
Policia ka arrestuar sot një 36-vjeçar pasi drejtonte automjetin e tij tip BWV nën efektin e alkoolit. Ai tentoi të korruptonte efektivët e policisë, pasi kishte me vete lëndë narkotike.
Në mënyrë që të shmangte testin e alkolit ai u ofroj policëve një shumë prej 50 eurosh si dhe flaku nga dritarja e makinës një cigare me lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie. Shkon në 26 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për mitëdhënie. Drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike, dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë për të shmangur testin e alkoolit dhe kontrollin e automjetit, pasi kishte me vete lëndë narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, kanë ndaluar për t’u nënshtruar testit të alkoolit shtetasin A.M., i cili drejtonte automjetin tip BMË.
Drejtuesi i automjetit, në momentin e dhënies së shenjës së ndalimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, ka hedhur nga dritarja një cigare me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shtetasi A.M. ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke u ofruar atyre shumën prej 50 eurosh, me qëllim që të shmangte testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në ambientet e policisë për lëndën narkotike.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator13:52
Aksident në Otllak të Beratit, motori përplaset me automjetin, përfundon në spital shoferi
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Otllak të Beratit.
Në aksident është përfshirë një ...
AKTUALITET
21 Shtator13:36
Trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në Angli, dy të arrestuar në Tiranë! Pistoleta ishte fshehur brenda televizorit
Policia e Tiranës ka organizuar një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Gjat...
AKTUALITET
21 Shtator13:07
Makina del nga rruga në Lumin e Vlorës, plagoset shoferi
Një automjet i tipit fuoristradë ka dalë nga rruga në aksin e njohur si “Rruga e Lumit të Vlorës”, në afër...
AKTUALITET
21 Shtator13:03
E pazakontë në Vlorë! Adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet...
AKTUALITET
21 Shtator12:59
Sot në Tiranë, përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
P&eu...
AKTUALITET
21 Shtator12:43
‘Diella’ kthehet në hit parodik: Vëllezërit Lleshi sfidojnë ministren e Ramës
Ministrja digjitale e Ramës, ‘Diella’, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të ...
AKTUALITET
21 Shtator12:46
U arrestua për trafik armësh drejt Britanisë, kush është shkodrani i dënuar për plagosje dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë
Njëri prej personave të arrestuar për trafikun e armëve drejt Britanisë së Madhe të fshehura brenda televizorëve rezul...
AKTUALITET
21 Shtator12:23
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!
Zef Mazi kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit: një sinjal negativ për prioritetin europianIsh-kryenegociatori i Shqipëris&...
AKTUALITET
21 Shtator12:19
Dosja “Ahmetaj-Fezollari”/ Transferta 3 mln euro Tiranë-Vjenë, po hetohet për pastrim parash nga SPAK. Roli i biznesmenit në dosjen “Buka”
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj thotë se Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar një proces politik ndaj tij në rastin e hetimit të...
AKTUALITET
21 Shtator12:19
Nga vend pelegrinazhi në kantier betoni: Kisha e Shna Ndout rrezikon zhdukjen
Frat Ndue Toplanës, dhe banorët e Laçit kanë ngritur një shqetësim të madh lidhur me një projekt të pa...