AKTUALITET

U kap me 20 mln euro në banesë/ Si ishin lidhjet mes shefit të Krimit Ekonomik të Spanjës dhe kartelit shqiptar

I.A Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 19:35

U kap me 20 mln euro në banesë/ Si ishin lidhjet mes shefit të

SPANJË- Óscar Sánchez Gil, i cili ishte kreu i Njësisë së Krimit Ekonomik dhe Fiskal (UDEF) në Sqanjë, nuk punoi i vetëm në trafikun e drogës. Elperiodico shkruan se Oficeri i policisë, i njohur si 'El Anodino' për profilin e tij të ulët dhe aktualisht i burgosur në burgun Estremera, kishte një ekip personash që punonin për të pastruar paratë që ai merrte nga operacionet e paligjshme që lidhen me trafikun e drogës.

Hetuesit kanë arrestuar gjashtë persona këtë javë për këto ngjarje. Magjistrati që trajton çështjen, Francisco De Jorge, gjyqtar i Gjykatës Kombëtare, ka marrë deklaratën dhe më pas i ka dërguar tre prej tyre në burg.Për momentin, janë gjashtë persona të arrestuar, përfshirë Óscar Sánchez Gil, gruaja e tij Noelia R.P. (gjithashtu agjente e Policisë Kombëtare), kunata e tij Yolanda R.P. (e cila menaxhonte licencat e QAP-së me të cilat dyshohet se pastronin një pjesë të parave), si dhe tre burra që kryenin detyra pastrimi parash. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.

Në këtë fazë hetimi, janë kryer hyrje dhe kontrolle në shtëpi të ndryshme në Barcelona dhe Madrid. Hetuesit besojnë se Óscar Sánchez Gil fsheh rreth 27 milionë euro më shumë në një tjetër pronë në kryeqytet, një shumë që do t’i shtohej 20 milionëve që tashmë ishin sekuestruar. Ata gjithashtu dyshojnë se ai mund të mbante edhe 15 milionë euro të tjera në kriptovaluta, opsion më anonim për të fshehur shuma të mëdha parash.

Megjithatë, të gjitha rrugët të çojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dyshohet se një pjesë tjetër e rëndësishme e parave të përfituara nga ky komplot mund të mbahej në Dubai. Paratë e marra nga operacionet e trafikut të drogës që ai zhvilloi për Kartelin Ballkanik, një organizatë mafioze me origjinë shqiptare dhe përgjegjëse për operacionet më të mëdha të hyrjes së kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut, dyshohet të jenë fshehur atje.

Shkas që nisi komplotin ishte sekuestrimi i sasisë më të madhe të kokainës që është kapur ndonjëherë në Spanjë: 13 ton kokainë që u gjetën në një kontenier në portin e Algeciras, i cili vinte nga Ekuadori, fshehur në një ngarkesë false me banane. Një operacion në të cilin do të përfshiheshin shqiptarët dhe Óscar Sánchez Gil.

Burime pranë hetimit besojnë se ky ishte burimi kryesor i të ardhurave për ‘El Anodino’: bashkëpunimi i tij me mafiozët në Evropën Lindore për t’i ndihmuar ata të kalonin mallin në mënyrë të sigurt në portet spanjolle pa u zbuluar nga policia. Pozicioni i pushtetit të Sánchez Gil do ta kishte lejuar atë të jepte informacion trafikantëve të drogës për të kaluar kokainën pa pengesa. Në këmbim, ish-kreu i UDEF-it do të merrte deri në një milion euro për çdo dërgesë.

Në fazën e parë të operacionit, 20 milionë euro cash u gjetën të fshehura në shtëpinë e Óscar dhe Noelia, një rezidencë luksoze në një urbanizim në komunën e Alcalá de Henares, së bashku me një koleksion makinash luksoze. As 27 milionët e tjerë që dyshohet se i fsheh, as pasuria e supozuar në kriptovaluta, nuk janë gjetur ende.

Çifti i policisë aktualisht ndodhet pas hekurave. Óscar dhe gruaja e tij kanë dy vajza të mitura. Siç raportohet nga El Confidencial dhe konfirmohet nga El Periódico de España, hetuesit i kishin propozuar një marrëveshje Sánchez Gil: nëse ai do të pranonte se ku i fshihte paratë, ata do të kërkonin lirimin e përkohshëm të gruas së tij, në mënyrë që ajo të mund të kujdesej për fëmijët. Por Sánchez Gil e refuzoi ofertën.

Dyshohet se një pjesë e madhe e parave të marra nga komploti mund të fshihen në Dubai. Kjo është një sfidë për hetimin, pasi autoritetet e këtij Emirati shpesh nuk bashkëpunojnë me operacionet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave. Shumë pasuri të fituara nga burime të paligjshme fshehen atje, dhe autoritetet e Dubait janë të njohura për të mos bashkëpunuar me operacione të tilla. Autoritetet e Dubait mbeten një muri i pakapërcyeshëm për operacione të mëdha kundër pastrimit të parave dhe mashtrimit ndërkombëtar

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan