“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
DURRËS- Statistikat e transportit, të publikuara nga INSTAT për tremujorin e dytë të 2024-s tregojnë një rritje të ndjeshme të udhëtimeve të pasagjerëve nga ajri, e ndikuar nga turizmi. Një tjetër dukuri është shtimi i automjeteve të reja të blera në këtë periudhë. Në rritje ka qenë dhe volumi i përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit.
Pasagjerët nga ajri rriten me 65%
Në transportin ajror operojnë 25 shoqëri ajrore, nga këto 24 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë 2024, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 102.916 avionë, nga të cilët 81,9 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 560,8 ton, nga të cilat 74,2 % janë mallra të hyrë dhe 25,8 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 12,7 %.
Në tremujorin e dytë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158 pasagjerë nga 1.747.887 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64,7 %. Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2024 është 571 ton.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 47,8 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2024 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Hyjnë në qarkullim 29 mijë automjete të reja
Gjatë tremujorit të dytë 2024, janë regjistruar për herë të parë 29.092 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe e zënë “Autoveturat” (82,3 %) dhe “Motor” zënë (8,7 %), referon INSTAT.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 45,8 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e dytë 2024.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,1 % dhe qarku Dibër me 1,6 %. Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 20,8 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 15,4 %.
Në tremujorin e dytë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Qershor 2024 rezulton 914.925 mjete.
Në tremujorin e dytë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej. Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,1 % dhe “Daimler Chrysler” 8,4 %.
Rritet volumi i mallrave të përpunuara në porte
Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2024, janë transportuar 94,9 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.034 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 26,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 251 anije, nga këto 218 anije janë të huaja dhe 33 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 79,3 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 2 herë, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.
Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës. Në tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.546,3 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 16,1 %.
Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e dytë 2024 zë 40,6 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e dytë 2024 zë 64,9 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar u disbursuan gjithsej 31.2 miliardë ...
Foto ilustruese VLORË- Për të tretin vit radhazi, mbetjeve në qytetin e Vlorës iu vihet flaka në mes të sezonit tu...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti është i kthjell&eum...
foto ilustruese TIRANË- A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera europiane? Cilat mallra dhe shërbime janë m&...
SHËNGJIN- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me zjarret në vend. Ministria njofton se zj...
SHËNGJIN- Situata e zjarrit në Shëngjin po përkeqësohet edhe më shumë. Gjithashtu flakët i janë afruar edhe kish&...
Aurel Zarka TIRANA- Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të...
SHËNGJIN- Situata e zjarreve në Shëngjin vazhdon të jetë problematike në të gjithë vendin, ndërsa era e fortë...
Bledar Vranarajt BRITANI- Bledar Vranarajt drejtues i bandës shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ësht&eum...
GJIROKASTËR- Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin...