AKTUALITET

"Sulm, faj, akuza"! Shpërthimi në Zubin Potok, REL: Thirrje për hetime të pavarura në Ibër-Lepenc

E.D Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 15:57

"Sulm, faj, akuza"! Shpërthimi në Zubin Potok, REL: Thirrje

KOSOVË- Mes spekulimeve dhe akuzave të vazhdueshme, dyshimeve dhe tensioneve në rritje, përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, sipas ekspertëve ligjorë dhe të sigurisë. Përfshirja ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do ta rriste besueshmërinë e hetimeve, por do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve, thonë ata.

Shpërthimi i 29 nëntorit në Ibër-Lepenc  kanalin në veri të Kosovës, prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit  u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas Policisë së Kosovës, dhe u cilësua si më i rëndi në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri përgjegjëse Serbinë për, siç u shpreh, “sulmin terrorist” dhe tha se ajo është duke i kopjuar metodat që aplikon Rusia në luftën e saj në Ukrainë.

“Për ta bërë edhe më të dukshme këtë ndërlidhje, është edhe fakti se, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Kosovës në lokacione të ndryshme pas sulmit terrorist, përveç armëve dhe pajisjeve të shumta ushtarake, u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse”, tha Kurti.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mohoi se vendi i tij ka gisht në sulm dhe e dënoi atë.

“Hetimet do të tregojnë se [kush e ka kryer], sepse edhe ne po i bëjmë hetimet tona. Kemi dyshime të caktuara, porse hetimet do të tregojnë se kush e ka urdhëruar atë sulm”, tha Vuçiç.

Në ditët pas sulmit, autoritetet e Kosovës kryen disa aksione në veri, gjatë të cilave konfiskuan armë, municione e pajisje të tjera ushtarake. Nga dhjetë të shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshirje në sulm, dy u dërguan në paraburgim për një muaj. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha më 2 dhjetor se është herët të dihet se kush është fajtor për sulmin dhe se në këtë fazë nuk mund të përjashtohet asnjë grup dhe asnjë shtet.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një hetim gjithëpërfshirës. Ne u kemi ofruar autoriteteve të Kosovës mbështetje të plotë në këtë hetim. Mendojmë se është e rëndësishme që autorët, të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, tha Hovenier.

Njësoj edhe Bashkimi Evropian e dënoi sulmin dhe ofroi ndihmë në hetimin e tij. Qeveria e Kosovës konfirmoi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se hetimin janë duke e bërë institucionet e vendit. Zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se ato janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe se do të mund të ndihmohen edhe prej tyre.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se gjatë një vizite në Bruksel, këtë javë, ka kërkuar bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar në hetimin e sulmit. Ajo, po ashtu, tha se u ka prezantuar zyrtarëve evropianë dëshmitë për “lidhjet e Serbisë” me sulmin, por nuk i specifikoi ato.

Gjatë një debati në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, disa deputetë shprehën solidaritet me Kosovën, por thanë se duhet të shohin më shumë prova për përfshirjen e Serbisë. Disa si austriaku Thomas Waitz vunë në pah edhe nevojën për hetim ndërkombëtar. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, thotë se mbështet idenë e një hetimi të tillë, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet në diçka shumë më serioze.

“Unë nuk mendoj se kërkesa e Kosovës për ndonjë lloj përfshirjeje ndërkombëtare, është shenjë dobësie. Kjo është një situatë, në të cilën autoritetet ndërkombëtare duan që tensionet të mbahen në minimum dhe të ketë një vlerësim shumë objektiv për atë që ka ndodhur. Sepse, tash për tash, Serbia thotë se nuk është e përfshirë, ndërsa autoritetet e Kosovës thonë që po. Ndaj, mënyra më e mirë për të dalë nga kjo rrugë pa krye, është që të bëhet një vlerësim i pavarur, faktik dhe objektiv i asaj që ka ndodhur”, thotë Ellis për Exposenë.

Ellis thotë se Kosova ka disa partnerë ndërkombëtarë që mund të jenë të paanshëm dhe të ofrojnë ndihmë në hetimin e sulmit në Ibër-Lepenc qofshin ato Shtetet e Bashkuara, misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, apo misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR. Kohëzgjatja e hetimeve thotë se nuk duhet të kufizohet, por të jetë aq sa është e nevojshme për të mbledhur prova dhe informacione të mjaftueshme.

“Nuk mendoj se duhet një periudhë jashtëzakonisht e gjatë. Duhen vetëm përpjekje të përqendruara, me burimet dhe ekspertizat që posedojnë SHBA-ja dhe BE-ja”, thotë Ellis.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se me ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë, autoritetet e Kosovës kanë treguar se mund të bëjnë hetime profesionale. Por, thekson se sulmi në Ibër-Lepenc është më i turbullt.

“Padyshim që çdo ndihmë nga komuniteti i jashtëm është e dobishme. Bashkëpunimi nga Vuçiqi në Beograd do të mirëpritej po ashtu. Ai e mohon përfshirjen e Serbisë në këtë incident dhe, natyrisht, i hedh poshtë akuzat se ai është ideuar në Beograd. Tani për tani, duhet besuar fjalëve të tij, por çdo ndihmë që ai mund të ofrojë, do të ishte e dobishme”, thotë Shea për Exposenë.

Shea shpreh bindjen se incidentet e tilla kanë për qëllim ta prishin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai thotë se ato shpesh ndodhin në kohën kur Bashkimi Evropian është duke përgatitur rundin e radhës të bisedimeve. Kështu, sipas tij, ishte edhe rasti i fundit.

Vetëm tri ditë pas sulmit në Ibër-Lepenc, Kurti dhe Vuçiç ishin në Bruksel, ku zhvilluan takime të ndara me shefen e re të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Ndonëse BE-ja tha se takimet nuk ishin pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Shea thotë se pala kosovare duhet të ketë kujdes që udhëheqja e re evropiane të mos ftohet nga procesi, si pasojë e refuzimit të saj për t’u takuar me palën serbe.

“Unë shpresoj se do të mbizotërojnë kokat e mençura dhe do ta ndajnë dialogun nga ky incident, derisa hetimet vazhdojnë. Gjëja e fundit që dëshironi, është t’i lejoni sabotuesit t’i arrijnë lehtësisht qëllimet e tyre politike. Pra, atyre nuk duhet t’u jepet fitore e lehtë në këtë aspekt”, thotë Shea.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, kur biseduan për mënyrat e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve. Pak ditë pas atij takimi ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një oficer.

Kurti, pastaj, e kushtëzoi pjesëmarrjen në takim me Vuçiç me dorëzimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili e pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Gati një vit pas këtij sulmi, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave të nacionalitetit serb, përfshirë Radoiçiqin.

Prokurori i rastit, Naim Abazi, tha atëkohë se falë bashkëpunimit ndërkombëtar me SHBA-në, me shtete të BE-së dhe të tjera, prokuroria ka arritur të sigurojë “prova që ndihmuan në ngritjen e kësaj aktakuze të fuqishme”. Ellis përmend si shembuj disa sulme nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, ku hetimet ndërkombëtare janë treguar të dobishme.

“... sepse, ato kanë siguruar një vlerësim të paanshëm dhe objektiv të ngjarjeve që kanë ndodhur. Është e rëndësishme që ato ngjarje të mos përdoren për manovra politike nga palët e kundërta në konflikt”, thotë Ellis.

Derisa punimet për riparimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit vazhdojnë, banorët lokalë jetojnë me frikën se kur mund të ndodhë sulmi i radhës. Me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë, ata nuk pranuan të flisnin para kamerës, por thanë se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Mes kësaj rrëmuje, çdo mesazh i autoriteteve u duket si premtim i zbrazët./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan