Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
AKTUALITET
U denoncua nga ''Piranjat''/ SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken socialiste
PiranjatPërditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 12:12
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Rroskovec, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i kërkuar është ulur në 1 vit burg.
SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet.
Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur resurse dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.
Denoncimi
Skandali i audiopërgjimit, ku kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, kërcënoi me vendin e punës sanitaren e një shkolle fshati u denoncua nga emisioni investigativ “Piranjat”.