AKTUALITET

Tragjasi, Orikumi, Dukati dhe Radhima mbajë Kuvendin e Krahinës! Banorët: Mbrojmë pronat tona nga oligarkët, gati të përballemi!

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Tetor 2025, 17:56
Tragjasi, Orikumi, Dukati dhe Radhima mbajë Kuvendin e Krahinës!

Banorët e fshatrave Tragjas, Orikum, Dukat dhe Radhimë janë mbledhur në një takim të përbashkët, të cilin e quajtën “Kuvendi Komunitar i Krahinës”, me qëllim kundërshtimin e prishjeve të bizneseve të tyre nga ana e IKMT-së.

Sipas organizatorëve, pas këtij aksioni qëndron një plan i qeverisë për t’i kaluar pronat e banorëve në duart e disa oligarkëve, përmes projekteve turistike.

Banorët deklaruan se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur pronat e tyre, madje nuk përjashtuan as përplasjet fizike me policinë, nëse do të jetë e nevojshme.

Takimi u zhvillua pasditen e së premtes, ku u denoncua se një grup i IKMT-së u ka lënë një afat verbal për largimin e bizneseve në zonën e Orikumit dhe Llogarasë deri në fund të tetorit.

Sipas tyre, ky operacion nuk ka të bëjë me ndërtimet pa leje, por me krijimin e hapësirave për investitorë të fuqishëm, duke përjashtuar banorët nga zhvillimi ekonomik i zonës së tyre.

Organizatori i takimit, Edvioll Kulluri, u shpreh me tone të ashpra:

“Këtë kuvend e kam krijuar për t’u bërë bashkë banorët e krahinës. IKMT-në do ta thyejmë, dhe nëse duhet, edhe me përplasje fizike. Fillimisht do të ecim me peticion dhe kallëzime në drejtësi, por duhet të jemi të përgatitur të krijojmë struktura që do të përballen fizikisht me uniformat e policisë për të mbrojtur pronat tona.”

Banorët theksuan gjithashtu se janë bërë falsifikime të certifikatave të pronësisë, duke ua marrë tokat vendasve dhe regjistruar ato në emër të individëve me ndikim, pa asnjë lidhje me zonën.

“Prishja e objekteve nuk bëhet për një shëtitore, por për të ndërtuar resorte. Kjo do të thotë që banorët nuk do të kenë më mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre në bregdet,” – thanë ata.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit firmosën një peticion për funksionimin e Kuvendit Komunitar dhe ngritën grupe pune për të vijuar aksionet.

Ata ranë dakord të mblidhen sërish ditën e diel për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm dhe vijimësinë e protestave./ Syri Tv

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë