
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike disa ditë më parë në Northampton të Anglisë, pasi u shtyp nga një kamion plehrash ndërsa flinte brenda një koshi industrial për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Viktima është identifikuar si Sajmir Beca, 30-vjeç, i cili u gjet i plagosur rëndë pasi koshi ku ai ishte strehuar u ngarkua nga kamioni i menaxhimit të mbetjeve në orët e para të mëngjesit të 31 tetorit, në rrugën Wellington Street, në qendër të Northamptonit. Banorët e zonës u zgjuan nga britmat që vinin nga kamioni, ndërsa ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje rreth orës 03:00. Sajmiri u dërgua me urgjencë në spitalin University Hospital Coventry, ku fatkeqësisht ndërroi jetë më 6 nëntor, si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Sipas mjekes ligjore Anne Pember, ai vdiq nga dështimi i shumë organeve, i shkaktuar nga dëmtime të rënda shtypëse në legen dhe gjymtyrët e poshtme. Trupi i tij tashmë është kthyer te familja dhe ceremonia e varrimit është kryer. Një mike e viktimës, e cila foli për Northampton Chronicle & Echo, tregoi se Sajmiri nuk ishte zakonisht person që flinte jashtë, por atë natë nuk arriti të gjente askënd ku mund të strehohej.“Jemi shumë të pikëlluar dhe duam që ai të kujtohet për atë që ishte, një njeri i mirë, punëtor, i ndershëm, jo për mënyrën tragjike si humbi jetën,” tha ajo.
Ajo shtoi se bashkëshorti i saj nuk pushon së qari, i tronditur pse nuk e telefonoi atë natë për t’i ofruar strehim. “Do i thoja të vinte të flinte te ne. Ndoshta ai ndjeu turp, ndaj nuk kërkoi ndihmë,” tha ajo.
Kompania Veolia, e cila menaxhon koshat komercialë në qytet, shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen.
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e viktimës. Shoferi ynë reagoi menjëherë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim,” deklaroi kompania, duke shtuar se gjatë dimrit rritet numri i të pastrehëve që strehohen në koshat e mbetjeve.
Policia e Northamptonshire njoftoi se incidenti nuk ka rrethana të dyshimta dhe çështja i është dorëzuar koronerit. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa temperaturat gjatë natës në Northampton arrijnë deri në në -3°C.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Nëntor18:45
Tenderi i Unazës së Madhe/ SPAK zbardh akuzën e re për Ballukun! Ja roli i Evis Berberit, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit
SPAK sqaroi në njoftimin zyrtar se në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë&r...
AKTUALITET
20 Nëntor18:45
Pas 25 vitesh në karrierë, KPA shkarkon prokurorin e Tiranës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 20 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të proku...
AKTUALITET
20 Nëntor18:17
Belinda Ballukut iu shtua edhe një akuzë, SPAK njoftim zyrtar për shkeljet e zv/kryeministres dhe vartësve
Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbi akuzën e re ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për ...
AKTUALITET
20 Nëntor18:07
Moti i keq, Mbrojtja jep detaje mbi situatën në 12 qarqet e vendit në orët e fundit; zonat ku ka ende përmbytje
Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, p&...
AKTUALITET
20 Nëntor17:59
GJKKO “vë në ngërç” qeverinë, zbulohen lëvizjet e Edi Ramës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi gazetarët se nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket rapor...
AKTUALITET
20 Nëntor17:44
SPAK përgënjeshtron avokatët e Veliajt: Nuk ka asnjë kërkesë nga përfaqësues të KiE për takim me kryebashkiakun
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) reagoi në orët e pasdites zyrtarisht në lidhje me refuz...
AKTUALITET
20 Nëntor17:32
VIDEO/ Pëmbyten "Trevllazërit", lumi Vjosa vërshon në tokat bujqësore
Ujërat e lumit Vjosë kanë vërshuar në tokat bujqësore në fshatrat e Novoselës. Nga përmbytja mësohet se d&eu...
AKTUALITET
20 Nëntor17:20
Balluku rreth 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë, do përfundojë në burg
Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë duke protestuar para kryeministrisë, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kry...
AKTUALITET
20 Nëntor17:08
EMRI/ U godit për vdekje nga betonierja në Itali, zbulohet identiteti i punëtorit shqiptar
Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gj...
AKTUALITET
20 Nëntor16:57
Dumani pritet nga drejtuesit e lartë të BE: Mbështesim fort luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Bruksel, ku u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europia...