
Autoritete italiane kanë zbardhur detaje të tjera rreth aksidentit të rëndë që i mori jetën policit italian Francesco Imprezzabile. Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, bazuar në hetimet fillestare, ka përjashtuar një incident me përplasje gjatë ndjekjes që përfshinte motoçikletën e drejtuar nga Francesco Imprezzabile, dhe një makine e cila nuk u ndan në një pikë kontrolli.
Sipas mediave të huaja, prokurorja Francesca Crupi, e cila po drejton hetimin, po mbledh prova, përfshirë edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, për të vlerësuar një urdhër të mundshëm arresti. Fuoristrada dhe motoçikleta tani janë nën sekuestro. BG, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar, i kërkoi falje shtetit italian dhe familjes së viktimës gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari. I riu thuhet se shprehu keqardhjen e tij dhe madje pyeti nëse kishte diçka që mund të bënte për familjen Imprezzabile.
"Nuk u ndala në pikën e kontrollit. Kisha disa gramë hashash dhe nuk doja të kisha probleme. Bëra një gabim dhe kërkoj ndjesë. Nëse mund të bëj diçka për familjen e tij, do ta bëj.", u shpreh 27-vjecari.
I dyshuari ishte tashmë subjekt i një urdhri të detyrueshëm për paraqitje për një krim tjetër. Marrja në pyetje para autoriteteve gjyqësore ka përfunduar dhe ai është mbajtur në burgun e San Vittore.
"Ne kemi arrestuar dy individë, të dy shtetas shqiptarë, në komunën e Monzës. Ky është një ndalim identifikimi. Gjatë orëve të ardhshme, ne do të vlerësojmë situatën bazuar në informacionin teknik dhe po përcaktojmë se çfarë masash, nëse ka, do të zbatojmë. Dy individët e arrestuar janë mjaft të rinj dhe ne do të krahasojmë gjurmët e gishtërinjve të tyre për një identifikim të caktuar”, u shpreh Komandanti i Policisë së Milanos Gianluca Mirabelli. Mirabelli shtoi se të dy u gjetën pasi u identifikua SUV-i i përfshirë në arratisje.
"Nëpërmjet mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë së qytetit dhe atyre të institucioneve publike, ne arritëm ta gjenim automjetin këtë mëngjes", shpjegoi ai, duke specifikuar se automjeti nuk është i regjistruar në emër të një individi privat.
Sipas komandantit, ka baza të arsyeshme për të besuar se të paktën dy persona ishin në SUV, ndërsa po kryhen kontrolle të mëtejshme për të përcaktuar nëse kishte pasagjerë të tjerë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor11:23
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...
AKTUALITET
25 Qershor11:12
Helmohen kursantët e Policisë, Kristuli: Pa gjurmueshmëri nuk mund të zbulohet shkaku i helmimit!
Rasti i përsëritur i helmimit të kursantëve të Policisë ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë ushqimore dh...
AKTUALITET
25 Qershor10:55
Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi
Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike t...
AKTUALITET
25 Qershor10:51
'Të fundit në Europë'/ Muço: Turizmi i Ramës është propagandë, Shqipëria po mbytet nga ndotja dhe vilat
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
AKTUALITET
25 Qershor10:41
‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po mbyllen njëri pas tjetrit
Ekonomia shqiptare po përballet me një krizë të thellë e cila po çon drejt zhdukjes së prodhimit vendas dhe mbylljes masi...
AKTUALITET
25 Qershor10:04
Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos
Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Se...
AKTUALITET
25 Qershor09:39
Zyrtarët e BE zbarkojnë në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane pritet të marrë pjesë në protestën kundër Ramës
Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen ...
AKTUALITET
25 Qershor09:10
Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ja pse ndodhi vrasja e 74-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kav...
AKTUALITET
25 Qershor08:56
Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria r...
AKTUALITET
25 Qershor08:24
Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit.
Nj&e...