Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Jerasimo Korkuti, 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri, 27 vjeç nga Konispoli, janë dy të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjes së një pakistanezi dhe një ndjekjeje në Athinë, ku automjeti i tyre “BMW” u përplas me disa mjete të tjera.
Së bashku me ta u arrestua edhe një grek 30-vjeçar, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij, pasi hyri brenda i maskuar dhe i shoqëruar nga një prej shqiptarëve. Një person i katërt, gjithashtu i dyshuar si shqiptar, ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.
27-vjeçari nga Konispoli, Andi Beqiri, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Në shtator 2022, ai është kapur në zonën e Haidarit në Athinë, në një automjet ku u gjetën dy kallashnikovë me dy krehra me 90 fishekë. Në makinë u gjetën edhe dy bileta që i përkisnin qytetit kufitar me Shqipërinë, Igumenicës. Së bashku me të u arrestua edhe 41-vjeçari Viktor Çala. Ky i fundit rezultoi person në kërkim në Greqi, i dyshuar si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari.
Lidhur me vrasjen, policia zbuloi se ajo ishte urdhëruar nga 49-vjeçari nga Berati, Klod Cara, alias Klodian Lekocaj, person i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si urdhërues i dhjetëra krimeve të rënda, përfshirë disa vrasje. Sa i përket plagosjes së pakistanezit dy ditë më parë në Patisia, policia dyshon se ngjarja është kryer për larje hesapesh. Autori i dyshuar është një 30-vjeçar grek, i cili më parë ka qenë i përfshirë në një plagosje me thikë ndaj një biznesmeni dhe në një vrasje në kuadër të përplasjeve mes huliganëve tifozë grekë.
Në dyqanin e pakistanezit ai dyshohet se hyri së bashku me një nga shqiptarët, me fytyrat e mbuluara me maska kirurgjikale. Pas ngjarjes, ata i priste një BMW me të cilën u larguan, por u përplasën me disa mjete të tjera gjatë arratisjes, derisa u ndaluan nga policia.
Një urdhër i ri dhe mjaft i diskutueshëm i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë ka shkaktuar reagime të ashpra dhe par...
Tirana po shkon drejt një kolapsi të pashmangshëm urban dhe mjedisor, e zënë në kurthin e ndërtimeve pa kriter dhe keqmenax...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 19 maj të kthejë për hetime të mëtejshme çësht...
Një operacion shpëtimi dramatik ndodhi në Indiana të SHBA-së, kur një zjarrfikës u zhyt në uj...
Është ndarë nga jeta këtë të premte Neki Dredha, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës në vitet 1998-2000 dhe bab...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit rus me dron në Galați të Rumanisë, duke dënuar ashpër ...
Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në vend ngelet në stanjacion, pas një tendence disavjeçare në rënie....
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërk...
Konsumi i karburanteve ka shënuar një rënie të ndjeshme në muajin prill, sipas të dhënave zyrtare të vëna në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime vranësira dhe...