AKTUALITET

Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me 100 mijë dollarë për të shpëtuar trafikantin e kokainës! (EMRAT)

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 09:53

Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në New York City, pasi tentuan të korruptonin një anëtar jurie me 100 mijë dollarë, për të ndikuar në vendimin e gjyqit kundër ish-boksierit Goran Gogic, i akuzuar për trafikimin e rreth 18 tonëve kokainë drejt Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumenteve zyrtare të drejtësisë amerikane, të siguruara nga “MA Shqip”, të arrestuarit janë Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa, banorë të Staten Island, të cilët dyshohet se organizuan një skemë të mirëfilltë për të blerë votën e një anëtari jurie në procesin penal ndaj Gogic.

Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me

Dy shqiptarë tentuan të korruptonin një gjyqtar në SHBA me

Nga mediat mësohet se nga dosja hetimore se në mesin e nëntorit 2025, të dy të dyshuarit, përmes një ndërmjetësi me inicialet M.F., kontaktuan një anëtar jurie dhe i ofruan deri në 100 mijë dollarë cash në këmbim të votës së tij për ta shpallur “jo fajtor” të pandehurin në fund të gjyqit.

Anëtari i jurisë e raportoi menjëherë rastin, duke vënë në lëvizje FBI-në dhe prokurorinë federale.

Pas arrestimit, të gjithë anëtarët e jurisë së gjyqit ndaj ish-boksierit u shpërndanë dhe u caktua një juri e re. Sipas procedurave në SHBA, anëtarët e jurisë përzgjidhen nga qytetarë amerikanë përmes shortit dhe qëndrojnë në gjykatë deri në përfundimin e procesit.

Hetimet tregojnë se më 13 nëntor 2025, Krasniqi dhe Kupa u takuan në Staten Island për të koordinuar planin e ryshfetit. Dy ditë më vonë, oferta iu komunikua drejtpërdrejt anëtarit të jurisë. Më 16 nëntor, ata u takuan sërish në banesën e Krasniqit për të diskutuar mënyrën e pagesës, ku u përmend shuma prej 100 mijë dollarësh cash. Një ditë më pas, të dy u arrestuan nga autoritetet federale.

Gjatë kontrollit, policia gjeti te Kupa dokumente me emrin, adresën dhe vendin e punës së anëtarit të jurisë, ndërsa te Krasniqi u sekuestrua një fotografi e tij, e përdorur për koordinimin e skemës kriminale.

Gjyqi për të cilin u tentua manipulimi lidhej me një nga çështjet më të mëdha të trafikut të drogës në historinë e SHBA-së. Prokuroria amerikane akuzon Gogic se, në periudhën 2018–2019, organizoi transportin e sasive gjigante të kokainës përmes anijeve tregtare nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Një nga goditjet më të mëdha ndodhi më 19 qershor 2019, kur autoritetet amerikane sekuestruan rreth 17,956 kilogramë kokainë, afro 18 tonë, në Portin e Filadelfias, një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e doganave amerikane.

Sipas prokurorisë, Gogic bashkëpunonte me furnitorë në Kolumbi, ekuipazhe anijesh dhe rrjete portuale, duke përdorur SHBA-në si pikë tranziti për trafikun e drogës drejt Evropës. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se tentativa për të blerë jurinë përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe se raste të tilla do të ndëshkohen maksimalisht. Krasniqi dhe Kupa akuzohen për pengim të drejtësisë dhe komplot kriminal, vepra që parashikojnë shumë vite burg.

Ndërkohë, “MA Shqip” ka mësuar se gjyqi ndaj Gogic pritet të rifillojë me një juri të re dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për rrjetin që qëndron pas tentativës së ryshfetit vazhdojnë.

Autoritetet theksojnë se të pandehurit konsiderohen të pafajshëm deri në provimin e fajësisë në gjykatë, por rasti po shihet si një nga përpjekjet më serioze për manipulim të drejtësisë në vitet e fundit në SHBA.

Pjesë nga përgjimet

Sipas dosjes hetimore, një hetim në momentet e fundit siguroi një regjistrim audio nga një bisedë brenda një banese në Staten Island, ku të dyshuarit diskutonin në anglisht dhe shqip planin për ryshfetin.

Në regjistrim dëgjohen këto dialogë:

M.F: “Si do t’i paguajnë atij? Kush do t’ia japë paratë?”

Kupa: “Cash.”

M.F.:“Do m’i japësh mua? Sa?”

Kupa: “Njëqind mijë.”

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë