
Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë në shqyrtim dosjen penale me të arrestuar 3 bodygardët e policisë private “Major Security”, Geraldo Biba, Artur Grani dhe Gazmend Vathi.
Tre bodygardët e kontraktuar nga një shoqëri private që kishte marë lejë zhvillimi për ndërtimin e një kompleksi turistik në Zvërnec, u arrestuar nga policia e Vlorës për “Heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim shoqëruar kjo me dhunë fizike.
Pas shqyrtimit të Apelimit të 3 të arrestuarve, Gjykata e Apelit vendosi të lerë në burg Artur Granin, ndërsa kolegun e tij Gazmend Vathi, e ka lënë në masën e “arrestit në shtëpi”.
Ndërsa tashmë në këto momente është marrë në shqyrtim apelimi i Geraldo Bibës, i cili rezulton të jetë dhe pronari në hije i policisë private “Major Security”.
Biba ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë. Por gjykata e Apelit për të do vendosë në orët në vijim.
Të tre bodygardët morën peng dhe dhunuan fizikisht një nga protestuesit në fshatin Zvërnec të Vlorës, ku ata po protestonin kundër rrethimit të tokës dhe kundër ndërtimit të objekteve, pasi ata pretendojnë të jenë pronarë të vjetër të tokës.
Ndërkohë Geraldo Biba, duket se është pronari në hije i kompanisë “Major Security”, pavarësisht se në letra del vjehrra e tij, 58-vjeçare nga Durrësi me emrin, Shpresa Myzyri, pa asnjë eksperiencë dhe njohuri për situatën e rendit, menaxhimin e situatave me turma apo zgjidhjen e problematikave sipas standardeve dhe rregulloreve.
Në Durrës shumë e dinë që pronari në hije i kësaj kompanie është pikërisht, Geraldo Biba, i cili lidh kontratat e sigurisë me bizneset dhe emrat e ndryshëm të personazheve të show-bizzit në Shqipëri.
Një amator në këtë fushë, i cili nga garantimi i sigurisë së klubeve të natës në Tiranë dhe Durrës si dhe disa këngëtarëve të njohur në Shqipëri, “Stresi-Noizy”, hyri në një kontratë ekonomikisht të majme për garantimin e sigurisë tek shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Korrik14:12
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe...
AKTUALITET
14 Korrik13:47
Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshi...
AKTUALITET
14 Korrik13:47
Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor
Një fluturim i Ryanair u shndërrua në një makth 12-orësh, pasi moti i keq e detyroi avionin të ulej dy herë në dy shte...
AKTUALITET
14 Korrik13:39
Bilanc i Policisë së Shtetit: 29 të arrestuar e proceduar për zjarrvënie brenda 45 ditëve
Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shte...
AKTUALITET
14 Korrik12:58
‘Zgjedhje dinake’/ Nëna e Aurora Tilës flet pasi ish i dashuri i vajzës pranoi vrasjen: E bëri për të ulur dënimin
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të...
AKTUALITET
14 Korrik12:14
Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet
Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një i ri që po udh&...
AKTUALITET
14 Korrik11:49
Gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndojës, SPAK do të dëgjojë dëshminë e Halit Valterit
Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan N...
AKTUALITET
14 Korrik11:44
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK.
Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdo...
AKTUALITET
14 Korrik11:13
Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj
Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation ...
AKTUALITET
14 Korrik10:47
Zjarr në lagjen '15 Tetori' në Vlorë, flakët përhapen nga era pranë banesave
Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të qytetit të...