer ato në institucione funksionale për fëmijët.
Bashkia Tiranë, aplikimet shumëfish më të larta se kapacitetet
Sinjalizo pas marrjes së shqetësimeve nga prindër në kryeqytet iu drejtua Bashkisë Tiranë, për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh me këtë situatë!
Të dhënat e Bashkisë së Tiranës për vitin e fundit flasin për një numër rekord aplikimesh.
Vetë institucioni tregon se pati 3924 aplikime për çerdhe, 2546 aplikime për herë të parë në kopsht, 2768 kërkesa për kalimin nga çerdhja në kopsht.
Pra, gjithsej 9238 kërkesa, në një qytet metropol me më shumë se 1 milion banorë, funksionojnë vetëm 45 çerdhe, 54 kopshte dhe 126 grupe rurale.
Shifrat tregojnë se çdo vit qindra fëmijë nuk gjejnë dot vend në sistemin publik. Refuzimi bën që prindërit t’i drejtohen privatit.
Bashkia justifikohet me kriteret përzgjedhëse: përparësi kanë jetimët, fëmijët me aftësi ndryshe, ata nga familjet me ndihmë ekonomike apo me të dy prindërit në punë. Por edhe pas kësaj skeme të gjatë filtrimi, një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve mbetet jashtë.
Ekspertët, një krizë e paralajmëruar, por e lënë në harresë!
Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, kjo krizë nuk është surprizë, por pasojë e mungesës së planifikimit.
Ai thotë se numri aktual i çerdheve dhe kopshteve nuk mjafton. Është rritur ndjeshëm ardhja e familjeve nga rrethet drejt Tiranës. Kjo kërkon studime urgjente dhe investime afatgjata, të cilat mungojnë.
“Ne kemi zgjedhur të bëjmë investime me interes politik, jo aty ku është nevoja reale,” shprehet Mehmeti.
Sipas tij, zonat më të prekura janë Astiri, Komuna e Parisit, Zona e Freskut dhe 5 Maji. “Prindërit atje ose paguajnë shumëfish në privat, ose bëjnë kilometra çdo ditë për të çuar fëmijët në një institucion më të largët. Ka familje që i mbajnë në shtëpi. Është e papranueshme.”
Zonat ku janë më problematike, janë njëkohësisht edhe zonat më të populluara të kryeqytetit.
Paradoksalisht kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhet të garantohet arsimim falas, por realiteti në terren është ndryshe.
Realiteti në terren: kopshtet që mbyllen në mesditë
Gazetarja për çështjet sociale, Ortensa Budlla, e sheh problemin nga terreni. Sipas saj, në disa kopshte dhe çerdhe publike, prindërit detyrohen t’i marrin fëmijët që në mesditë. Arsyeja: mungesa e shtretërve dhe mbipopullimi i grupeve.
“Kemi përballë një sistem të mbingarkuar. Shifrat e aplikimeve nuk përputhen me kapacitetet reale. Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve ka kërkuar hapjen e të paktën tetë institucioneve të reja, por nuk ka asnjë reagim,” thotë Budlla.
Ajo thekson edhe kontrastin e madh financiar mes publikëve dhe privatëve: “Në publik pagesa është minimale, rreth 5 mijë lekë të reja në muaj. Në privat, shkon mbi 20 mijë. Diferenca është e papërballueshme për shumë familje.”
Nga vëzhgimi që kemi bërë në terren, kopshtet private në zonat kryesore të Tiranës, siç është Myslym Shyri, Ish-Blloku, zona pranë stadiumit, shifrat arrijnë deri në 40 mijë lekë, sa një rrogë minimale në vend.
Një nënë e re tregon se pas dy refuzimeve në çerdhet publike të zonës, u detyrua të çonte vajzën në një institucion privat. “Pagesa mujore është katërfish më e lartë. Na rëndon shumë, por nuk kishim zgjedhje. Të dy jemi në punë dhe nuk kemi gjyshër afër,” thotë ajo.
Ndërsa një baba nga Astiri flet për lodhjen e përditshme: “Çdo mëngjes bëjmë tre kilometra për të çuar djalin në një çerdhe. Ndërkohë, këtu pranë ka hapësira bosh. Nuk kuptoj pse nuk ndërtohen institucione aty ku jetojmë.”
Mungesa e institucioneve parashkollore ka pasoja të dukshme. Fëmijët shpesh detyrohen të kalojnë orë të tëra në ambiente të mbingarkuara dhe të mbyllura. “Kjo ndikon në zhvillimin psiko-emocional, ul mundësitë për socializim dhe sjell probleme të sjelljes si agresiviteti,” paralajmëron Mehmeti.
Një tjetër paradoks është trajtimi i fëmijëve me aftësi ndryshe. Në letër, ata kanë prioritet. Por në praktikë, institucionet shpesh i refuzojnë. “Mungojnë ndihmës-mësuesit dhe psikologët. Prindërve u thuhet hapur se nuk mund t’i pranojnë,” shton eksperti.
Zgjidhjet që mungojnë
Kur kryefjalë e së paku katër viteve të fundit, ka qenë se Tirana është kryeqyteti europian, kur vjen puna në elementët e domosdoshëm jetësor, realiteti mbetet ende shumë larg.
Modelet ndërkombëtare ofrojnë shembuj. Në disa vende si Gjermania apo Holanda, çerdhet vendosen pranë bizneseve të mëdha, duke u dhënë mundësi prindërve të jenë afër fëmijëve. Ky model do të kërkonte partneritet mes shtetit dhe privatit, një praktikë që nuk është shfrytëzuar në Shqipëri.
Nga ana tjetër, kërkesa për të paktën tetë institucione të reja në Tiranë është ende pa përgjigje. Pa to, çdo vit situata do të përsëritet.
Bashkia ka premtuar për hapjen e dy kopshteve të reja, një në njësinë 8 dhe një në Farkë, por duken të pamjaftueshme përballë nevojave reale të një qyteti që rritet me ritme të pandalshme.
Tirana ka hapësira, ka kërkesë dhe ka mundësi për të ndërtuar institucione të reja parashkollore. Çfarë mungon është vizioni dhe vendosmëria.
Denoncimi i Braçes nuk ishte thjesht politikë, por një pasqyrim i një realiteti që prek mijëra familje çdo ditë. Çerdhet dhe kopshtet nuk janë luks, por domosdoshmëri për zhvillimin e fëmijëve dhe barazinë sociale.
Nëse kjo krizë nuk adresohet me urgjencë, Tirana rrezikon të thellojë ndarjen mes atyre që kanë mundësi të paguajnë dhe atyre që mbeten jashtë sistemit. Dhe kjo është një faturë që do ta paguajë i gjithë shoqëria./ACQJ
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 67”, shërbimet e policisë kanë arrestuar në zonën e...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë ...
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në zonën e Kamzës, ku persona ende të paidentifikuar vendosën lë...
Deputeti i PD-së Xhelal Mziu dhe familjarët e tij u tronditën rreth orës 00:55 të kësaj të premte, pasi pranë banesë...
Vëllezërit Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pran...
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar trit...
Në tregun e këmbimit valutor, sot një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.9 lekë. Ndërkohë, Euro blihet me ...
Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, ka përfunduar një mision në Mal t&eu...
Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet...
Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë. Të dh&e...