Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

Banorët e Durrëist vijojnë të vuaj pasojat e përmbytjeve të javës së parë të Janarit. Ndërsa qytetarët ankohen për mungesë dëmshpërblimi, Bashkia e Durrësit duket se fokusin e ka te luksi dhe shpenzimet për zyrat. Në vend të dëmshpërblimit të qytetarëve, në datë 21 Janar kjo bashki ka hapur tenderin e luksit, ku 1 milionë euro do të shpenzohen për mobilimin e zyrave të punonjësve të Bashkisë.
Ujësjellësi i Durrësit ka vendosur të shpenzojë rreth 1 milionë euro për zyra të reja, ndërkohë që pasojat katastrofike të tenderave klientelistë të ndërmarrjes publike në kanalizimet e qytetit janë ende evidente.
Në ditët e para të Janarit të këtij viti, pjesa më e madhe e Durrësit u përmbyt nga shirat, ku dëmet më të mëdha ishin në zonën e ish-Kënetës dhe Porto Romanos. Bashkia e Durrësit, nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellësit, kishte shpenzuar rreth 20 milionë euro për rehabilitimin dhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve në këtë zonë.
Përfituesit ishin kompania “2T” me aksioner Artan Sakon, vëllain e ish-drejtorit jetëgjatë të Gardës, Gramoz Sako, aktualisht kryebashkiaku socialist i Tepelenës dhe shoqëria “Adriatik”, e familjes së ish-drejtorit të Ujësjellësit të qytetit, Spartak Kovaçi. Shpenzimi kolosal dhe i dyshuar korruptiv rezultoi një dështim i plotë.
Mijëra banesa dhe sipërfaqe toke u përmbytën, pasi investimi nuk përmbushi as kërkesat mininale për të cilin ishte projektuar. Megjithëse në kushte emergjence, Ujësjellësi i Durrësit ka prioritete të tjera. Në 21 Janar, ndërmarrja në varësi të kryebashkiakes Emirjana Sako, ka shpallur tenderin me objekt
“Ndërtimi i zyrave të reja të Drejtorisë së Shqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime Durrës”. Fondi për këtë investim është 90 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 milionë euro.
Në dokumentat e tenderit thuhet se ndërtimi i zyrave të reja është domosdoshmëri, për shkak të ristrukturimit të ndërmarrjes publike dhe për të rritur përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Fjalët në projekt duken të bukura, ndërkohë që shërbimi për qytetarët në terren është tërësisht i ndryshëm.
Qytetarët e Durrësit, për ditë me radhë, organizuan protesta para bashkisë së qytetit, pasi e panë veten të përmbytur në shtëpitë e tyre, falë projekteve skandaloze të Ujësjellësit.
Në përgjigje të reagimit qytetar, Bashkia dhe Ujësjellësi kanë vendosur të shpenzojë rreth 1 miliardë lekë të vjetra për zyrat e administratës.
Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drej...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me Kreun e Strukturës së Posa&cce...
Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ...
Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, d...
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë në Itali. Bëhet fjalë p&e...
Janë identifikuar përgjegjësit e protestës në aeroportin e Brindisit pas uljes emergjente të dy fluturimeve të WizzAir, t&e...
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhu...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej thuajse një viti ka paditur në Gjykatën Administrative institucionin...
Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Republika e Shqipë...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD...