Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Tregjet shqiptare furnizohen në pjesën dërrmuese nga importi me ushqime të përpunuara, por ulja e çmimeve të tyre në vendet e origjinës nga vijnë nuk po reflektohet në çmimet e pakicës. Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i çmimeve të importit për ushqimet e përpunuara dhe pijet joalkolike shënoi rënie me – 1.8% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por çmimet e këtyre artikujve në raftet e super maketeve janë rritur për të njëjtën periudhë më së paku 2-3 për qind sipas të dhënave të INSTAT mbi inflacionin.
Përveç uljes së çmimeve importuesit janë favorizuar edhe ulja e euros vitet e fundit. Disa distributorë pohojnë se kanë fituar ndjeshëm nga ulja e euros. Psh nga nënshkrimi i kontratave dhe marrja e mallit deri në bërjen e pagesave euro është ulur duke sjellë fitime ekstra, pasi shumica e importeve të ushqimeve bëhet në këtë valutë. Por edhe ushqimet ashtu si edhe shumë artikuj të tjerë të importit nuk reflektojnë ndryshimet e çmimeve në raport të drejtë me uljet në tregjet ndërkombëtare.
Çmimet e importit janë përbërësi kryesor i çmimeve në vendin sidomos ushqimeve, pasi importet e tyre vijuan të jenë tre herë më të larta se eksportet edhe këtë vit. Për disa produkte ushqimorë të shportës rënia e çmimeve të importit ishte shumë e lartë, teksa në tregoi i brendshëm reagoi me rritje të çmimit. Rënia e çmimeve të importit këtë vit u ndikua nga dy faktorë themelorë nënçmimi i euros dhe rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Importuesit kanë fituar nga kursi i këmbimit nga ulja e çmimeve të produkteve në vendet e furnizimit. Inflacioni në Eurozonë, që zbriti në 2% në tetor 2024, nga rreth 5% më 2023. Kursi i këmbimit të euros ishte mesatarisht 101.7 lekë në 9 mujorin 2024 nga 108 lekë që ishte mesatarisht në 9 mujorin 2023. Analiza më të thelluara kanë treguar se përgjithësisht në Rajonin e Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria, çmimet zakonisht rriten më shumë se në tregjet ndërkombëtare, por nuk bien me pas.
Në një studim të posaçëm për inflacionin në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar vëzhgoi se vihet re një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur mesatarisht me 9.4% në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2% gjatë 2022./Monitor
KORÇA- Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një bank...
banesa SARANDË- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në fs...
DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar në Durrës lidhur me në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku h...
Darin Gëzdari TIRANË- Në fund të javës që lamë pas, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e biznesmenit Dar...
makina KUKËS- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara edhe me erë kanë përfshirë pj...
policia TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, k&e...
Korce KORÇË- Korça është përfshirë nga atmosfera magjike e Krishtlindjeve, teksa qindra besimtar...
FUSHË-ARRËZ- Kisha Shën Jozefi në Fushë Arrëz mbajti meshën e shenjtë në vigjilje të Krishtlindjes. Fam...
Durres DURRËS- Besimtarët e krishterë kanë kremtuar Krishtlindjen në Durrës. Ata u janë drejtuar objekteve të kulti...
Lushnje LUSHNJE- Krishtlindjet janë kremtuar edhe në Lushnje, ku besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën e shenj...