Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Koncesioni për “Portin e Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro, një tjetër skemë korruptive nën drejtimin e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaron se pas këtij projekti fshihet një procedurë e dyshimtë që favorizon një shoqëri të krijuar vetëm për të përfituar nga fondet publike, ndërsa pronari zyrtar rezulton të jetë një pensionist pa eksperiencë në ndërtim.
Sipas Bardhit, skema e përdorur është e ngjashme me ato të shfaqura më parë në Aeroportin e Vlorës dhe Tunelin e Llogarasë: fituesi i tenderit është paracaktuar, bashkimi i kompanive përcaktohet paraprakisht, dhe më pas kuotat e aksioneve shiten me vlera simbolike tek një shoqëri e favorizuar, duke fshehur pronësinë reale.
Në këtë rast, shoqëria Premium Construction & Maintenance, që mbulon 92% të aksioneve, rezulton të ketë kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekësh dhe të jetë themeluar vetëm dy muaj para shpalljes së tenderit. Zyrtarisht pronari është shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist dhe punëtor i thjeshtë, duke ngritur dyshime serioze për një procedurë korruptive dhe pastrim parash në këtë projekt publik.
Bardhi kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të SPAK për të hetuar projektin dhe për të zbuluar pronarin real të skemës 60 milionë euro, si dhe për të ndëshkuar zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:
Edi Rama dhe Belinda Balluku vjedhin. Dhe vjedhin shumë trashë! Kush fshihet pas koncesionit 60 milionë euro në Vlorë?
E njëjta skemë vjedhje në tendera dhe koncesione. Paracaktohet fituesi - preferohet bashkim kompanish. Vendosen kriteret favorizuese. Shpallet fituesi. Pastaj, çuditërisht, 1 ose më shumë kompani nuk duan te fitojnë para dhe shesin aksionet me vlera qesharake tek njëri nga fituesit.
Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Aeroportin e Vlorës. Nuk ka ndodhur vetëm me Tunelin e Llogarasë. Ndodh kudo ku firmos Belinda Balluku. Natyrisht, në emër dhe me porosi të Edi Ramës. Kjo skemë skandaloze e vjedhjes së fondeve publike është verifikuar të ketë ndodhur edhe koncesionin 60 milionë euro të “Portit të Integruar” në Triport Vlorë.
Zyrtarisht, çunat e Belindës kanë shpallur pronar një pensionist, i punësuar nga kompania “Salillari”, por procedura korruptive tregon se dikush tjetër qendron si pronar real pas skemës korruptive. Një skemë në dukje e sofistikuar, por sa të germosh pak, kupton sa trashë vjedhin Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Ja cila është skema dhe si është zhvilluar procedura për zhvatjen e 60 milionë euro nga fonde publike:
Në datë 10.08.2021 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli koncensionin: “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë, me vlerë 60 milion euro. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender ishin tre, por fituese u shpall oferta e bashkimit të këtyre 5 subjekteve tregtare: Agbes Construction që zotëronte 33% të aksioneve, Besta 30%, Arconstudio 25%, ITE Group 8% dhe Premium Construction & Maintenance 5%.
Sipas ofertës, ky bashkim kompanish do të ndërtonte portin e ri tregtar të Vlorës me paratë e tyre dhe në këmbim qeveria do t’u paguante 60 milionë euro me këste për 7 vjet, menjëherë pas përfundimit të ndërtimit.
Në pak kohë pas fitimit të konvesionit kompanitë Agbes Construction, Arconstudio dhe Besta, i shitën kuotat e tyre tek shoqëria Premium Construction & Maintenance (u bë pronare e 92% të aksioneve), me vlera qesharaka që shkonin deri më 2500 euro për 25% të aksioneve.
Shoqëria koncensionare Premium Construction & Maintenance, rezuton se është një shoqëri me kapital fillestar prej vetëm 10 mijë lekë dhe e themeluar vetëm 2 muaj para shpalljes së tenderit të konçensionit.
Sipas dokumentave zyrtare, pronari i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Hektor Agalliu, një pensionist, që është një punëtor i thjeshtë në firmën Salillari.Pra, rrjedhimisht i bie që është një njeri pa eksperiencë në ndërtim, pa staf, pa mjete, pa histori biznesi.
Pra, procedura zbulon skemën skemë e pastër korruptive, me dyshime serioze për pastrim të parave të pista në sektorin publik. Një skemë që duhet të hetohet menjëherë nga SPAK, jo vetëm për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, por edhe për të zbuluar se kush fshihet vërtetë pas projektit 60 milion euro.
Pas publikimit të denoncimit për helmimin e kafshëve endacakë në rrugët e Tiranës, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatori...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat tha se situata ekonomike dhe soc...
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe ...
Kryebashkiakja e Roskovecit u mor e pandehur nga SPAK pa denoncimeve nga emisioni Piranjat për kërcënimet që u bëri votuesve në ...
Skandali i audiopërgjimit, ku kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, dëgjohet të kërcënojë me vendin e punës sa...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj nismës më të fundit të qeverisë, të cilën ajo e cil&eu...
Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e V...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për triportin e Vlorës, i cili u propagandua me bujë se do të ishte simboli i r...
Një plagosje është regjistruar sot rreth orës 04:30 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 39-vje&...
Një shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në restorantin “Perla e Detit” n&...