Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
POGRADEC- Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ajo që u raportua se ishte aksidentale, ka rezultuar se ishte vrasje. 42-vjeçari, Egli Porga ka humbur jetën si pasojë e dhunës. Policia bën me dije autori, Denis Meçe ka rënë në pranga bashkë me tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin.
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur një tjetër reagim nga policia ku shprehet se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Sipas njoftimit ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec ku kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Më tej bëhet me dihe se është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Pas konfliktit fizik jashtë një lokali, viktima është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Autori i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje". Tre të arrestuarit e tjerë sipas informacioneve akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:
Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se: Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.
Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar. Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.
Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët. Faleminderit.
Kontrolle KRUJË- Forcat e Komisariatit të Krujës, të mbështetura nga skuadrat speciale “Shqiponja”, kanë ngritur ...
Zjarri DELVINË- Situata e zjarreve në Shqipëri është përkeqësuar në vend, ku ministria e Mbrojtjes në raportin...
Arrestim POGRADEC- Policia ka arrestuar sot në Pogradec Spartak Çela. I arrestuari ishte në kërkim prej 4 vitesh. Ndërkohë ...
Foto ilustruese TIRANË- Një gjeorgjian është vënë në pranga ditën e sotme nga autoritetet në vendin tonë....
Zjarr TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civi...
foto ilustruese POGRADEC- Është arrestuar nga policia e Pogradecit Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh. Gjithasht...
TEPELENË- Një vatër zjarri ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Gjithashtu shtël...
foto ilustruese VORË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Vorë. Mësohet se i riu ka plagosur me thikë dy p...
POGRADEC- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë shpëtuar një shtetas së bashku me dy fëmijët e tij, të cil&...
PËRRENJAS- Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Bardhaj në Njësinë Administrative Rrajcë pasditen e sotme. Gjith...