Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe fenomeni i emigrimit të familjeve po ndikon në rënien e fuqisë punëtore dhe ekonominë e zonës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, vështirësitë e kushteve ekonomike, por edhe të jetesës, vazhdojnë të nxisin largimin e familjeve nga kjo zonë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, nga viti 2011 deri në fund të vitit 2023 nga 5 njësitë administrative të Malësisë së Madhe janë larguar rreth gjysma e familjeve.
Në anë të rrugës kombëtare, që përshkon bashkinë Malësi e Madhe, udhetarët ndeshen me një tabelë që tregon se fermerët e kësaj zone kanë nevojë për fuqi punëtore. Vlash Linadi, i cili punon për organizatën “Vis Albania”, thotë se emigracioni i familjeve nga Malësia e Madhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.
“ Problemi kryesor është se Malësia jonë po shpërbëhet, po shpërbëhet në kuptimin e largimit të njerëzve jashtë vendit. Dhe masa është alarmuese, është ndoshta në shifrat që ne na shqetësojnë sepse i afrohet 50 përqindëshit”.
Nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave i vitit 2011 deri në regjistrimin e fundit të vitit 2023 nga Malësia e Madhe janë larguar, kryesisht drejt emigracionit, 15 mijë e 360 banorë, afërsisht sa gjysma e popullsisë së regjistruar në këtë bashki në vitin 2011. Zoti Vlashi thotë se familjet e Malësisë së Madhe emigrojnë kryesisht drejt Anglisë dhe Amerikës dhe se në këtë situatë kanë ndikuar edhe politikat qeverisëse.
“ Po të marrim Lumin Cem, ai ka një sasi të madhe hidrocentralesh të shpërndarë , po kjo krahinë vuan për energjinë elektrike. Ndoshta do të ishte më mirë që këto hidrocentrale të mos ishin të lidhur me sistemin qendror të energjisë, por të funksiononin si administrim lokal. Ndoshta për kërë arsye banorët vazhdojnë të marrin rrugën e emigrimit, sepse energjia është një ndër elementet kryesorë për jetesë", thotë zoti Vlashi.
Malësia e Madhe, me 5 njësitë e saj administrative, është një bashki me tradita të pasura historike dhe kulturore, me burime të mjaftueshme natyrore dhe turistike siç janë Vermoshi, Lëpusha, Razma apo Boga, si dhe me tre pikëkalime kufitare me Malin e Zi. Por emigracioni po shterr dalëngadalë fuqinë punëtore të zonës. Sipërmarrësi Paulin Doda, nga fshati Pjetërshan i Malësisë së Madhe, thotë se, gjatë dy viteve të fundit rënia e ndjeshme e euros dhe mungesa e punëtorëve e kanë dëmtuar shumë biznesin e tij. Pas dhjetë vite punë në emigracion, ai ka ngritur në vendlindje bizneset e tij të përpunimit të drurit dhe inerteve për eksport.
“Problem është mungesa e punëtorëve. Jashtëzakonisht problem. Kam menduar që të bëj një kërkesë tek Ministria e Punës për të pasë 15-20 punëtorë që vijnë nga jashtë. Punëtorë të kualifikuar, sepse ne na duhen punëtorë të kualifikuar. Dhe, dita ditës po mendoj që të bëj këtë kërkesë për të pasë punëtorë, duke iu krijuar kushtet sipas ligjit", thotë zoti Doda.
Në fshatrat e Malësisë së Madhe kultivohen më shumë se 3 mijë hektarë tokë me bimët mjekësore, kryesisht me sherbelën. Thuajse të gjitha familjet e Malësisë janë përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve që eksportohen në SHBA. Sipas specialistit të bujqësisë, Ramadan Mema, rreth 85 për qind e eksportit të bimëve mjekësore të Shqipërisë vjen nga Malësia e Madhe. Por, vitet e fundit, fermerët po ndeshen me mungesën e tregut të shitjes.
“Problemi kryesor është bllokimi i tregut të bimëve medicinale. Çmimi i shitjes që ofrohet sot është gjysëm dollari ose 70 cent për kilogram, në një kohë që kostoja e prodhimit të sherbelës është afërsisht 80 cent për kilogram", thotë zoti Mema.
Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, shumë familje malësore, thotë specialisti Mema, vazhdojnë të largohen nga Malësia e Madhe.
“Kjo është vazhdë e shpopullimit. Duke vazhduar shpopullimi i Malësisë, ka ardhur edhe mungesa e fuqisë punëtore si dhe rënia e numrit të krerëve në blegtori. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh", thotë ai.
Ekspertët thonë se fluksi i largimit të familjeve nga Malësia e Madhe mund të frenohet me politika më të mira qeverisëse në fushën e zhvillimit dhe shfrytëzimit të pasurive të shumta natyrore të kësaj zone./VOA
foto ilustruese SHKODËR- Një person në Shkodër është raportuar i zhdukur prej katër ditësh. Sipas raportimeve,&nbs...
Foto ilustruese ITALI- Trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës gjatë gjithë kohës mundohen të gjejnë forma t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Kati i tetë i një pallati në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacioni...
pamje nga operacioni TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar për goditjen e grupit kriminal që trafikonte lën...
Lushnje LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Më...
Foto ilustruese ATHINË- Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe i Amantias, Hirësi Nathanaili, kryen sot një vizitë...
fran marashi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i a...
Foto ilustruese TIRANË- Procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza” është mbajtur ditën e sotme ndërsa ka nisu...
Rrustem Hasaj SHKODËR - Rrustem Hasaj, babi i dy vëllezërve (Klisman dhe Arjon Hasaj) të arrestuar për vrasjen e R...
KAMËZ- Një 44-vjeçar, është arrestuar në Kamëz pasi qarkullonte i armatosur. Policia bën të ditur se i arrestua...