AKTUALITET

Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024

r.ll Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 08:17
Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024
foto ilustruese

TIRANË- Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e Zi.

Produktet shqiptare po bëhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, si rrjedhojë e rënies së vlerës së Euros, rritjes së kostove të brendshme dhe mungesës së politika fiskale që nxisin prodhimin me kosto të ulët.

Në vitin 2024, volumet e tregtisë së Shqipërisë me Rajonin ranë 9% në krahasim me vitin e mëparshëm. Reduktimin më të fortë e kishin eksportet shqiptare në rajon, me rreth 14% më pak se më 2023, teksa importet ranë me vetëm 1%.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në përpjekje për krijimin e një tregu të përbashkët si një kusht paraprak për anëtarësimin në Bashkimin në Tregun Europian.

Afërsia gjeografike dhe stili i ngjashëm i jetesës e favorizon tregtinë, por barrierat dhe mungesa e traditës së bashkëpunimit po mban të ndrydhur rritjen lineare të tregtisë.

Vitin e kaluar, eksportet e Shqipërisë në rajon pësuan rënie dyshifrore me të gjitha vendet, përveç Bosnjës.

Në vitin 2024, bilanci tregtar shënoi deficit edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, teksa mbeti pozitiv, ndonëse me ulje me Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Në vitin 2023, Shqipëria kishte eksporte më të larta se importet me të gjitha vendet e Rajonit, përveç Serbisë.

Tregtia me Rajonin zuri 9.6%% të totalit të volumit tregtar në vlerë vitin e kaluar nga 10.4% që ishte më 2023.

Partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në Rajon është ana tjetër e kombit, Kosova. Tregtia ndërmjet shteteve tona zuri 43% të volumit tregtar me Rajonin, teksa partneri i dytë tregtar është Serbia me 24%, Maqedonia e Veriut me 19%, Mali i Zi me 8.3% dhe Bosnja me 4%.

po të kishin harmonizuar politikat dhe të shfrytëzuar potencialet që ofron kombi, Shqipëria dhe Kosova do të ishin bërë konkurruese si ekonomi në Rajon dhe gjithashtu do të kishin përfituar nga ekonomia komplementare që ofrojnë dy shtetet.

Eksportet e Shqipërisë përveçse në Rajon kanë humbur terren edhe në BE dhe vende të tjera. Gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave arritën vlerën 373 miliardë lekë, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 894 miliardë lekë, duke u rritur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 522 miliardë lekë, duke u rritur me 20,7%, krahasuar me vitin 2023. Një seri njësish prodhimi kanë hyrë në një cikël zinxhir falimenti, për shkak të humbjeve të akumuluara nga kursi i këmbimit.

Eksportet e Shqipërisë në Rajon dominohen nga ushqimet dhe kryesisht prodhimet e serrave, materialet e ndërtimit dhe lëndët djegëse, teksa edhe importet nga vendet e tjera janë kryesisht ushqime, drithëra, bulmet, mish, lëndë djegëse, prodhimet farmaceutike etj.

Ulen eksportet dhe rriten importet me Kosovën

Kosova, vitin e kaluar, ka zgjeruar avantazhin tregtar në Shqipëri duke rritur eksportet dhe duke ulur importet nga vendi ynë.

Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në vitin 2024, eksportet shqiptare në Kosovë pësuan rënie me 9.8%, ndërsa importet nga Kosova në Shqipëri shënuan rritje me 33.5% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023.

Mallrat shqiptare të eksportuara në Kosovë shënuan 36.8 miliardë lekë në vitin 2024, me rënie 9.8%. Ndërsa importet nga Kosova në të njëjtin vit shënuan 15.7 miliardë lekë, me rritje 33.55% në krahasim me vitin 2023.

Gjithsesi Shqipëria është në suficit në tregtinë me Kosovën, por vlera e tij shënoi rënie gjatë vitit të kaluar. Suficiti tregtar me Kosovën shënoi 21.1 miliardë lekë në vitin 2024, nga 29 miliardë lekë që ishte në vitin 2023, me rënie 27%.

Pavarësisht se tregtia e Kosovës me Shqipërinë u përmirësua në favor të Kosovës vitin e kaluar, deficiti tregtar i Kosovës u thellua më tej me 17.5%. Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 11% të importeve.

Rritja e importeve nga Kosova u dominua nga mallrat e kompanisë Devolli në Shqipëri me birrën “Peja”, prodhimet “Vita” dhe me tapicerinë e shtëpisë nëpërmjet “Comodita Home”.

Nga eksportet tona në Kosovë, tkurrjen më të madhe e pati hekuri me rreth 25%, për shkak të rënies së prodhimit në kompaninë “Kurum” në Shqipëri. Eksporti i zarzavateve shënoi rënie në vlerë me rreth 22%, si rrjedhojë e uljes së çmimeve dhe rënies së Euros, e cila i ka vënë në vështirësi eksportet e Shqipërisë.

Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë vitit 2024, volumi tregtar u 5-fishua në krahasim me vitin 2008, kur u shpall pavarësia. Shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nisi pas përfundimit të luftës në vitin 2000.

Në rreth dy dekada tregti shihet se përfituesja më e madhe është Shqipëria, e cila eksporton më shumë se sa importon mallra në Kosovë. Në vitin 2024, vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në Kosovë ishte dy herë më e lartë se vlera e mallrave që importoi.

Eksportet shqiptare në Kosovë dominohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, lëkurët dhe prodhimet e tyre, si dhe ushqimet, ndërsa importet nga Kosova përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, të cilat zënë gati 50% të importeve, ushqimet dhe produktet kimike dhe plastike.

Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike.

Ekonomitë tona bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhalliu, thotë se ekonomistët dhe ekspertët e dy anëve të kufirit duhet të hidhen në veprim. “Duhet të ulen dhe të hartojnë një program të përbashkët, ku në themel të jetë harmonizimi i taksave dhe tatimeve, njësimi i programeve arsimore, politikat e zhvillimit në shërbim të tregut të përbashkët dhe më pas qeveritë në të dy anët ta kenë në krye të axhendës”, – tha ai.

Tkurret tregtia me Serbinë

Pas Kosovës, Serbia është partneri i dytë më i rëndësishëm në tregtinë ndër-rajonale.

Volumi tregtar i Shqipërisë dhe Serbisë vitin e kaluar shënoi 45 miliardë lekë, me rënie 11% në krahasim me vitin 2023. Eksportet pësuan reduktim të fortë, me rënie vjetore 16.4%, ndërsa importet me 9.8%.

Mallrat e importuara nga Serbia arritën 36.8 miliardë lekë vitin e kaluar, nga rreth 41 miliardë lekë në vitin 2023, ndërsa eksportet shqiptare në Serbi ishin 8.2 miliardë lekë më 2024, nga 9.9 miliardë lekë më 2023.

Deficiti tregtar në vlerë shënoi 28.6 miliardë lekë, nga 31 miliardë lekë që ishte më 2023, me përmirësim me 7.7%.

Importet nga Serbia në vendin tonë dominohen nga drithërat, të cilat zunë 8% të vlerës së mallrave serbe më 2024. Pijet alkoolike, makineritë dhe pajiset, mbetjet nga industria ushqimore janë grupet më të importuara nga Serbia.

Alumini, zarzavatet e përpunuara dhe produktet farmaceutike kryesojnë listën e mallrave që blihen në Serbi për konsum në vendin tonë.

Në anën tjetër, eksportet shqiptare drejt Serbisë përfaqësohen nga perimet të cilat zënë 28% të totalit të mallrave shqiptare që shiten atje, të ndjekura nga çeliku dhe kripërat, të cilat zunë përkatësisht 13% dhe 12% të totalit të eksporteve në vlerë drejt tregjeve serbe.

Ndër mallrat më të eksportuara janë këpucët, frutat, mobiliet.

Interesant mbetet fakti se teksa Shqipëria eksporton më së shumti perime dhe zarzavate në Serbi, i importon sërish nga ky vend këto produkte pasi të jenë përpunuar. Në vitin 2024, importet e zarzavateve të përpunuara arritën mbi 1 miliard lekë, ose mbi 10 milionë euro, me rritje vjetore mbi 6.7%.

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Serbia ka skemën më të konsoliduar për subvencionin në bujqësi, e cila aplikohet në të gjithë zinxhirin e vlerës që nga prodhimi deri tek agropërpunimi.

Diferencat në politikat fiskale dhe të mbështetjes në bujqësi bëjnë që perimet e freskëta shqiptare të eksportohen në Serbi dhe më pas të blihen që andej me çmime shumë të larta.

Zhvillimi i turizmit dhe rritja vit pas vit e vizitorëve të huaj po e shton ndjeshëm kërkesën për prodhim, por ndërkohë bujqësia shqiptare nuk po mundet të ndjekë turizmin. Mungesa e subvencioneve në bujqësi, e krahut të punës dhe mekanikës bujqësore po i bën prodhimet tona të konkurrueshme nga importet.

Ky nivel në të cilin ndodhet bujqësia po ndikon që një pjesë e madhe e të ardhurave që vijnë në ekonominë tonë nga turizmi të dalin sërish jashtë për importin e mallrave që konsumojnë turistët.

Më 2024, Serbia zuri vendin e parë për sasinë e importeve të ushqimeve në vendin tonë. Vendi ynë importoi nga Serbia rreth 20% të totalit të ushqimeve për vitin që shkoi.

Tregtia me Maqedoninë e Veriut u rikthye në deficit

Shqipëria humbi “betejën” tregtare me Maqedoninë e Veriut, duke kaluar në vitin 2024 në deficit nga suficiti që ishte i pranishëm në dy vitet paraardhëse 2022-2023. Vitin e kaluar, volumi tregtar ndërmjet vendeve tona ra me 20%, por importet nga Maqedonia e Veriut ishin më të larta se eksportet tona atje.

Në vitin 2023, Shqipëria eksportoi 18 milionë euro më shumë mallra se sa importoi nga Maqedonia e Veriut. Në 2024, importet nga ky vend ishin rreth 2 milionë euro më të larta se eksportet tona.

Maqedonia e Veriut është partneri i tretë tregtar i Shqipërisë në tregtinë ndër-rajonale. Struktura e importeve nga ky vend është ngjashme me atë të eksporteve.

Mallrat kryesore që importohen nga Maqedonia e Veriut janë lëndët djegëse, artikujt prej guri dhe allçie, çeliku dhe produktet nga grupi i ushqimeve, ndërsa eksportet tona përfaqësohen nga çeliku, lëndët djegëse, zarzavatet, kripërat etj.

Siç shihet, eksportet shqiptare në Rajon përfaqësohen nga burimet natyrore të vendit, ku më përfaqësuese është kripa e detit dhe zarzavatet dhe perimet e freskëta, të cilat janë konkurruese për shkak të avantazhit klimatik që nxjerr prodhimin në treg para fqinjëve.

Bie tregtia me Malin e Zi, por në suficit

Shkëmbimet tregtare me Malin e Zi shënuan rënie në vlerë me 15% gjatë 2024, por Shqipëria ruajti pozicionin e saj suficitar.

Importet nga Mali i Zi vitin e kaluar kapën një vlerë prej 2,5 miliardë lekësh, me rritje 9.3%, ndërsa eksportet tona atje arritën në 7,6 miliardë lekë, duke u ulur me 20% në krahasim me vitin 2023. Bilanci tregtar mbeti pozitiv me 5.1 miliardë lekë, por me rënie 30% nga vlera 4.7 miliardë lekë e vitit 2023.

Lëndët djegëse dominuan tregtinë ndërmjet dy vendeve. Shqipëria eksporton më së shumti lëndë djegëse, të cilat zënë 386% të eksporteve tona atje dhe materiale ndërtimi, që përfaqësojnë 27% të eksporteve dhe ushqim, pije, duhan, me 20%.

Importet nga Mali i Zi përfaqësohen nga lëndët djegëse, prodhimet e drurit dhe materialet e ndërtimit.

Rritet tregtia me Bosnjën, suficiti në favorin tonë

Për shkak të largësisë gjeografike, Bosnja renditet e fundit në raport me volumet tregtare rajonale me vetëm 5%. Teksa tregtia me vendet e tjera tregtia u ul më 2024, me Bosnjën, shkëmbimet u rritën, teksa eksportet shqiptare në Bosnjë janë më të larta se importet.

Eksportet arritën 3.1 miliardë lekë më 2024, me rritje vjetore 3%, ndërsa importet 2.5 miliardë lekë, ose 2% më shumë. Suficiti tregtar arriti me 584 milionë lekë, nga 542 milionë lekë që ishte më 2023.

Eksportet shqiptare në Bosnjë përfaqësohen nga ushqimet, mineralet, tekstilet dhe këpucët. Ndërsa importet nga prodhimet e drurit, produktet kimike dhe ushqimet./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë