U vra gjatë një operacioni policor në Korçë, mbahen sot homazhe në nderim të “Dëshmorit të Atdheut”, Enea Mekolli
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye t&e...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajonal dhe nismave për lëvizjen e lirë, qytetarët e ...
Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e ko...
Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka hedhur poshtë me forcë kushtet e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA-të midis Izr...
Në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë nga T...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, s...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alter...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Një shqiptar 38-vjeçar është dënuar të hënën nga gjykata e Tongerenit me një dënim shtesë prej gjashtë muajsh burg për një vjedhje të kryer në banesën e ministres flamande Zuhal Demir në Genk. Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimesh, shkruajne mediat belge.
Vjedhja ndodhi më 7 janar 2023 në shtëpinë e ministres Zuhal Demir. Autori u ngjit mbi gardh dhe hyri në banesë përmes një dritareje. Ai kontrolloi të gjithë shtëpinë, por në fund u largua vetëm me 50 euro cash, të marra nga një kuti kursimesh.
Pikërisht një kuti kursimesh çoi në zbardhjen e rastit, pasi mbi të u gjetën gjurmë ADN-je të autorit. Burri ishte tashmë i njohur për policinë për vepra të kryera në janar dhe shkurt të vitit 2024, për të cilat ishte dënuar me tre vjet burg. Ai rezulton gjithashtu i njohur për autoritetet në Gjermani dhe Spanjë.
Prokurori në Tongeren theksoi rëndësinë e veprës dhe kërkoi dënim me burg. ‘Kur kryhet një vjedhje në banesën familjare, kjo shkakton një goditje të rëndë ndaj ndjenjës së sigurisë,’ u shpreh ai gjatë procesit.
I pandehuri ishte liruar me kushte në nëntor dhe ndërkohë ishte kthyer në Shqipëri. Duke qenë se ndaj tij ekziston një ndalim hyrjeje në Evropë, ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë në fillim të dhjetorit, gjatë shqyrtimit të çështjes.
Avokatja e tij, znj. Lies Joris, kërkoi pezullim të dënimit ose përfshirjen e tij në dënimin e mëparshëm, duke argumentuar se bëhet fjalë për vepra të ngjashme.
‘Ai ka ardhur nga Shqipëria në Belgjikë si piktor në kërkim të punës. Ky plan dështoi. Këtu u shoqërua me njerëz të gabuar dhe kreu vjedhje. Ndërkohë, ai e ka rregulluar jetën e tij në Shqipëri. Nuk është në interes të askujt që ai të sillet nga Shqipëria në Belgjikë për një dënim shtesë,’ deklaroi avokatja, duke shtuar se sipas saj ishte tejkaluar edhe afati i arsyeshëm i procedurës.
Gjykatësi i Tongerenit vendosi se çështja ka ndjekur një rrjedhë normale dhe se afati i arsyeshëm nuk ishte tejkaluar. Ai theksoi gjithashtu se faktet janë tepër serioze për të dhënë pezullim të dënimit, por u pajtua me argumentin për ‘njësi qëllimi’ me veprat e mëparshme për të cilat i pandehuri ishte dënuar. Si rezultat, ai e dënoi shqiptarin me një dënim shtesë prej gjashtë muajsh burg. Zuhal Demir nuk është paraqitur deri më sot si palë civile në këtë proces.
Gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec kërkon zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së...
Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho firmos strukturën e re. Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marr&...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në dokumentin e publiku...
Një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dorian Puka, i dëbuar dy herë nga Britania, ka sfiduar drejtësinë britanike duk...
Gara për kreun e ri të Gardës së Republikës ka hyrë në një fazë të rëndësishme, me tre kandidatura...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbarkuar sot në Vlorë, nw Pyllin e Sodës, ku prej javësh janë ngritur shqetësime lidh...
Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hi...
Flauers Shoshi është emëruar drejtor i ri i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Deri në këtë emërim, Shos...
Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit të bërë ...
Vendi do të përfshihert nga reshje me intensitet të lartë në veri dhe jug, këtë pasdite dhe ditën e nesërme....