Policia ekuadoriane dhe kanadeze arreston 26 anëtarë të kartelit Los Lagartos, të cilët vepronin me mafien shqiptare. Hetimi për operacionin u zhvillua gjatë 20 muajve në disa provinca të Ekuadorit. Gjatë kësaj kohe, autoritetet përcaktuan se organizata kriminale ishte e përfshirë në kontaminimin e kontejnerëve të transportit me drogë për dërgesa ndërkombëtare.
Mëngjesin e kësaj të enjteje, 12 mars, u konfirmua arrestimi i 26 personave në kuadër të operacionit ‘Bremen’. Sipas deklaratave të ministrit të Brendshëm, John Reimberg, operacioni bëri të mundur shkatërrimin e një strukture kriminale të lidhur me trafikun e drogës, e cila kishte lidhje me mafien shqiptare dhe grupin e krimit të organizuar Los Lagartos, pas një hetimi që zgjati 20 muaj dhe përfshiu operacione në disa provinca të vendit.
Sipas ministrit, ky operacion përfaqëson një goditje ndaj ekonomive kriminale të mafies shqiptare dhe krahut të saj operativ në Ekuador, Los Lagartos.
Në kuadër të operacionit u kryen 20 kontrolle (bastisje) në provincat Guayas, Los Ríos, Manabí dhe Chimborazo. Këto ndërhyrje çuan në arrestimin e 26 personave, sekuestrimin e rreth 300 kilogramëve drogë dhe konfiskimin e pesë automjeteve luksoze.
Sipas ministrit të Brendshëm, hetimi nisi pas zbulimit të 1.1 ton drogë në vitin 2024, e fshehur në material aurifer (material me përmbajtje ari). Ky rast u bë publik kur autoritetet zbuluan ngarkesën e kontaminuar. Pas këtij zbulimi, hetimi u thellua dhe çoi gjithashtu në sekuestrimin e rreth 2.5 tonëve të tjerë drogë.
Ministri njoftoi se operacioni pati pjesëmarrjen e organizmave ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe Royal Canadian Mounted Police, agjentët e së cilës bashkëpunuan në territorin e Ekuadorit për të identifikuar anëtarët e rrjetit kriminal dhe për të koordinuar veprime edhe jashtë vendit.
Sipas autoriteteve, ndërkohë që në Ekuador po kryheshin bastisjet, operacione të njëkohshme u zhvilluan edhe në vende të tjera, për të arrestuar personat që prisnin drogën jashtë vendit.
Autoritetet vlerësojnë se droga e sekuestruar përfaqëson një humbje ekonomike prej më shumë se 68 milionë dollarësh për organizatat kriminale.
Banda kontaminonte kontejnerët
Sipas hetimeve, struktura kriminale operonte përgjatë gjithë zinxhirit logjistik të transportit të mallrave, duke rekrutuar persona të lidhur me portet, sigurinë private dhe transportuesit, për të lehtësuar nxjerrjen e drogës jashtë vendit.
Ministri bëri të ditur gjithashtu se ngarkesat e paligjshme fshiheshin në kontejnerë që transportonin material aurifer dhe banane. Në disa raste droga vendosej para hyrjes së kontejnerëve në port, ndërsa në raste të tjera kontaminohej ngarkesa ose struktura e brendshme e kontejnerëve gjatë transportit.
U identifikua se rrugët e përdorura për transportimin e drogës kalonin nëpër disa provinca, gjë që shpjegon praninë e të arrestuarve në Chimborazo, ku një pjesë e organizatës merrej me transportin dhe logjistikën e lëvizjes së drogës.
Autoritetet theksuan se gjatë hetimit u përdorën edhe operacione të kontrolluara, për të ndjekur gjurmët e drogës dhe për të arritur shkatërrimin e plotë të strukturës kriminale, si në Ekuador ashtu edhe jashtë vendit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Mars19:51
‘Tuneli i Skërficës çahet dhe fut ujë”/ Deputetja denoncon: Alarm sigurie dhe sirenë për hetime (VIDEO)
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar skandalin e fundit me investimet infrastrukturore në vend, ku edhe tuneli i Skërficës n&...
AKTUALITET
12 Mars19:18
Policia kap mat dy të rinjtë shqiptarë duke shpërndarë kokainë, njëri e fshehu në çorape
Karabinierët e stacionit lokal në Cannara, arrestuan në flagrancë dy persona, një 26-vjeçar dhe një 24-vjeçar, t&eum...
AKTUALITET
12 Mars19:01
VIDEO/ Qytetari transporton bagëti me makinë private
Në Shqipëri, kafshët transportohen në menyra të pazakonta dhe në kushte skandaloze.
Një qytetar ka denoncuar për &ldquo...
AKTUALITET
12 Mars18:49
Muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët myslimanë
Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimane në muajin e shenjtë të Ramazanit. Iftari është shtruar ...
AKTUALITET
12 Mars18:31
Brenda qytetit ku ushtria izraelite përhapi vdekjen për një të vdekur!
Një operacion i ashpër ushtarak izraelit në qytetin Nabi Shit , në Luginën Bekaa të Libanit lindor, shkaktoi dhjetëra vdekj...
AKTUALITET
12 Mars18:14
‘Më kapi për fyti”/ Sherr mes mjekëve në Tiranë, kryeinfermierja kallëzon gjinekologun
Futja në sallën e Opracionit me shumë urgjencë, të një gruaja që duhet të lindte foshnjën e saj, është ...
AKTUALITET
12 Mars18:08
Ulje taksash dhe tavan çmimesh/ Qeveritë e rajonit masa për të ulur çmimin e naftës, qeveria shqiptare bën sehir dhe propagandë
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të naftës, duke ngritur shqetësime mbi inflacionin dhe presionin ekono...
AKTUALITET
12 Mars17:53
“Kritikojnë të rinjtë”, gjyshja futet në parakalim të gabuar, rrezikon aksident
Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me sigurinë në rrugë, duke treguar një episod të rrezikshëm që ka ...
AKTUALITET
12 Mars17:34
Detaje të reja nga konflikti në Sarandë/ Sherri nisi për depozitën e ujit, 62-vjeçari tentoi të largohej nga vendngjarja
Një konflikt i cili për pak përfundoi në përdorimin e armëve, ka ndodhur disa orë më parë në qytetin e S...
AKTUALITET
12 Mars17:07
Parandalohet krimi i rëndë/ Sherri për tarracën, 62-vjeçari u futet në banesë fqinjëve dhe i kërcënon me armë
Një ngjarje e mundshme kriminale mes fqinjësh u parandalua falë ndërhyrjes së Policisë në Sarandë. Pas një njoftimi...