“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

E gjitha Unaza e Re është një skenë krimi, pasi prokuroria e posaçme SPAK gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se të gjithë kompanitë e shpallura fituese, janë paracaktuar më parë nga dyshja Evis Berberi dhe Belinda Balluku, ku njëri drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe tjetra Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Tashmë të dy janë marrë të pandehur dhe pritet të përballen me masa të reja arresti në gjykatën e posaçme, pasi përmes komunikimeve në telefon “çifti” i zyrtarëve Balluku-Berberi, kanë paracaktuar të gjithë fituesit.
Madje në disa tendera, sipas bisedave të shkëmbyera përmes mesazheve telefonike, dukshëm sipas Berberit dhe Ballukut, konstatohet dhe interesi i kryeministrit Edi Rama, për firmat e parapëlqyera se kush do fitojë.
Të gjitha praktikat kanë dalë me Flamur të Kuq, ndërsa SPAK ka depërtuar në telefonat e Evis Berberit, duke nxjerrë në sipërfaqe të gjithë prapaskenën e paracaktimin të parave publike se kush duhet ti fitonte.
Disa kompani si “Alb-Star”, e Sadik Ismailaj, apo “G.P.G. COMPANY” e Gëzim Dani dhe Paqsor Buzi dhe “SENKA” e Ylli Senka, janë me pronarë nga Fieri, qarkun në të cilin Belinda Balluku, e ktheu në masakër elektorale, ku PS fitoi 12 mandate deputeti.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tenderi i parë që është paracaktuar nga dyshja Berberi-Balluku është ai që kishte si synim për plotësimin, rakordimin dhe vazhdimin e punimeve tek Sheshi “Shqiponja” Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe ndërtimin e Qëndrës së Monitorimit të Trafikut.
Këtë tender sipas SPAK është paracaktuar nga zyrtarët e ministrisë dhe ARRSH dhe e ka fituar kompania “Salillari”, e biznesmenit Pëllumb Salillari, duke ofruar vlerën ekonomike prej 2 miliard e 283 milion lekë. Ndërsa është skualifikuar kompania e “Gener 2” e Bashkim Ulaj.
Ndërsa tenderin për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut e ka fituar Bashkimi i Operatorëve Ekonomike “Mc Networking”, “Intetra Elektronik Sanayi Anonim Sirk” dhe “Gjoka Konstruksion”, të cilët ofruan tek Balluku vlerën 21 milionë euro për kryerjen e këtij shërbimi.
Praktikën tjetër me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja - Bulevardi i Ri, Loti 2”, e ka fituar Bashkimi i Operatorëve “4 A-M” e Ardit Metaliaj, “ED KONSTRUKSION” me pronarë Alfred Ibrahimi, Eduart Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi si dhe “I.D.K - KONSTRUKSION” e Bajram Dalipaj, në vlerën prej 2 miliard e 485 milion lekë.
Tenderin tjetër të Unazës së Re me objekt “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana është paracaktuar tek kompania tjetër “ALB-STAR” e Sadik Ismailaj, i cili ka ofruar vlerën prej 2 miliard e 559 milion lekë të vjetra.
Praktikën tjetër e për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 e kanë paracaktuar tek “EUROTEOREMA PEQIN” dhe “PE-VLA-KU” e Kujtim Arifaj, Vladimir Pjetergjokaj si dhe “NOVA Construction 2012” e Ilir Shtufit, të cilët ofruan vlerën 2 miliard e 96 milion lekë.
Gjithashtu tenderi tjetër për “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, sipas dosjes së SPAK është paracaktuar tek Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “G.P.G. COMPANY” në pronësi të Gëzim Dani dhe Paqsor Buzi nga Fieri dhe “SENKA” e Ylli Senka nga Fieri me vlerë 1 miliard e 802 milion lekë.
Njëherësh e paracaktuar ka qënë dhe gara për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6, ku sipas SPAK është paracaktuar kompania e “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës, të cilën kanë ofruar vlerën prej 1 miliard e 716 milion lekë.
Po ashtu sipas SPAK e paracaktuar dhe gara për tenderin e ndërtimt të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku Bashkimi i Operatorëve Ekonomik, “ALKO-IMPEX General Construcion” e Arbër Abazit dhe “2-T” Artan Sakos dhe Dritan Troksi, është zgjedhur fitues nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi, në vlerën 2 miliard e 353 milion lekë reja.
Lista 7 tenderat dhe Fituesit
1 - Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT
“Salillari” me vlerë 2 miliard e 283 milion lekë të reja fituesi
Skualifikohet “Gener 2” i Bashkim Ulaj
2- “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja - Bulevardi i Ri, Loti 2”
“4 A-M dhe “ED KONSTRUKSION” dhe “I.D.K - KONSTRUKSION” me vlerë 2 miliard e 485 milion lekë
3- Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana
“ALB-STAR” me vlerë 2 miliard e 559 milion lekë të vjetra
4- Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4
“EUROTEOREMA PEQIN” dhe “PE-VLA-KU” si dhe “NOVA Construction 2012” me vlerë 1 miliard e 991 milion lekë.
5 - “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5
BASHKIMIT TË OPERATORIT EKONOMIKË
“G.P.G. COMPANY dhe SENKA” me vlerë 1 miliard e 802 milion
6- Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6
“Gjoka Kontruksion” me vlerë 1 miliard e 716 milion lekë
7- Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7
BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “ALKO-IMPEX General Construcion” e Arbër Abazit dhe “2-T” Artan Sakos me vlerë 2 miliard e 353 milion lekë reja.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës më 17 dhjetor 2025, kur kalimtarët gjetën në lagjen nr. 1, pr...
Një situatë shqetësuese është shënuar në Bashkinë Klos, ku pesë persona janë paraqitur për ndihmë ...
Deputetja e Partisë Socialiste Zengjine Caushi donte të publikonte momentin kur deputetët e opozitës zunë karriget e ministrave duk h...
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se furnizonte lokalet me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë...
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK mbi dosjen e 21 janarit. Mësohet se ai ës...
Nga mediat mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshë...
Deklarata gati shokuese ka bërë sot Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait të tij dhe gruas së këtij të fundit, n...
Në seancën e të arrestuarve në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka dëshmuar në GJKKO Lulzim Mas...
Mbahet në GJKKO seanca për konfirmimin e sigurisë për personat e pandehur lidhur me skandalin e tenderave në AKSHI. Mësohet se ...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin, është përplasur me një...