
Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai u qëllua me tre plumba, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore së fundmi raportohet e stabilizuar, por vazhdon i intubuar në reanimacion.
Atantati ndodhi mbrëmjen e 1 shkurtit ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj berberhanes së Dacit, duke e lënë të plagosur rëndë.
Mësohet se shënjestra e atentatit, ka qënë Merando Nikulaj i cili ndodhet në berberhane bashkë me policin Besard Kovaci.
Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin Besard Kovaci duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët kanë qenë me dy automjete, një Audi dhe një Passat, dhe kanë vëzhguar e ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbritur nga makinat.
Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi polici në berberhane është kundërpërgjigjur. Brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.
Dyshohet se ky atentat vjen nga një sherr i ndodhur më 9 mars të vitit 2025 në Shëngjin, ku të përfshirë kanë qenë Eliseo dhe Gerardo Ndoka. Mirëpo, asokohe policia njoftoi se mes tyre kishte ndodhur një aksident rrugor dhe jo përplasje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt12:11
Ujë i ndotur, banorët e Maliqit: Autoritetet të ndërhyjnë
Rreth 400 banorë të fshatit Terovë, në bashkinë Maliq, janë përballur prej më shumë se dy javësh me një...
AKTUALITET
3 Shkurt12:05
Hoqi përgjuesin e policisë në banesën e Erjon Llapushit, procedohet penalisht dedektivja private
Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e f...
AKTUALITET
3 Shkurt11:45
Dëshmon Henerik Hoxhaj: Si u njoha me Nuredin Dumanin, vrasjet që kemi bashkëpunuar
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e “Plumbit të Artë”, ku ka dëshmuar Henrik Hox...
AKTUALITET
3 Shkurt11:04
Banorët e Velipojës bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë: Jemi kundër ndërtimit të resortit
Nis me përplasje me policinë protesta e banorëve të Rrjollit në Velipojë.
Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Sh&...
AKTUALITET
3 Shkurt10:33
Vrasja e 23-vjeçarit shqiptar/ Algjeriani del në Apel më 8 prill, do të shqyrtohet dënimi me 18 vjet burg
Më 8 prill, Gjykata e Assise e Apelit në Ankona do të shqyrtojë çështjen e Fatah Melloul, 30 vjeç, shtetas algjerian, i...
AKTUALITET
3 Shkurt10:21
Dënohet me burg shqiptari, si u kap me 18 kg kokainë
Një shtetas shqiptar është dënuar me tetë vite burg nga drejtësia franceze, pasi u kap duke transportuar mbi 18 kilogramë k...
AKTUALITET
3 Shkurt09:53
Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me 100 mijë dollarë për të shpëtuar trafikantin e kokainës! (EMRAT)
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në New York City, pasi tentuan të korruptonin një anëtar jurie me 100 mijë dollarë...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
3 Shkurt09:37
EMRAT/ Porositi vrasjen e të riut, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari! Si ndodhi atentati ku u plagos halla e shënjestrës
Në të majtë porositësi Laert Hasalla, në të djathtë vrasesi Mariglen Matjani
Laert Hasalla është dënuar m...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
3 Shkurt08:54
EMRI/ 33 vjeçari vlonjat nuk harron ‘zanatin’, momenti kur vjedh minimarketet
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, ku ka arrestuar 33 vjeçarin Endrit Kaso.
I riu dyshohet se vodhi shuma p...
AKTUALITET
3 Shkurt08:16
SKANDAL/ Polici i Rrugores kapet në flagrancë duke marrë ryshfet
Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një efektiv i Rrugores është kapur duke ma...