AKTUALITET

U kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor, Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Gusht 2026, 11:09

U kap duke pilotuar një avion privat mbi central bërthamor, Ministria

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer 7 vepra penale.

Ndaj tij, SPAK ka ngritur veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Beqiraj kërkohet nga SPAK lidhur edhe me abuzimet me tenderat e AKSH-it. Ndërkohë, dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Beqiraj me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, një kështjelle në departamentin e Oise rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.

Krahu i djathtë i Ergys Agasit, u ndalua pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke pilotuar një avion të vogël privat, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë. Beqiraj kishte hipur në avionin e vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës dhe ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Më pas ka zbritur në krahinën e Bretanjës, për tu rikthyer drejt Normandisë, por fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, pasi avioni i tij është ulur nën kuotën e lejuar.

Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin nën kuotën e lejuar dhe avionët ushtarak i janë afruar menjëherë dhe e kanë shoqëruar deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur. Sapo zbriti në pistë, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti Beqirajt në trup 3 "AirTag" të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë  “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Për autoritetet franceze, biznesmeni ka thënë se gaboi me lartësinë e fluturimit, pasi në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.

Si pasojë, Beqiri u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe më pas iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin. Nëse ekstradimi drejt Shqipërisë, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj.

Më herët Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës