AKTUALITET

Tirana, një oaz i nxehtë betoni/ Si "babëzia" e ndërtimeve po shkatërron historinë, gjelbërimin dhe klimën e kryeqytetit?

Esmeralda Topi Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 19:02
Tirana, një oaz i nxehtë betoni/ Si "babëzia" e
foto ilustruese

TIRANË- Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema “Dajti”, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës “Myslym Shyri”. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema “Dajtit”.

Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit.

“Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit. Asnjë nga ne nuk kishte dijeni”, tregon Adriana Puleshi.

Të shqetësuar për dritaret e bllokuara, ajrosjen e pamjaftueshme dhe mundësinë e dëmtimit të themeleve të viteve ’70, banorët kanë zgjedhur rrugën ligjore për të ndalur këtë projekt me vlerë 600 mijë euro.

“Punimet janë pezulluar prej tre javësh. Ne duam vetëm që të rikthehet siç ka qenë” shpreson Adriana- historia e së cilës nuk është e izoluar.

Epoka e kullave

Babëzia e ndërtimeve në kryeqytet ka nxjerrë në protesta edhe banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” në ish‑Bllok. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një kulle 16-katëshe.

“Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth” ankohen banorët në një letër publike.

Projekti parashikon katër kate nëntokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi. Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës. Ndaj, urbanistët ngrenë si shqetësim shkeljen e planit urbanistik.

“Lartësia sipas planit urbanistik të Tiranës e parashikon të jetë 9 kate. Ky është ligj që po shkelet. Çdo ndërtesë që ju shihni mbi 9 kate është në kundërshtim me këtë plan”, thotë urbanisti Gentjan Kaprata.

Këto dy histori reflektojnë sëmundjen që po i merr frymën Tiranës: valën e ndërtimeve pa kufij, pa konsultime publike, që po e veshin qytetin me beton në vend të gjelbërimit.

Bum ndërtimesh

Një vit më parë, Tirana regjistroi sipërfaqen më të lartë ndërtimore në historinë e saj.

Instituti i Statistikave llogariti se sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë arriti mbi 1.9 milionë metra katror- më e larta që prej vitit 2005 kur INSTAT ka nisur raportimet për kryeqytetin.

Me 77% të gjithë sipërfaqes së lejeve të ndërtimit në Shqipëri përqendruar vetëm në Tiranë, kryeqyteti po përjeton një bum ndërtimi që sfidon çdo kufi urban të qëndrueshëm. Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.

“Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.” – argumenton Kacani.

Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapësirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapësira për parkim apo hapësira sportive. Por vitet e fundit, mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja e ka tejkaluar me disa herë këtë tregues.

“Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.” –argumenton Artan Kacani, arkitekt, urbanist.

Beton në vend të pemëve

Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar në qendrat urbane është ai për hapsirën e gjelbër, që duhet të jetë 9 metër katror për banor. Por sot ky koeficent në kryeqytet sipas ekspertëve është inekzistent.

“Aty ku ka pasur park është bërë pallat ose ndonjë parkim… lulishtet janë shndërruar në pallate, oborret mes pallateve janë zhdukur”, argumenton Olsi Nika nga Eco Albania.

Shkeljen e kanë ligjëruar, argumenton urbanisti Imeldi Sokoli.

“Në shtator të 2024 kanë amenduar ligjin e planifikimit të territorit duke i dhënë kompetencë Këshillit Kombëtar të Territor që të ketë fuqi mbi planin e përgjithshëm të territorit në bashki”, shpjegon ai. “Me këtë ndryshim po legjitimojnë çdo ndërtim që bie në kundërshtim me planin urbanistik- në çdo qytet. – thekson më tej urbanisti.

Valët e ndërtimit pa kriter nuk kanë kursyer as oazet e dikurshme të gjelbërimit në kryeqytet.

“Këtu nuk po kursehet asgjë. Edhe parku i liqenit ka filluar të kafshohet nga ndërtimet”, vë në dukje eksperti i mjedisit Olsi Nika.

Parku i Liqenit Artificial, dikur “mushkëria” e Tiranës, tashmë tregon shenja të qarta transformimi, të evidentuara nga imazhet satelitore . (Shihni ndryshimin në kohë në këtë vizualizim) Po kështu, Liqeni i Farkës, që dikur përbënte një strehë natyrore në kodrat përreth, po mbushet me vila dhe ndërtime të reja, duke zhvendosur pemët nën beton – ndryshimet mund t’i vëreni vetë këtu.

Ishull urban i nxehtësisë

Në mungesë të hapësirave të gjelbra, parqe, shëtitore apo lulishte, Tirana po përjeton një fenomen të njohur në studimet klimatike si  “ishulli i nxehtësisë urbane”. Kryeqyteti regjistron temperatura 2–3 °C më të larta, dhe në raste të veçanta edhe deri në 5 °C më shumë brenda zonave të ndërtuara, krahasuar me zonat përreth.

Kjo rritje temperaturash vjen si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës: betonit dhe asfaltit në vend të gjelbërimit.

Shtimi i urbanizimit, mungesa e hapësirave të gjelbërta janë faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e ishujve të nxehtë urban”, shpjegon Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkenave në Tiranë.

“Ajo që bëjnë” – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – “është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapësira duhet t’i shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve”

Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e temperaturës, sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, është bllokimi i rrymave ajrore që vinin nga Dajti drejt bregdetit, si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të dendura, të cilat pengojnë qarkullimin natyral të ajrit dhe përkeqësojnë ndjeshëm ngrohjen.

“Nga ndërtime me 5 kate po shohim kulla apo ndërtesa shumë herë më të larta”, thekson Nika. Çdo ndërtim i ri, sforcon edhe më tej këtë ishull nxehtësie, duke zhdukur hijet dhe duke përkeqësuar mikro-klimën urbane.

“Kjo nuk është e njëjtë për gjithë vendet e tjera të territorit, që kanë pak a shumë atë zhvillim urban që kanë pas edhe më para”, shton profesor Petrit Zorba nga IGJEO.

Nga rritja e ndjeshme e temperaturave për shkak të ndryshimit të klimës dhe pa masat e duhura, Tirana kërcënohet të bëhet një “oaz” betoni ku cilësia e ajrit do të përkeqësohet më tej duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.  

“Tirana është bërë e pajetueshme”, argumenton Nika. “Sheshi Skëndërbej është shembulli më i shëmtuar. Temperatura në shesh rritet automatikisht sepse shkurret (hapësirat e gjelbra) duhet të ishin të integruara dhe jo aty ku janë” përfundon ai./ Faktoje.al

ndertimet ne tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan