AKTUALITET

U sekuestruan 236 kg kanabis në Turqi, Rexhep Rraja në krye të trafikut të drogës! Bisedat në SkyECC: Gjynah shoferi

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2025, 17:14

U sekuestruan 236 kg kanabis në Turqi, Rexhep Rraja në krye të

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. Ky fakt del nga dosja hetimore e SPAK e siguruar nga Syri TV. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë rolet dhe mënyrën se si funksiononin 3 prej grupeve, ku në krye të njërit qëndronte Rexhep Rraja i cili ishte porositësi dhe organizatori i trafikimit të 236 kg bimë narkotike marijuanë në Kapikile të Turqisë më datë 26 janar 2021.

Në dosjen e SPAK janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet mes tyre pas sekuestrimit të drogës në doganë, deri tek dyshimet për tradhtarë mes radhëve të tyre. Anëtarë të grupit ishin edhe dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja. Ndërkohë, anëtarët e tjerë ishin Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, ky i fundit shoferi që ka transportuar lëndën narkotike me kamion.

Agim Nina ishte personi që mbante kontakt të drejtpërdrejt me shoferin e kamionit, i cili vazhdimisht e informon Jani Çavon dhe më pas anëtarë të tjerë të grupit mbi vendndodhjen e shoferi, duke i dërguar me foto komunikimet që ka patur me shoferin në aplikacionin "WhatsApp", i cili e vë në dijeni për vendndodhjen, mjetet që kishte përpara në radhë në pikën kufitare Edirne-Kapikule, skanerin që do i bëhej kamionit dhe më pas për kontrollin fizik të mjetit, fakt për të cilin ndihej i shqetësuar. Grupi kishte organizuar gjithçka në detaje për të trafikuar lëndën narkotike në Turqi përmes një kamioni, por në pikën e kalimit kufitar diçka nuk shkoi sipas planit. Kamioni me targa shqiptare, brenda së cilit ishte fshehur droga në pjesën e tavanit, kishte kaluar skanerin pa probleme, por Policia e Turqisë e kishte ndaluar kamionin prej mbrëmjes së 26 janarit dhe pritej t’i ushtrohej një kontroll i imtësishëm.

Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke, por sipas tij, mjetin e kanë futur për kontroll fizik, dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan ai.

Gazmir Rraja i shkruan Sefës se me 99% drejtuesi i kamionit është arrestuar, por ende asgjë nuk ka dalë në lajme.

"Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala", vijon ai.

Një ditë më pas, më 38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës se kamioni ishte kapur pasi shoferi kishte marrë në telefon nusen e vet dhe e kishte njoftuar në lidhje me ndalimin e tij.

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti Te gjith nga pak Kina pas.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan